Zef Preçi: Si ta kuptojmë Samitin e Ohrit

Zef Preçi: Si ta kuptojmë Samitin e Ohrit

Pertej pershendetjeve te takimit te Ohrit te fundjaves se shkuar dhe pergjithesisht te nismes se emertuar simbolikisht si “mini-Shengen”-it ballkanik nga nje numer personalitetesh politike, diplomatesh dhe burokratesh te SHBA-ve, Frances, Keshillit Rajonal te Bashkepunimit, te kuptueshme per situaten delikate ne te cilen po kalon Ballkani Perendimor, mendoj se ja vlen te analizohen pak me ne hollesi konkluzionet e atij takimi. Mbeshtetja e cdo nisme te tille, sidomos kur ato burojne nga brenda rajonit dhe i sherbejne pergatitjes se ketyre vendeve per integrimin ne BE, eshte e natyrshme se do te gjejne mbeshtetjen e faktoreve nderkombetare dhe nuk ka se si te ndodhe ndryshe.

Ne menyre te pergjithshme, edhe pse deklarative, keto konkluzione riafirmojme objektivin integrimin ne BE si qellim strategjik te perbashket te vendeve te Ballkanit Perendimor. Ne kete kendveshtrim, perfituesi kryesor i takimit duket se eshte Vucic, shteti i te cilit, pervecse per autokracine ne rritje, shquhet edhe per qendrimin “edhe Lindje edhe Perendim”, dmth qe intensifikon miqesine dhe bashkepunimin, duke perfshire ate ushtarak, me Rusine, por qe njekohesisht propagandon antaresimin ne BE. Ne te vertete, me shume se avancimi i reformave ne vendin e tij apo ngritja e institucioneve qe garantojne te drejtat enjeriut, pronen, etj., procesin e integrimit Europian te Serbise po e “ndihmon” rritja e presionit mbi burokracine e Brukselit per shkak te bashkepunimit me Rusine…

Theksimi ne kokluzionet e takimit te angazhimit te liderve politike per ndermarrejn e refroamve qe do te sjellin “standardet evropiane në shoqëritë respektive”, eshte po aq deklarativ dhe propagandistik sa edhe vete angazhimi i tyre per antaresim ne BE. Gjithsesi ky konkluzion ju sherben bashkerisht pjesmarresve per te ruajtuar kuotat e besimit ndaj tyre ne Brukselin zyrtar, ashtu sikurse veprimtaria e tyre qeverisese ne vendet perkatese eshte ende larg kesaj prtishmerie… Dmth ecuria e reformave, me shume se ne ndertimin e shtetit te se drejtes ne secilin prej vendeve pjesmarrese ne takimin e Ohrit, ka si objektiv pragmatik fuqizimin e pushtetit politik te establishmenteve qe perfaqesojne, rritjen e fuqise autokratike te tyre dhe bashke me te edhe te arrogances qeverise, korrupsionit, etj. Eshte kjo aresyeja kryesore perse mbeshtetja publike ndaj lidershipit politik brenda vendeve respektive eshte ne kuotat me te uleta dhe paradoksalisht ata merren me “lobimin” e terthorte per integrimin ne BE, sic mund te klasifikohet edhe vete nisma e “mini-Shengen”-it ballkanik…

Fokusimi ne kater lirite, sic vuri ne dukje Presidenti Serb Vucic ne konferencen permbyllese te takimit te Ohrit – liria e lëvizjes së kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve, nxjerr ne pak edhe nje aspekt tjeter te liderve politike pjesmarres ne ate takim – mosnjohjen apo injorimin e qellimshem te realitetit ne marredheniet komplekse ndermjet vendeve te rajonit si dhe nje amalgame te cuditshme problemesh teknike dhe procedural, por qe kushtezohen nga vullneti politik i vendeve te vecanta si dhe nga niveli i zhvillimit te kuadrit ligjor dhe institucional te tyre.

Le te perpiqemi te hedhim pak veshtrimin mbi statusin e sotem te ketyre lirive ne marredheniet ndermjet vendeve te rajonit tone. Keshtu, ne knkluzionet e takimit permendet shkarazi marreveshja CEFTA (Central European Free Trade Agreement) dhe paraqitet si e zevendesuar nga Planin Shumëvjeçar të Veprimit për krijimin e Zonës Ekonomike Rajonale, nje document ky i panjohur deri me sot per publikun, komunitetin e biznesit dhe qarqet politike (parlamentet) ne vendet perkatese qe duhet te institucionalizojne bashkepunime te tilla ndershteterore. Ne fakt, ne interes te proceseve integruese ne BE te vendeve te rajonit do te ishte nese liderit politike pjesmarres ne ate takim do te ofronin nje bilanc te detajuar te zbatimit dhe te problemeve politike, institucionale, ligjore, fiskale, etj., qe kane dale e dalin per dite per kete marreshje dhe jo vetem. Sic dihet, CEFTA eshte nje marreveshje e tregtise se lire ne te cilen marrin pjese tete vende te rajonit te Ballkanit Perendimor: Kosova, Shqiperia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Moldavia. Nepermjet kesaj marreveshjeje, keto vende u mobilizuan per t’iu perafruar institucioneve politike, ligjore dhe ekonomike te BE-se, duke forcuar ne kete menyre demokracine dhe ekonomite e tyre te tregut, dmth duke pergatirur kushtet per integrimin ne kete union.

Ne kete menyre, CEFTA perben nje pjese te rendesishme te perpjekjeve te vendeve te rajonit dhe te vete BE-se per krijimin e nje treg rajonal qe mundeson zhvillimin ekonomik dhe qe do te kontribuoje eventualisht ne rritjen e sigurise dhe stabilitetit politik ne Ballkan. Cfaredo plani a programi tjeter, nuk mund dhe nuk duhet te anashkaloje kete marreveshje dhe se cdo perpjekje per ta filluar historine nga zero nuk besoj se mund te sjelle rezultate te prekshme qe i kontribuojne pershpejtimit te zhvillimit ekonomik e shoqeror te rajonit, pervec se perben nje perdorim te bashkepunimit rajonal per interesa politike te dites…

Gjithashtu vlen te theksohet, pervec CEFTA-s, integrimi ekonomik rajonal eshte ravijezuar edhe ne dokumente te tjera ndershteterore, sic jane Marreveshja per Zona e Perbashket e Aviacionit; Memorandumi i Europes Juglindore ne fushen e Transportit; Iniciativa e Europes Juglindore ne fushen e Telekomunikacioneve dhe Internetit; Kompakti i Investimeve, etj. Per fat te keq, ne takimin e Ohrit nuk u tha asnje fjale per keto marreveshje, te cilat ndoshta nuk njihen fare apo mund te jene harruar nga liderit pjesmarres ne ate takim.

