“Zgjidhja” u krijua për të shërbyer si një platformë, për të kanalizuar energjinë dhe entuziazmin për një qeverisje më të mirë, më të drejtë, për të gjithë qyetatrët, e frymëzuar nga përjetimi dhe vullneti i njerëzve të thjeshtë, për të rritur aktivizimin dhe për të treguar pushtetin e njerëzve të thjeshtë, bazuar në parimet e demokracisë pjesëmarrëse dhe solidaritetit. Përmes kësaj lëvizjeje, ne synojmë të fuqizojmë rolin e çdo personi në shoqëri si dhe të transformojmë plotësisht qeverisjen në Shqipëri.

Kush është anëtar i Zgjidhjes, cilat janë kushtet për tu bërë pjesë e Zgjidhjes.

•    Pjesë e Zgjidhjes është çdo shtetas Shqiptar që njeh mirë qëllimet, platformën dhe kauzat, mbështet dhe zbaton kërkesat e programit dhe dokumentave  themelore të saj.
•    Çdo anëtar i Zgjidhjes duhet të përfshihet në një grup lokal të antarëve. Grupi lokal i anëtarëve është njësia bazë e strukturës politike të Zgjidhjes.
•    Antari i Zgjidhjes është aktiv dhe i përfshirë në eventet, takimet, nismat, aksjonet, fushatat elektorale, në rrjetet sociale dhe në debatet online
•    Antari i Zgjidhjes përhap tezat dhe programet e saj në rethin e tij familjar, miqësor dhe shoqëror dhe antarëson të paktën një antar tjetër në një grup lokal te Zgjidhjes.
•    Antari i Zgjidhjes kontribuon në llogarinë bankare të Zgjidhjes, për kauzat e përbashkëta, sipas mundësive dhe dëshirës, por jo më pak se 1000 lekë (10 euro) në vit.

Bëhuni pjesë e Zgjidhjes, vullneti dhe kurajo e secilit prej nesh për një Shqipëri më të mirë, do të sjellë ndryshimin që të gjithë dëshirojmë.