Kokëdhima: Marrëveshja për Metën president, 4 vite më parë

Kokëdhima: Marrëveshja për Metën president, 4 vite më parë

Themeluesi dhe drejtuesi i lëvizjes ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima i ka uruar suksese Ilir Metës në detyrën e re si president i vendit. Kokëdhima zbulon se lëvizja e kreut të LSI­-së drejt presidencës nuk është e papritur pasi ishte parashikuar në marrëveshjen e katër viteve më parë PS-­LSI.

“Urim për Presidentin Meta!

Sot Ilir Meta u zgjodh President i vendit.
Kjo ishte parashikuar në marrëveshjen PS-LSI të katër viteve më parë. Unë i uroj suksese zotit Meta në këtë detyrë të lartë dhe në sfidën e tij për të qenë një figurë dhe simbol i bashkimit kombëtar.
Ilir Meta dhe LSI janë aq të lidhura me njëra-tjetrën. Opinioni publik pret të mësojë se çfarë roli do të luajë zoti Meta dhe LSI tani për tejkalimin e krizës politike. A do mundet Presidenti i ri të ndihmojë që populli ynë të shkojë i bashkuar në zgjedhjet e sivjetshme?
Nëse shqiptarët do të përçahen në zgjedhje, Meta do të ketë një presidencë të vështirë. Unë uroj që zgjedhja e tij t’i shërbejë ç’tensionimit të situatës dhe bashkimit të popullit në zgjedhjet e përgjithshme”, tha Kokëdhima.

0

Leave a Reply