Lenia jashte takimit e Kosoves dhe e Malit te Zi, ashtu si dhe ne takimin e para pak javeve, mendoj se perben nje mangesi thelbesore te atij takimi dhe shpreh nje qendrim megalloman posacerisht te Presidentit serb Vucic, e ndoshta edhe nje qendrim paternalist ndaj Kosoves te kryeministrit Shqiptar Rama. Ndersa reagimi i lidershipit te Kosoves dhe nje pjese te politikes shqiptare duke hequr paralele me ish-Jugosllavine e Titos, kete burg popujsh te krijuar ne fillim te shekullit te kaluar, mendoj se nuk eshte korrekt. Kjo sepse megjithe ndonje reminishence te periudhes se “luftes se ftohte”, nuk ka asnje shans qe Shqiperia dhe ne teresi Ballkani te dale jashte interesave te SHBA-ve, apo me keq akoma, qe Jugo-sfera te fitoje terren per shkak te rritjes se autoritarizmit, korrupsionit dhe te keq-qeverisjes ne kete pjese te botes ku pleksen dukshme interesat e BE-se, fuqive te medha dhe fuqive te tjera rajonale e me gjere.

Si perfundim, mund te konkludojme se liderit politike te tre vendeve te Ballkanit Perendimor: Serbise, Shqiperise dhe Maqedonise u takuan dhe rane dakord …per t’u takuar perseri. Ndersa qytetaret e vendeve te tyre respektive – me te varferit e kontinentit te vjeter – do te vazhdojne te marin rruget e botes te denuar dhe te debuar nga keq-qeverisja, korrupsioni, pekeqesimi i te drejtave dhe lirive njerezore si dhe i sherbimeve publike baze si arsimi dhe shndetesia, mosfunksionimi i shtetit te se drejtes dhe humbja e shpreses…

0
Administrata zgjedhore të çlirohet plotësisht nga PS-PD

Administrata zgjedhore të çlirohet plotësisht nga PS-PD

Deklaratë shtypi e partisë ‘Zgjidhja’

 

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, deklaroi se: “Sot u prezantua nga ekspertët një nga nismat më të rëndësishme të zgjedhjeve në Shqipëri, që është depolitizimi i plotë i administratës zgjedhore në të 3 nivelet. Për herë të parë do të sanksionojmë përfundimisht që partitë politike heqin dorë nga zgjedhjet. Partitë politike nuk kanë më asnjë kompetencë në çështjet e administrimit zgjedhor në të gjitha nivelet”.

Depolitizimi i plotë të administratës zgjedhore ka qenë një kërkesë e hershme e partisë ‘Zgjidhja’. Në ‘Paktin Kombëtar’ të propozuar më 2 prill 2019 ‘Zgjidhja’ kërkoi që të demokratizohen dhe depolitizohen zgjedhjet, me një KQZ dhe administratë zgjedhore të depolitizuar e tërësisht të pavarur, me një proces e ligj zgjedhor që garanton barazinë, ndershmërinë dhe lirinë e plotë të konkurencës mes partive dhe individëve, duke eliminuar favorizimin e partive të vjetra dhe diskriminimin e partive të reja; Votat duhet të ketë të njëjtën peshë për çdo subjekt apo individ dhe të numërohen në Qendrat e Votimit, jo të transportohen të panumëruara.

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, gjatë fjalës së tij në takimin e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, dy ditë më parë,  ndër të tjera u shpreh se PS dhe PD nuk mund të rikthejnë zgjedhjet me integritet, prandaj duhet shembur oligopoli i tyre mbi zgjedhjet. “Ne nuk duam zgjedhje të organizuara e administruara nga partitë tuaja”-iu drejtua z.Kokëdhima bashkëkryetarit Gjiknuri.

Drafti i ekspertëve pranë Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore parashikon reformimin tërësor në tri nivele të administrimit zgjedhor në Shqipëri duke e depolitizuar atë, por ia lë në dorë parlamentit që të zgjedhë anëtarët e KQZ-së.

Partia ‘Zgjidhja’ nuk do të pajtohet kurrë me këtë depolitizim fals të KQZ-së. Anëtarët e saj nuk mund t’i zgjedhin deputetët aktualë, sepse ata janë skllevër të tri padishahëve të korrupsionit dhe jo përfaqësues të popullit. “Zgjidhja” ka propozuar që këtë proces jetik për depolitizimin e KQZ-së ta bëjë Gjykata e Lartë, siç ndodh në Greqi për çdo palë zgjedhje, apo Gjykata Kushtetuese.

‘Zgjidhja’, gjithashtu, është skeptike se shtetasit që gëzojnë statusin e nëpunësit civil do të garantojnë depolitizimin e administratës zgjedhore. Partitë e vjetra e kanë shkatërruar administratën shtetërore dhe e kanë njollosur statusin e nëpunësit civil, duke e mbushur me militantë puthadorë, të korruptuar dhe të pashkollë, që kanë mbledhur dhe blerë vota për partinë në pushtet.

‘Zgjidhja’ ka propozuar që pjesë e administratës zgjedhore të jenë studentë të magjistraturës si dhe profesionistë të lirë, noterë apo avokatë, punonjës të bankave etj., duke garantuar besueshmëri dhe pavarësi në administrimin zgjedhor. Gjithashtu, në administratën zgjedhore nuk duhet të pranohen komisionerët e partive të vjetra që kanë marrë pjesë në dy e më shumë palë zgjedhje.

‘Zgjidhja’ do të vijojë ta ndjekë dhe të kërkojë deri në fund depolitizimin e plotë dhe çlirimin e zgjedhjeve nga dy partitë e vjetra, për t’i dhënë fund një tranzicioni dhe historie të turpshme me votën e shqiptarëve dhe demokracinë.

