E përmbysëm diktaturën komuniste sepse aspironim një Shqipëri demokratike ku do sundonte liria e tregut dhe e konkurencës, barazia e shanseve dhe mirëqenia, drejtësia dhe meritokracia, një demokraci kushtetuese ku populli sovran do të ishte zot i fateve të veta, një Shqipëri europiane që të pasurohej e fuqizohej çdo vit, një shoqëri që do të respektonte si të shenjta lirinë e fjalës, të drejtat njerëzore e politike të qytetarëve.
Këto shpresa dhe aspirata për 26 vjet nuk u vërtetuan. Shqipëria mbahet peng nga problemet e pazgjidhura në vite.