Prioritet për Zgjidhje

.

Kandidatët për deputetë nuk duhet t’i vendosin kryetarët, por t’i zgjedhin anëtarësia e bazës dhe qytetarët e thjeshtë të Shqipërisë.

Çdo qytetar që plotëson kushtet e ligjit do të mund të konkurojë për këshilltar, kryetar bashkie ose për deputet, përmes një procesi zgjedhor paraprak me integritet, të lirë, të drejtë e të ndershëm. Tregu i politikës duhet të hapet për njerëzit e zotë, të ditur, me ide e aftësi. Këta njerëz të zotë e me ndikim do sjellin në parti shumë anëtarë të rinj, pjesëmarrja në votime do rritet, besimi i qytetarëve te institucionet do përmirësohet.

Sipas rastit do përdoren primaret mikse, të hapura dhe të mbyllura.

Kjo do bëjë që në Partitё politike nё Shqipёri, tё decentralizohet vendimmarrja dhe pushteti nga qendra nё bazё. Ky sistem do tё ndihmojё pёr tё demokratizuar partitё dhe qeverisjen e tyre. Primaret do tё duhet tj’u japin mundёsi të konkurojnë edhe deputetёve aktualё dhe figurave tё vjetra nё parti, qё duan tё kandidojnё për deputet e tё vazhdojnё tё ushtrojnё pushtet, edhe atyre qё arrijnё tё mbledhin firmat e 3 pёr qind tё numrit tё pёrgjithshёm tё zgjedhёsve tё qarkut.

 

 

 

.

Pastrimi i zgjedhjeve kërkon votimin elektronik në qendrat e votimit, numurimin elektronik, administratë zgjedhore jo partiake, lejimin e emigrantëve tanë për të votuar në qendrat e votimit pranë zyrave të konsullatave dhe ambasadave tona, kontrollin e rreptë dhe të plotë mbi financimin e zgjedhjeve dhe një paketë masash ligjore për të kriminalizuar dhe dënuar ashpër çdo shkelje në procesin elektoral, shitjen dhe blerjen e votës, trafikimin, tjetërsimin e devijimin e saj të çdo forme, tejkalimin e tavanit të financimit të zgjedhjeve.

 

.

Bujqësia kërkon strategji, politika, investime dhe projekte të mirëmenduara, për të reduktuar në nivele drastike importin e ushqimeve për popullatën dhe për të eksportuar në sasi të ndjeshme prodhimet tona bujqësore dhe blegtorale; kërkon subvecionim me të paktën 150 milionë USD në vit vetëm nga burimet e brendëshme të buxhetit, rregullimin e tregut të tokës dhe mbështetje të veçanta nga shteti për çdo investim serioz e domethënës për eksportin dhe zhvillimin e agroturizmit, orientimin e fermerëve, investime në infrastrukturë, grumbullim e përpunim, politika doganore mbrojtëse për prodhimet vëndase. Duhet t’i hapet rruga prodhimit të madh, rendimenteve të larta, metodave e teknologjive moderne që risin përfitimet në të gjitha hallkat e zinxhirit të vlerave në ekonominë bujqësore.

Duhet të zgjidhet kreditimi i bizneseve në këtë sektor, vaditja dhe kullimi i tokave, mbrojtja e bimëve dhe vaksinimi, hulumtimi i sëmundjeve dhe bazat laboratorike, mbrojtja dhe përmirësimi i varieteteve dhe racave kombëtare, kontrolli i plehrave, medikamenteve, pesticideve dhe farave, promovimi i produkteve, potencialeve dhe aritjeve të bujqësisë tonë, vendosja dhe kontrolli i reptë i standarteve të sigurisë ushqimore në vend. Siguracionet duhet të kenë prime dhe të mbulojnë të gjitha rrisqet dhe dëmet nga ngricat, përmbytjet dhe forcat madhore. Bujqësia nuk mund të mbetet si deri tani, pa investime dhe e braktisur.

 

.

Ҫdo shpronёsim duhet bёrё me ҫmim tregu dhe nё mёnyrё tё tillё qё pronari qё shpronёsohet tё ketё mundёsi tё marrё njё pronё tё re me vlerё jo mё tё vogёl se ajo qё kishte. Në çmimin e shpronësimit të dyqanit apo biznesit duhet të parashikohet edhe fitimi i munguar për një periudhë të arsyeshme. Në çmimin e shpronësimit të shtëpisë duhet të parashikohet edhe çmimi i qerasë së strehës për një periudhë tё pёrkohshme.

Asnjё ndёrtesё nuk duhet tё prishet pa u legalizuar mё pёrpara. Çdo ndërtim i bërë përpara vitit 2013 do të legalizohet. Do tё ndёrmarrim iniciativa qё do tё ndihmojnё tё gjitha familjet e dёmtuara nga shpronёsimet dhe prishjet e gabuara qё janё bёrё në vitet 2014-2017.

.

Emigracionit dhe diasporës shqiptare duhet t’i rezervohen vende në Kuvend. Emigracionit duhet ti garantohet e drejta të votojë pranë konsullatave dhe ambasadave tona në vendet ku ata jetojnë.

Qeveria e Shqipërisë duhet të financojë e ndërtojë një qendër kulturore serioze në Athinë. Emigrantët kërkojnë nga qeveria e Shqipërisë politika të urta, të mençura dhe efiçente, që shfrytëzojnë tërësinë e mundësive diplomatike e institucionale, në kuadër të BE-së, me qëllim që të zgjidhen çështjet e pazgjidhura në vite dhe t’u bëhet më e lehtë jeta.

 

Responsible Members

Collaboratively disseminate wireless innovation with standards compliant e-business.
Phosfluorescently expedite functional products via premium action items.

Tom Carper

David Vitter

Bill Nelson

Kelly Ayotte

A little story

Collaboratively disseminate wireless innovation with standards compliant e-business.
Phosfluorescently expedite functional products via premium action items.

6606 Members
4214 Donations
2142 Volontaires
1121 Campaign