0
Zgjedhjet e lira u japin shanse të gjithëve

Zgjedhjet e lira u japin shanse të gjithëve

Deklaratë shtypi e partisë ‘Zgjidhja’

Këta janë katër shqiptarët që u zgjodhën si anëtarë të këshillave bashkiake në zgjedhjet e të dielës së shkuar në SHBA. Jetlir Kulla, Robert Gjonaj, Dona Colorio dhe Vedat Gashi u bashkohen eurodeputetes shqiptare nga Suedia, Arta Kokalari, dhe shqiptarëve të tjerë nëpër botë që përzgjidhen dhe përfaqësojnë kombin shqiptar  në vendet e lira dhe demokratike.

Kjo është fuqia e votës së lirë dhe të barabartë, e zgjedhjeve të depolitizuara, me lista të hapura dhe ku çdokush ka të drejtë që të zgjidhet dhe të zgjedhë.

Jetliri, Roberti, Dona, Vedati apo Arta do të ishin hiçi në Shqipërinë ku çdo gjë lind dhe vdes me urdhrin e kryetarëve të partive.

Këtë kërkon partia ‘Zgjidhja’ me ‘Paktin Kombëtar’: T’ua heqë PS-PD-së oligopolin mbi votën e popullit, me të cilin mbajnë peng demokracinë shqiptare.

Nuk është një ëndërr e parealizueshme, por një betejë e vështirë që nis nga çlirimi i zgjedhjeve dhe çmontimi i pushtetit abuziv të 2-3 kryetarëve.

0
Poli Hoxha: Pakti i Kokëdhimës, rruga e vetme për zgjidhjen e krizës

Poli Hoxha: Pakti i Kokëdhimës, rruga e vetme për zgjidhjen e krizës

Gazetari dhe analisti Poli Hoxha në një intervistë për gazetën “Shekulli” flet për situatën politike në vend. Ai thotë se rruga për zgjidhjen e krizës është krijimi i një pakti të përbashkët kombëtar. Sipas tij, një pakt i tillë është propozuar nga Kokëdhima dhe është mbi tryezë

Analisti Poli Hoxha në një intervistë për “Shekulli”-n komenton krizën politike në vend pas dështimit të negociatave Shqipërisë. Teksa flet për reformën zgjedhore, Hoxha shpreh se partitë e vjetra nuk e duan ndryshimin e sistemit zgjedhore, ndërsa fajëson kryeministrin Rama për dështimin e negociatave.

Z.Hoxha, si e komentoni situatën politike brenda vendit pas refuzimit të BE-së?

Situata politike pas dënimit që na dha BE është njësoj siç ka qenë. Rama nuk ka pse të shqetësohet, sepse në fakt ai nuk e donte fare hapjen e negociatave. Se çfarë mendon populli pas asaj që ndodhi, nuk pyet njeri. Nuk ja japin shansin që të “japin mendimin e tyre” nëpërmjet votës, siç po ndodh në Maqedoninë e Veriut. Opozita po sillet sikur i ka shkrehur të gjithë fishekët dhe po kuptohet që e vetmja strategji e saj është që presë “prapa gëmushës”, derisa Rama të bjerë vetë nga pushteti, apo me ndihmën e ndonjë të shtyre nga ndërkombëtarët. Kjo është situata politike, ndërkohë shqiptarët e ndershëm vazhdojnë të jetojnë me valixhe të bërë gati, për t’ia mbathur nga ky vend.

Sipas jush, a ka një marrëveshje të fshehtë Rama-Basha për të mos ndryshuar Kodin Zgjedhor?

Nuk besoj që të ketë marrëveshje të fshehtë. Jo se nëse ka, do të jetë ndonjë çudi, por nuk ka sepse të gjitha partitë tradicionale (kryetarët më saktë) nuk e duan ndryshimin e sistemit zgjedhor. Brenda muajit Dhjetor ndoshta do të kryejnë një Reformë Zgjedhore, duke hedhur në letër disa nga rekomandimet e OSBE-ODHIR, por kjo nuk ka për të zgjidhur gjë nëse kjo reformë nuk do të jetë e thellë dhe e dakordësuar nga të gjithë faktorët e spektrit politik, shoqëria civile dhe klasa intelektuale.

A mendoni se duhet një pakt Kombëtar për zgjidhjen e krizës?

Jo duhet, por është domosdoshmëri dhe e vetmja rrugë për të ndalur turravrapin që ka marrë vendi drejt greminës. Por nuk duan të ndryshojnë statukuonë e rotacioneve. E kanë një projekt-pakt mbi tavolinë, që ju ka nisur prej kohësh Zgjidha dhe Kokëdhima, por nuk ju intereson.

Pse dështuan negociatat me Shqipërinë?

Ishte një vendim i pritshëm, sepse ishte paralajmëruar me kohë. Korrëm atë që kjo qeveri kishte mbjellë me plan dhe ndërgjegje të plotë për 6 vite rresht. Qeverisë shqiptare i ishte bërë e qartë edhe në vitin 2016, edhe vitin e shkuar, se duhej që të plotësonte kushtet reale të vendosura nga Këshilli i BE-së dhe jo të merrej me procedurat burokratike të Komisionit, plotësim formularësh. Duke luajtur me rëndësinë që ndërkombëtarët i japin Reformës në Drejtësi, Rilindja, ka shpresuar se do të mbyllej njëri sy për korrupsionin galopant në nivele të larta, krimin e organizuar që ka kapur jo vetëm shtetin por edhe ekonominë, e mbi të gjitha për çështjen bazë të një demokracie funksionale, kapjen e votës së lirë. Kjo ishte edhe arsyeja pse parlamenti Gjerman dha një “Po” me një “Por” prapa, duke i çuar kushtet nga shtatë në nëntë. Në fakt kushdo e kuptoi qartë që Gjermania i tha “Po” popullit shqiptarë dhe “Jo” kësaj qeverie dhe elite politike. Nga na tjetër edhe Holanda kishte paralajmëruar më herët, me votimin që bëri në parlament për çështjen e vizave, për Shqipërinë. Nuk është çështja se krimi në Holandë mban vetëm emrin “shqiptarë”, por problemi, ajo çfarë i alarmon ata, është se organizatat kriminale atje përdorin vendin tonë si bazë për të pastruar dhe investuar produktet e krimit dhe kështu bëhen të paprekshëm dhe më të rrezikshëm. Kurse Franca nga ana e saj, ka dërguar disa ministra të Brendshëm në Tiranë gjatë këtyre viteve të fundit, për çështjen e inflacionit të azilkërkuesve shqiptarë në atë vend. Por asgjë nuk ka lëvizur. Nuk bëhet fjalë thjesht për “emigrim spontan” siç po e paraqet propaganda e qeverisë, por për një trafik njerëzor të organizuar i cili e ka kokën këtu dhe nuk goditet nga policia dhe drejtësia, siç theksoi edhe ministria e Jashtme Franceze. Pra kupa ishte mbushur dhe nëse ka pasur një debat mes krerëve të shteteve në takimin e Luksemburgut, ai kishte të bënte vetëm me strategji gjeo-politike për rajonin tonë. Kurse për korrupsionin, krimin e organizuar dhe kapjen e votës të gjithë kanë qenë unanim. Siç ishin unanim se Maqedonia e Veriut, nuk kishte në këtë nivel, probleme të tilla. Pra faji nuk është as i Francës, Hollandës e Danimarkës, e as jetim. Është i kësaj qeverisje në radhë të parë dhe klasës politike që na sundon nëpërmjet tjetërsimit të vullnetit të lirë, për të zgjedhur alternativa të reja.

