Zgjidhja ka ndërmarr nismën ligjore qytetare “Unë zgjedh deputetin që dua!”. Kjo nismë  është një përpjekje e organizuar e qytetarëve shqiptarë për të demokratizuar partitë politike, sistemin politik dhe qeverisjen dhe për t’i krijuar popullit tonë mundësinë të përfshihet në qeverisje dhe të marrë në duar fatet e veta, do të ndihmojë qytetarët shqiptarë të shembin partitokracinë dhe ta zëvendësojnë me një demokraci kushtetuese funksionale.

Me kthimin e këtij projektligji në ligj,  në partitë politike vendosen rregulla, standarte demokratike dhe institucione si në të gjitha partitë politike moderne të vendeve të civilizuara perëndimore. Ky ligj do i japë fund epokës kur partitë politike shqiptare ishin bashkësi parapolitike dhe qeveriseshin si banda. Baza e partisë dhe qytetarët do të zgjedhin përmes primareve kandidatët për deputetë, kandidatët për kryetarë të bashkive dhe kandidatët për këshilltarë, do të zgjidhen e do të zgjedhin lirisht përfaqësuesit e tyre në parti dhe në shtet.

“Zgjidhja” është duke mbledhur firmat e nevojshme për të ndërgjegjësuar dhe angazhar publikun dhe për të përgatitur popullin për betejën e afërt dhe vendimtare që do i duhet të bëjë, për ti imponuar klasës politike vullnetin e tij, pasi të kemi paraqitur këtë projektligj në kuvend.