Ndryshimi vjen nga njerëz që nuk bëjnë kompromise

Ndryshimi vjen nga njerëz që nuk bëjnë kompromise

Elton Lutaj

Jam pjesë e strukturave të PS-së që pas implementimit të reformes së iniciuar nga z. Koço Kokëdhima.

Për shkak të moshës së re që kam shpreha dëshirën, sipas statutit të PS-së dhe projektstatutit të FRESSH-it, neni 7, pika 2 që thotë “anëtari ose anëtarja e FRESSH ka të drejtë që të zgjedhë dhe të zgjidhet në organet drejtuese të FRESSH” , Kam qenë i pranishëm në çdo aktivitet, jam i arsimuar dhe i plotësoj të gjitha kushtet e kërkuara për t’u futur në garë për kryetar të FRESSH-it Vlorë.

Unë nuk u pranova që të jem kandidat jo sepse nuk i plotësoja kushtet, por sepse nuk dukesha i përshtatshëm për të ashtuquajturin “faktorin politik lokal”, të cilët ndërhynë dhe në pocesin e zgjedhjeve të strukturave të socialistëve të rinj. Largimi im nga gara nuk është ndonjë hata e madhe, por deformimi i procesit dhe orientimi i të rinjve se kë duhet të zgjedhin është një mësim i keq që u jepet atyre.

Kjo lloj edukate politike duhet të ndryshojë dhe ndryshimi vjen nga një grusht njerëzish plot integritet e vizion që nuk bëjnë kompromise me vlerat dhe kauzat e tyre. Ne do t’ia dalim gjithsesi.

Që të mos zgjohen në mëngjes me keqardhjen se i përkasin këtij brezi. Sepse marrëzia më e madhe është ta shohim botën siç është dhe jo siç duhet të jetë…

*Kryetar organizate socialiste në Vlorë

0

Leave a Reply