Çfarë mund të bëjë BE nëse mungon vullneti politike për reforma?

Po çfarë mund të bëjë BE më shumë se kaq?! Nëse lexohen me vëmendjen “9 kushtet” e Bundestangut që u pranuan nga të gjitha vendet anëtare, ato në fakt nuk janë fare kushte por një skanim i realitetit në Shqipëri. BE nuk rrëzon qeveri, sado të kriminalizuara qofshin ato. Këtë e bën vetëm populli i vendit që i ka. Ata vetëm të hapin sytë. Brenga e vendeve që ishin për një “Po” të kushtëzuar kishte të bënte vetëm me shpërblimin e popullit më proevropian në botë, si dhe me frenimin e ambicieve të Rusisë dhe aktorëve të tjerë jashtë euro-atlantizmit në rajonin tonë.  Kurse për krimin e organizuar, korrupsionin, kapjen e ekonomisë dhe të pasurive të vendit nga një çetë në pushtet (nuk është PS-ja) nuk ka më asnjë mëdyshje dhe dilemë. Dy ditë më parë gazeta prestigjioze `Spigel` shkruante: Shqipëria ka një kryeministër në detyrë, që nga viti 2013, i dyshuar për mbajtjen e partisë së tij në pushtet përmes krimit të organizuar, veçanërisht mafies së drogës. Këtë në fakt më mirë se të huajt e dinë vetë shqiptarët, të cilët po braktisin vendim masivisht edhe “kur janë mirë” këtu. Kjo ndodh sepse ka humbur shpresa, se realiteti mund të ndryshojë. E vetmja shpresë është rritja e presionit ndaj kësaj klase të korruptuar e tashmë, edhe të kriminalizuar deri në asht, nga ana e miqve të mëdhenj të popullit shqiptarë siç janë SHBA dhe Gjermania. Presioni më i madh duhet të jetë tek çlirimi i votës, sepse vetëm kështu i kthehet Zgjidhja dhe Zgjedhja qytetarëve; vetëm zgjedhjet e lira mund të lejojnë qarkullimin e elitave; daljen në skenë të forcave të reja që e duan Shqipërinë si mëmë dhe jo si një lopë që duhet mjelë.

 Si e parashikoni gjykimin e BE-së kundrejt Shqipërisë dhe qeverisjes së partive?

BE është një union gjigant, që ka edhe hallet e veta dhe po hyn në një proces reformimi. Lajm i mirë në këto kohë është se tashmë anëtarët e saj e kanë kuptuar, se nuk mund të ketë “qetësi” në vendet e tyre nëse në Shqipëri nuk rikthehet demokracia funksionale dhe shteti ligjor. Mafia që ka një qeveri të vetën nuk ka frikë që të “pushtojë” edhe vendet e tyre.  Kanë kuptuar gjithashtu, se partitë e vjetra janë shndërruar në biznese fitimprurëse. Qerthulli është; bli e manipulo vota, merr pushtetin; grabit shtetin e gjithë pasuritë e Shqipërisë; me paratë që fiton bli sërish vota për të blinduar pushtetin qeverisës a politik, e kështu pambarim. Të gjitha këto në bashkëpunim tashmë, edhe me krimin e organizuar. Kanë kuptuar se Shqipëria është shndërruar në një “minë me sahat”, sepse është kriminalizuar jo vetëm qeveria por edhe ekonomia. Qeveria Rama po kalon vijën e kuqe të “stabilokracisë” dhe mund të kthehet shumë lehtë në një faktor destabiliteti. Krimi i organizuar edhe pse vesh kostumin e qeveritarit, nuk njeh BE e SHBA. Ndaj në Uashington e në Berlin, tashmë është ndezur drita e kuqe për Shqipërinë.

A po merr masa qeveria për zgjidhjen e problemeve që ka vendi

Po natyrisht, që po merr masa!!! Ndërkohë që opinioni vendas dhe ai evropian ziente për çështjen e mos hapjes së negociatave, kjo qeveri firmosi edhe dy koncesione të tjera krejtësisht abuzivë e mafiozë. Askush të mos presë më nga një qeveri e një kryeministër, që nuk bën as gjoja sikur reflekton. Që mund të fajësojë edhe bashkëshorten e Macron, por gishtin nuk e kthen kurrë nga vetja. Të vetmet masa që po marrin është përshpejtimi i projekteve për të grabitur Shqipërinë, sepse dinë që koha po ju mbaron. Nëse Rama “zbuloi” në sistemin e drejtësisë organizatën `KÇK` (kap çfarë të kapësh), ai vetë drejton organizatën `GÇG` (Grabit çfarë të grabitësh)

Si e shikoni të ardhmen e negociatave? A kemi shpresa për vitin tjetër?

Negociata mund të hapen vitin tjetër për arsye gjeopolitike të BE-së dhe SHBA-së, por për atë që mund të shpresojmë se mund të bëjë kjo qeveri si reflektim, nuk asnjë shpresë. Përkundrai deri atëherë gjërat kanë për të qenë edhe më keq, nëse vazhdon kjo mënyrë qeverisje.

1
Korrupsion me Pallatin e Drejtësisë!

Korrupsion me Pallatin e Drejtësisë!

Deklaratë shtypi e partisë ‘Zgjidhja’

Ditën e djeshme mediat zbuluan një lojë të madhe që është bërë me tokën publike dhe paratë e taksapaguesve shqiptarë nëpërmjet qeverisë Rama dhe Dhomës së Avokatisë.

