Struktura Politike Zgjidhja

“Zgjidhja” është një parti politike e organizuar përmes strukturave të saj në nivel lokal, bashkiak, rajonal dhe kombëtar. Si një forcë politike që ka në fokus pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve, struktura dhe proceset e zgjedhjeve janë të hapura e demokratike, duke i dhënë mundësinë të gjithëve të përfshihen dhe të thonë mendimin e tyre.

Çdo person që është pjesë e ZGJIDHJES ka të drejtë të kandidojë ose propozojë për përfaqësues në strukturat e Partisë. Proceset e zgjedhjeve do të bëhen përmes kombinimit të primareve mikse dhe të mbyllura, si dhe përmes shortit. Të zgjedhurit më short në të gjitha forumet në nivel bashkie, rajoni dhe kombëtar do të zënë 20 përqind të vendeve.

“Zgjidhja” do të organizohet mbi bazën e 4 rajoneve të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe 2 rajoneve të përqëndrimit të shqiptarëve në Diasporë:

  1. Rajoni Vlorë Gjirokastër me qendër në Vlorë
  2. Rajoni Fier-Berat-Elbasan-Korçë me qendër në Elbasan
  3. Rajoni Tiranë-Durrës-Dibër me qendër në Tiranë
  4. Rajoni Shkodër-Lezhë-Kukës me qendër në Shkodër

Rajonet e Diasporës:

  1. Rajoni Greqi 
  2. Rajoni Itali

 

Ne inkurajojmë të rinjtë dhe studentët, gratë, pensionistët, sipërmarrësit, fermerët dhe çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë, të jenë pjesë aktive e partisë sonë, për një qeverisje për qytetarët dhe nga qytetarët.

Pjesë e zgjidhjes është çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë që mbeshtet programin dhe dokumentet e saj themelore.

Njësia bazë e organizimit të “Zgjidhjes” janë grupet lokale. Grupet lokale ngrihen me anëtarë dhe mbështetës mbi bazë qendre votimi, mbi bazë territori, lagjeje, qyteti apo fshati, mbi bazën e grupeve të interesit, mbi qendra prodhimi e edukimi dhe lirisht mbi bazë njohjesh.

Nëse doni t’i bashkoheni një grupi lokal që ndodhet pranë zonën ku banoni apo të krijoni grupin tuaj, ju lutem shkruani një kërkesë në adresën organizimi@zgjidhja.al

Ne do t’ju sugjerojmë grupet që janë krijuar pranë zonës suaj të banimit apo do t’ju orinetojmë me informacionin e nevojshëm për krijimin e grupin tuaj.

Në çdo bashki do kemi të paktën 5 grupe interesi: rininë, gruan, pensionistët, botën e punës e sipërmarrjen, dhe bujqësinë.

Kryetarët dhe kryesitë e grupeve të interesit zgjidhen përmes primareve mikse dhe me short. Mandati i tyre është dy vjeçar.

Këshilli i anëtarëve është i organizuar në nivel bashkie dhe në të bëjnë pjesë: të zgjedhurit me short, të cilët kanë një mandat një vjeçar dhe të zgjedhurit në krye të grupeve të interesit e në kryesitë e tyre. Mandati i tyre është dy vjeçar.

Kryetarët dhe kryesitë e grupeve të interesit në nivel rajoni do zgjidhen përmes primareve mikse dhe shortit.

Zgjidhja do të organizojë tre konferenca rajonale vjetore: një për bujqësinë, një për zgjedhjet rajonale dhe zhvillimet politike, partiake e social-kulturore, arsimore dhe shëndetësore dhe një për zhvillimet ekonomike, demografike, turizmin, mjedisin, territorin etj.

Konferenca vjetore rajonale përbëhet nga të gjitha këshillat e anëtarëve të bashkive. Konferenca Rajonale zgjedh forumin rajonal të politikave me 250 anëtarë të zgjedhur nëpërmjet primareve të mbyllura dhe shortit.

Forumi Rajonal i Politikave është i përbërë nga 250 anëtarë, të zgjedhur me primare të mbyllura dhe short.

Grupin e Drejtimit të Rajonit është i përbërë nga 35 anëtarë. Nga këta 28 zgjidhen përmes primareve të mbyllura dhe 7 zgjidhen me short.

Forumi zgjedh gjithashtu kryetarin dhe sekretarët e forumit përmes primareve të mbyllura.

Forumi Kombëtar i Politikave përbëhet nga 1800 anëtarë, të cilët zgjidhen me primare të mbyllura nga Konferenca Kombëtare. Gjithashtu, Forumi zgjedh sekretarët ekzekutivë. 

Grupin Kombëtar i Drejtimit përbëhet nga 35 anëtar, nga të cilët 28 zgjidhen me primare të mbyllura dhe 7 zgjidhen me short.

Sekretarët e zgjedhur në Forumin Kombëtar të Politikave janë automatikisht anëtarë të Grupit Kombëtar të Drejtimit.

Organi më i lartë i Partisë është Konferenca Kombëtare në të cilin marrin pjesë të gjithë anëtarët e konferencave rajonale të “Zgjidhjes”.

Konferenca kombëtare ka 4500 anëtarë dhe mblidhet një herë në vit.