Gylsen Zhllima: Marrëveshja kombëtare dhe gjithëpërfshirëse, zgjidhje për stabilitet afatgjatë

Gylsen Zhllima: Marrëveshja kombëtare dhe gjithëpërfshirëse, zgjidhje për stabilitet afatgjatë

Anëtar i kryesisë së partisë ‘Zgjidhja’

Kriza politike në vend nuk zgjidhet vetëm më zgjedhje të parakohshme, siç vijojnë të deklarojnë disa parti që flasin në emër të opozitës. Ky regjim shtypës dhe plaçkitës duhet të largohet një orë e më parë, por rruga e vetme janë zgjedhjet e lira dhe të barabarta. Vetëm përmes tyre shqiptarët do të kenë mundësi që të zgjedhin një klasë të re politike, të paimplikuar me veset më kriminale të tranzicionit shqiptar, duke i dhënë një shans vendit për t’u integruar realisht në BE. Rruga drejt kësaj nuk është e lehtë, por është drejtimi i vetëm. Është Pakti Kombëtar dhe Platforma e Lirisë, të propozuara nga partia ‘’Zgjidhja’’, si të vetmet projekte që bëjnë reformimin rrënjësor të Kushtetutës, Kodit Zgjedhor, partive politike dhe çlirimit të energjive të reja.

Kodi i vjetër zgjedhor favorizon elitën e vjetër. Aktualisht numërimi dhe ‘’ruajtja’’ e votës, bëhet nga një KQZ partiake. Pa bërë ndryshimet e duhura kushtetuese, çfarëdolloj zgjedhjesh që të bëhen sot, do të jenë antikushtetuese, antikombëtare dhe ilegjitime.

Mungesa totale e një sistemi të drejtë dhe demokratik ka bërë që ata lojtarë që janë në ‘fushë’, të vendosin edhe rezultatin, duke qenë njëherësh edhe arbitra, si askund tjetër në një sistem demokratik.

Rilindja që ka zaptuar PS-në dhe SHQUP-i e dinë shumë mirë se kjo situatë nuk ka perspektivë europiane për Shqipërinë, por atyre nuk u intereson ndryshimi i status-quo-së, që i bën ato padrone të sistemit politik dhe ekonomisë, duke mbajtur në këmbë skemën e rotacionit të pushtetit.

‘Zgjidhja’ e ka deklaruar se zgjidhja për krizën e thellë politike duhet të vijë nga brenda, me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, mes të gjitha partive politike dhe kokave të mençura të vendit. Por na duhet edhe ndihma e miqve të Shqipërisë. Ata e kanë ndihmuar vendin në ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe këtë duhet ta bëjnë edhe për Reformën Kushtetuese dhe Zgjedhore.

Rilindja dhe SHQUP-i  si bashëkëfajtorë të krizës së gjatë, kanë një shans të fundit, që, pasi shkatërruan demokracinë me marrëveshjen antikushtetues të 21 Prillit 2008 dhe atë okulte të 17-18 Majit 2017, t’i hapin rrugë një marrëveshjeje kombëtare dhe gjithëpërfshirëse, në një tryezë dialogu. Ajo duhet të garantojë zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale, e cila realizohet vetëm përmes zgjedhjeve të lira e të barabarta, me përmbushjen e pikave të Paktit Kombëtar dhe të Platformës së Lirisë, të propozuara nga partia ‘’Zgjidhja’’. Asnjë marrëveshje tjetër midis forcave të vjetra politike nuk do të sjellë stabilitet afatgjatë në vend.

#ZgjidhjaPerDemokracine

0

Leave a Reply