Kjo aferë e realizuar pikërisht me godinën e quajtur “Poli i Drejtësisë”, ku do të instalohen institucionet që do të dalin pas Reformës në Drejtësi, duket se “njollos” që në lindje edhe këtë të fundit. Vetë godina ku do të vendosen SPAK dhe njësitë e tjera të drejtësisë së re, përbën një objekt të mundshëm hetimi për një aferë të madhe korruptive, sipas të gjitha gjasave.

Pikërisht për këtë skandal në horizont ka shkruar ditën e sotme, edhe gazetari i njohur  Klodian Tomorri në faqen e tij në FB duke ngritur edhe disa pyetje retorike për qeverinë dhe Dhomën e Avokatisë.

“Kujt po i shkojnë 11 milionë eurot e Polit të Drejtësisë?

Në vitin 2013, qeveria i dha Dhomës Kombëtare të Avokatisë 25 mijë metra tokë shtetërore falas pranë fushës së Aviacionit. Sipas vendimit, toka u dha me qëllim ndërtimin e Korpusit të Avokatisë dhe nuk lejohej ndryshimi i destinacionit.

Dhoma e Avokatëve e ndërtoi Pallatin. Se me çfarë çmimi dhe se me çfarë parash e financoi, kjo nuk dihet, pasi Dhoma Kombëtare e Avokatisë është një OJF dhe jo Institucion Publik. Nën zë flitet se e gjithë ndërtesa ka kushtuar 2 milionë euro, por ky është informacion i pakonfirmuar, sepse nuk është publik.

Tani Pallatin e ndërtuar mbi tokën e falur shtetërore, qeveria po e ble si zyra për institucionet e reja të drejtësisë. Çmimi i blerjes edhe ky ende jo publik, flitet se është caktuar 11 milionë euro.

Pra 11 milionë euro do të paguajnë qytetarët shqiptarë për Dhomën e Avokatisë, për një pallat të ndërtuar në tokë të falur shtetërore.

1-Kujt po i shkojnë paratë?

2-Si do të përdoren ato?

3-Pse u shkel vendimi i qeverisë, që ndalonte shprehimisht ndryshimin e destinacionit për pronën e falur?

4-Me çfarë baze ligjore është blerë prona?

Sepse ligji nuk e lejon qeverinë të blejë prona private sipas qejfit, por e ka kushtëzuar vetëm me shpronësimet. Edhe këto me çmime të përcaktuara dhe vetëm kur përdoren për vepra publike që kanë rëndësi të veçantë. Nuk e lejon njeri qeverinë të blejë prona private si të dojë, sepse po të ishte ashtu buxheti i shtetit do të masakrohej nga pazaret.

Ky transaksion ka pikëpyetje të mëdha dhe shumë anë të errëta. Është biznes i rëndë, që do të plasë shumë shpejt në publik. Boll më me institucione hibride, që ngrihen për të devijuar paratë e taksapaguesve në llogari të paqarta dhe me mekanizma të dyshimtë”, shkruan gazetari Klodian Tomorri.

Partia ‘Zgjidhja’ fton mediat dhe gazetarët e pavarur të ndriçojnë deri në fund këtë triller korruptiv të qeverisë.

0
Rinia të jetë në krye të ndryshimeve të vendit

Rinia të jetë në krye të ndryshimeve të vendit

Deklaratë shtypi e partisë ‘Zgjidhja’

Sot është Dita Ndërkombëtare e Rinisë, e shpallur nga OKB-ja, me qëllim ndërgjegjësimin e saj për çështjet me të cilat përballet. Tema e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë për vitin 2019 është të “Shndërrojmë Arsimin”, duke kërkuar që të rinjtë të përfitojnë arsimim më të rëndësishëm, të barabartë dhe gjithëpërfshirës.

Kjo moto, më shumë se për të gjitha vendet,  vlen për arsimin në Shqipëri. Për fat të keq, vit pas viti, të rinjtë nuk përfitojnë arsimim të barabartë dhe gjithëpërfshirës. Qeveritë e tranzicionit e shkatërruan arsimin publik, e kthyen në biznes dhe, si në të gjitha punët, ndajnë paratë me klientët e tyre në arsimin privat. Dhjetra mijëra të rinj detyrohen të paguajnë për një arsim që nuk u ofron dijet e duhura, nuk kanë mjete didaktike, laboratorë, literaturë bashkëkohore, jetojnë në kushte skandaloze nëpër konvikte dhe detyrohen të paguajnë për çdo shërbim që nuk e marrin. Qindra të tjerë, falë kursimeve të prindërve, shkollohen jashtë dhe ndërtojnë punën dhe jetën atje sepse shteti i militantëve partiakë dhe i të korruptuarve nuk ka nevojë për ta.

Problemet që ngritën studentët gjatë protestës së tyre në dhjetor 2018 treguan se arsimi është një plagë e pashëruar, e mbajtur hapur nga korrupsioni në qeverisjen qendrore dhe drejtuesit e  universiteteve publike, që shpërdorojnë fondet shtetërore për arsimin dhe buxhetet e familjeve shqiptare për shkollimin e fëmijëve.

‘Pakti për universitetin’ ishte një mashtrim nga qeveria e Ramës që nuk do të garantojë rritjen e cilësisë së jetës dhe të arsimimit të studentëve. Lëvizja e fuqishme e dhjetorit 2018 alarmoi elitën e vjetër politike ndaj ajo u bë bashkë për ta mbytur.

Në këtë ditë botërore, ‘Zgjidhja’ i bën thirrje rinisë që të mos rreshtë së luftuari dhe së ëndërruari për arsim cilësor, të barabartë dhe për të gjithë. Ajo duhet të jetë në krye të shndërrimeve të mëdha që kërkon vendi.

#ZgjidhjaPerRinine

0
Maks Velo: Si nuk kanë frikë nga ajo që po bëjnë me teatrin dhe stadiumin?

Maks Velo: Si nuk kanë frikë nga ajo që po bëjnë me teatrin dhe stadiumin?

“Si nuk kanë frikë nga ajo që po bëjnë me teatrin dhe stadiumin”. Kjo është thirrja e arkitektit dhe piktorit Maks Velo për atë që po ndodh në Tiranë. Dikur mik, mbështetës dhe këshilltar i kryeministrit Rama, Velo ish i burgosur politik u largua prej tij sepse ai donte vetëm njerëz që e miratonin. Dhe mes tyre u vendos dashuria për qytetin dhe ruajtjen e tij, për të cilën arkitekti e ka ngritur zërin që kur u ndërtuan dy kullat e para në bulevard. Këtë betejë po bën edhe sot për teatrin dhe kundër stadiumit të ri…

 

Zoti Velo, arkitektët kanë dalë me një vendim unanim kundër shembjes së Teatrit dhe kanë sugjeruar Bulevardin e Ri, si një nga vendet e përshtatshme për të ndërtuar një tjetër teatër. A bini dakord me këtë?

 

Sigurisht, vetëm një vit më parë 77 arkitektë firmosën kundër shembjes, këtë vit numri i tyre është rritur. Bulevardi i Ri, jo vetëm për një teatër të ri, por do të kishte qenë i përshtatshëm edhe për stadiumin. “Qemal Stafa” duhej lënë siç ishte dhe ndërkohë do të kishim dy stadiume. Madje, ëndrra ime ishte që të prishej edhe ajo pjesë që ishte shtuar nga partia dhe të kthehej në pamjen origjinale. Për më tepër që flitet edhe për të riaktivizuar bulevardin, ku ka mënyrë më të mirë?! Por që të harxhosh para për të prishur stadiumin dhe aty të ndërtosh një hotel, një kompleks tregtar, është absurde. Dhe i gjithë ngërçi nis nga mungesa e transparencës. Deri më sot nuk jepet asnjë e dhënë për stadiumin. Thuhet vetëm se vlera e tij shkon në 60 milionë. Por, sa është pjesa e stadiumit dhe sa pjesa komerciale? Në qoftë se raporti është 10 milionë me 50 milionë, atëherë ky nuk është më stadium, por një qendër tregtare gjigante. Një llahtar i panevojshëm.

Si ka ndryshuar territori i stadiumit pas ndërhyrjeve?

 

Kemi të bëjmë dhe me një “fryrje” të territorit, pasi nuk është më te njolla e mëparshme. Është zmadhuar shumë, ka shkuar afër godinave të tjera. Është shndërruar në një përbindësh që shkatërron mashtabin, raportin me objektet e tjera. Kjo, pasi godinat janë si organizmi i njeriut, funksionojnë në tërësi nga pikëpamja arkitektonike. Pra, raporti midis godinave qe në harmoni dhe kjo ndërhyrje ka krijuar kaos. Ç’mbetet të bëhet tani për ta ndrequr këtë raport?! Të prishet ndërtesa që u bë, apo të ndërhyhet te gjithë të tjerat? Ai është si një përbindësh gjigant, që zë pamjen e Dajtit e transformon tërësish sheshin. Sikur kjo të mos mjaftonte, tani dalin me një tjetër propozim: Të shkatërrojnë Akademinë e Arteve. Që të bëjnë një gjysmë sfere nga ana tjetër dhe të shkatërrojnë pjesën që është ndërtuar gjatë komunizmit të Akademisë së Arteve. Por ajo mbart vlera, sepse është projektuar nga arkitektë si Mauricio Bega e të tjerë. Kjo tregon se kur bëhet diçka nxitimthi, do të dëmtojë dhe gjenerojë të keqen. Madje duan të ndërtojnë edhe në atë parcelën e vogël, midis Sheratonit dhe Universitetit, në atë parkun pranë. Ajo që unë nuk arrij të kuptoj në këtë situatë është: Si nuk kanë frikë këta njerëz?! Sepse problemi i stadiumit nuk ka për t’u mbyllur aq lehtë. Nuk mund të shitet stadiumi kombëtar. Kur të shkojnë njerëzit atje, do të përballen me një llahtari. Stadiumi është si i futur në një kazan, ku e ke të pamundur të shikosh qiellin apo gjelbërimin. Njeriu shkon në stadium për t’u çlodhur. Kjo është tendenca e stadiumeve. Madje mbulesa bëhet transparente për të krijuar frymëmarrje.

Për sa u përket krisjeve që krijohen nga mosplanifikimi i urbanistikës, pati një diskutim të ngjashëm edhe për projektidenë e arkitektit danez, pasi sipas arkitektëve ndërtesa do të kishte intensitet 4 herë më të madh se objektet e tjera. Mendoni se pavarësisht këtyre mund të merret përsëri në konsideratë?

 

Është bërë gjithë kjo rezistencë, nuk di të them se si do të ndryshojë rrjedha e ngjarjeve. Nëse do të merret përsëri në konsideratë projekti i Bjarke Ingels. Por di të them se ai projekt është skandaloz. Të bësh një Teatër Kombëtar si urë në ajër dhe njëherazi t’i gënjesh njerëzit se do të kenë 3 salla brenda duke qenë vetëm një e tillë, është e tmerrshme. Përpos kësaj, me projektin e danezit zhduket edhe sheshi përpara teatrit. Por çelësi i gjithë kësaj qëndron te marrja e territorit. Në realitet nuk janë bërë ndonjëherë merak për teatrin, problemi mbetet territori. Të marrin pjesën më të madhe të tij e të lënë dhe pak metra katrorë për teatër. Për më tepër që ne nuk po shohim pjesën tjetër të projektit, 6 kullat. Ku janë? Sa është lartësia e tyre? Nga do të qarkullohet? Sa apartamente do të jenë? Përkatësisht, cila është kostoja e tyre. E pra, s’mund të përgjigjemi, pasi çdo gjë bëhet në mungesë transparence dhe mungesa e transparencës sjell që çdo gjë të bëhet në mënyrë “de facto” dhe pastaj askush s’ka ç’bën më. As korrigjime e as përmirësime. Siç ndodhi me stadiumin, ne ende sot nuk kemi asnjë të dhënë.

Nga qeveria dhe bashkia po thuhet vazhdimisht se ky transformim, që përfshin edhe shembjen e godinës, bëhet në të mirë të komunitetit, pasi godina e Teatrit nuk mund të rezistojë gjatë…

 

Nëse do të donin realisht të bënin diçka të mirë, që t’i shërbente kombit, mund të kishin bërë bibliotekën. Dhe kështu do të ishte një kompleks kulturor shumë harmonik, Teatri dhe Biblioteka Kombëtare. Është e provuar tanimë, edhe nga vlerësimet e analizat e specialistëve, që teatri reziston. Kapriatat e “Notre Dame” ishin bërë 1300 vite para dhe nga kontrolli që iu bë së fundmi rezultoi se janë në mënyrë të përsosur. Sepse ajo është kryesorja. Përpos kësaj, ai është një teatër i mrekullueshëm, që nuk përsëritet më. Jo më kot unë insistoj, sepse në Shqipëri janë bërë shumë teatro dhe asnjë prej tyre nuk ka mundur të krijojë magjinë e Teatrit Kombëtar. Kjo, sepse teatrot kanë një specifikë shumë të veçantë .

Kryeministri Rama, edhe gjatë deklaratës së fundit, ka përmendur faktin se Teatri është bërë me materiale të përkohshme. Ç’mendoni rreth kësaj?

 

Unë i kam ndjekur çka janë thënë, jo vetëm nga Rama, por edhe nga artistët. Dhe, ata që janë shprehur pro shembjes, nuk janë specialistë. Lexova njërin prej tyre që thoshte se donte një teatër luksoz, por për mendimin tim ky artist nuk e kupton se ç’do të thotë ‘luksoz’. Një violinë e re mund të jetë e shkëlqyeshme, por nuk mund të krahasohet për nga vlerat me një violinë të vjetër “Stradivarius”, apo një tjetër violinë qindravjeçare. Kjo, sepse ajo violinë e ka marrë tingullin, e ka përpunuar brenda dhe ka krijuar një patinaturë të tij. I tillë është edhe Teatri. Ky teatër ka marrë tinguj nga të gjitha shfaqjet, artistët. Ndaj, dhe operave të vjetra u jepet një vëmendje e jashtëzakonshme. Unë kam shkuar në Operën Kombëtare të Parisit, “Grand Opera”, dhe në “Opera Bastille” (1989), por ka një diferencë shumë të madhe. Nuk mund të krahasohen për nga vlera. Pra, le të bëjë çdokush detyrën e vet dhe t’ua lëmë specialistëve të flasin për materialet apo teatrin. Arkitektët kanë folur, po ashtu edhe organizata prestigjioze “Europa Nostra”, u shpreh qartazi kundër shembjes. Rama ka bërë shumë ndryshime pozitive, por kjo nuk justifikon të tjerat. Merita e një udhëheqësi është të mos bëjë “gafa” të pariparueshme dhe gabimi i Ramës është që ndërhyn në urbanistikë. I është mbushur mendja ser mund të japë mendime për arkitekturën, asnjë udhëheqës politik nuk bën të tilla ndërhyrje. Arkitektura është një sferë shumë delikate, nuk është një vizatim në tavolinë. Arkitektura realizohet në hapësirë.

Ndërkohë që flasim për mendime të specialistëve, vitin e kaluar Instituti i Ndërtimit, në raportin e tij, e konsideroi riparimin e godinës të vështirë dhe me kosto shumë të lartë, pasi, sipas tyre, kërkohet ndërhyrje në 90% të objektit. Sa real ju duket një konkluzion i tillë?

 

Ju e kuptoni se njerëzit kanë frikë. U ka hyrë frika në palcë. Ata që bëjnë një pohim të tillë, janë të gjithë nëpunës, që u duhet të thonë atë që u thuhet të thonë. Certifikimet e bëra janë një punë e ulët. Të tilla analiza, nëse duhej pasqyruar realisht gjendja siç është, mund të ishin bërë me grupe të huaja. Është e qartë për të gjithë mospërputhja, pasi kanë rënë kaq tërmete dhe godina nuk ka lëvizur, ndërkohë që ndërtesa të tjera janë çarë. Specialistët, përfshirë këtu emra si Kreshnik Merxhani, kanë nxjerrë dosje ku konfirmohen themelet, shtyllat e forta si dhe kapriatat e drurit në gjendje perfekte. Kështu që gjithë të tjerat janë justifikime për ta prishur. Me eksperiencën time, e them me siguri se me pak riparime, ajo godinë jeton deri në 100 vjet. Është një nga shembujt e një arkitekture shumë të mirë. Ashtu siç është, mandej ka dhjetëra mundësi për ta bërë superluksoze.

Folët për mungesë transparence, ndërkohë që është rihapur tenderi për Teatrin, ç’mund të thoni për mënyrën sesi po procedohet?

 

Më shqetëson fakti se deri më sot nuk është dhënë asnjë detyrë projektimi. Ku është detyra e projektimit të Teatrit Kombëtar, që duhej të ishte botuar nga Ministria e Kulturës, në mënyrë që ne të interesuarit të kontrollojmë se sa zbatohet?! Në raste të tilla, kur një ndërtesë bëhet pa një detyrë projektimi, i jepet liri arkitektit që të bëjë ç’të dojë. Aktualisht po veprohet pa plan, pa maket. I kam thënë Ramës disa herë që të krijojë një sallë me të gjitha projektet dhe maketet, për t’u dhënë mundësi të interesuarve t’i shikojnë. Ja kam thënë edhe Veliajt. Më tha se do ta bëjmë pranë Muzeut Historik. Nuk e bëri! Për shembull, arkitekti italian që ka bërë stadiumin, Marco Casamonti, paraqiti një maket për Institutin e Arteve. Ku është ai maket? Pra, në qoftë se do të kishte një ambient ku të pasqyroheshin projektet, atëherë mund të shikoheshin dhe ndryshimet që bëhen. Pasi ajo që vërej është se planet rregulluese po ndryshohen vazhdimisht. Ne sot, nuk dimë se cili është plani i fundit i Tiranës.

Zoti Velo, flisni vazhdimisht për magjinë e kësaj godine, ç’ju bën ende tani që i keni kaluar të 80-t, të dilni ende në agore për ta mbrojtur?

 

Krahas të tjerave, është misteri i këtij Teatri. Marrëdhënia e ngrohtë aktor-spektator që krijohet. Raporti i skenës, i boka skenës, i thellësisë skenike, i zërit që dëgjohet. Madje, edhe pse aktorët tanë flasin ngadalë, dëgjohen çuditërisht deri në rreshtat e fundit. Aktori mund ta kontrollojë sallën. Asnjë nga teatrot e tjerë nuk i arin këta parametra. Është mëkat të prishet. Ky teatër është një trashëgimi e vyer e qyteti pasurohet nga prezenca e godinave të tilla. Përpos kësaj ka kaq shumë mundësi për ta sjellë në formë moderne, mund të bësh piramidë me xham, kube etj. Ai territor krijon një lloj frymëmarrje në agresivitetin që krijon Bulevardi. Ka kaq shumë funksione. Nuk duhet të biem në gabime si Turbina. Është një llahtar. Unë shkova e u tmerrova dhe nuk shkel më. Me ato para mund të ishte rregulluar Teatri Kombëtar.

*Marrë nga PANORAMA

 

0
Qeveria të ndërtojë shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti

Qeveria të ndërtojë shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti

Deklaratë shtypi e partisë ‘Zgjidhja’

 

Banorët e Korçës po përjetojnë  situata dramatike për shkak të tërmeteve të vazhdueshëm.

Pas dy tërmeteve të fortë prej 4.7 dhe 3.4 ballësh të rënë pak pas orës 16:00 të së mërkurës, një tjetër shkundi Korçën në mbrëmje dhe një tjetër sot paradite, ndërsa Instituti i Gjeoshkencave numëroi të paktën 20 të tillë brenda një dite.

‘Zgjidhja’ shprehet e shqetësuar që as këto lëkundje të forta nuk e tundën qeverinë. Ajo është angazhuar ditët e fundit që të bëjë lojë deklaratash me presidencën. Përmes ministres së Mbrojtjes, Xhaçka , qeveria u shpreh se kapacitetet reaguese të qeverisë janë sot shumë më të mëdha dhe me profesionalizëm të jashtëzakonshëm.  Si shembull për këtë ministrja përmendi përballimin e tërmetit në Korçë, më 1 qershor.

Fakt është se banorët e fshtrave Floq, Vidohovë dhe Qafzez, të dëmtuar nga tërmeti i dy muajve më parë, janë lënë në mëshirën e fatit. Dje në fshatin Qafzez u dëmtuan më tej edhe 12 shtëpi, duke u bërë plotësisht të pabanueshme. Qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të riparuar 184 banesat e dëmtuara, apo ndërtuar një pjesë të tyre, siç premtoi, duke angazhuar edhe bashkitë e tjera. Qindra banorë jetojnë në kushte mizerabël në çadrat kolektive të ngritura nga emergjencat civile dhe forcat e armatosura, apo në shkolla.

‘Zgjidhja’ u bën thirrje autoriteteve që të lënë lojën e fjalëve dhe të mbajnë premtimet e dhëna përpara votimeve të 30 qershorit, nëse nuk i dhanë ato thjesht për të marrë votat, siç ndodh zakonisht me qeveritë tona.

0
Kim Mehmeti: Më 30 qershor Shqipëria do të votojë turpin e saj!

Kim Mehmeti: Më 30 qershor Shqipëria do të votojë turpin e saj!

Shqipëria ishte edhe mbretëri dhe mbeti e braktisur nga Mbreti, që ia vodhi dhe ia morri thuajse të gjitha, duke ia lënë vetëm robërinë, por duke mos mundur t’ia rrëmbejë idealin për liri dhe duke mos mundur ta bëjë të turpërohet nga vetvetja.

Më shumë se katër dekada me radhë, Shqipëria ishte e harruar nga e gjithë bota dhe e jetoi burgun e diktaturës komuniste, por ajo nuk u bë ‘gazi’ i botës, nuk harroi cila ishte dhe nuk kishte pse të turpërohet nga vetvetja.

Dhe sot, tridhjetë vite pas rënies së komunizmit – për dallim nga gjitha vendet tjera postsocialiste të Ballkanit – Shqipëria ende nuk është e aftë të organizojë zgjedhje të lira demokratike. Dhe përfundoi si shtet i përshtatshme vetëm për ‘butakët’ pa bosht kurrizorë që i përkulen piktorit Kryeministër dhe e pabanueshme për ata që posedojnë portret të qartë individual. Me çka asaj ia morën thuajse të gjitha, e bënë të jetë ‘gazi’ i botës, madje duke e bërë të turpërohet nga vetvetja! Dhe ku Kryeministri shkon në fushatë parazgjedhore i shoqëruar nga mijëra policë, ashtu siç nuk i ka ndodhur as ‘babait’ të narkomanisë – Eskobarit!

Pra, sot Shqipëria është shtet që e jeton ‘diktaturën’ shumëpartiake të ‘rilindësve’, të cilin shtet, Piktori me ambicie diktatoriale, e shndërroi në pronë të veten edhe atë, jo duke i kontrolluar të vërtetat publike, por duke i vënë nën kontroll gënjeshtrat për vetveten, duke mos i mbyllur kufijtë dhe duke mos i vrarë në kufi ata që e braktisin shtetin që ai drejton, por përkundrazi: duke i nxitur dhe duke i detyruar të gjithë kundërshtarët e vet politik ta braktisin vendin.

Dhe kështu – njësoj si Enveri që dikur ndërtonte shtet vetëm për të dëgjueshmit e vet – edhe Piktori, ndërton Shqipëri të banueshme vetëm për ata që i përkulen atij. Andaj edhe nuk ka ndonjë dallim mes diktaturës së Enverit që të vriste kur e kaloje kufirin e Shqipërisë, nga diktatura e Piktorit Kryeministër, që të ‘vret’ pse nuk e kalon kufirin e nuk e lejon atë të ndërtojë shtet vetëm për ‘vëllazërinë’ e kriminelëve të vet.

Dhe kështu pra, pas thuajse tri dekadave ‘demokraci’, Shqipëria e sotme thuajse me asgjë nuk dallon nga ajo e diktaturës komuniste, kur ndërtoheshin përmendore kur të donte dhe ku të donte Xhaxhi Enver, nga kjo e sotmja, e cila i ngjan një lëndine pa pronar, ku ‘rilindësit’, ngrenë nga një kullë ku të duan dhe kur të duan. Pra i ngjanë një vendi që e jeton turpin e vet, duke mos mundur të organizojë zgjedhje të lira edhe pas tri dekadave ‘demokraci’, apo duke organizuar zgjedhje ‘demokratike’ me Kryeministrin rilindës, përndryshe piktor i dështuar, që ka veshmbathje ‘firmato’ që kushtojnë sa prona e tërë një fshati shqiptarë?

Andaj sot, nuk duhet të flitet për atë se çka do sjellë 30 qershori, por duhet të debatohet për atë si ta shpëtosh Shqipërinë nga diktatura ‘demokratike’, e cila mbështetet mbi varfërinë e popullit, mbi spektaklet me të cilat mbulohet realiteti i mjerueshëm, mbi kontrollimin e gënjeshtrave që publikohen nëpër media, e që duhet t’i fshehin të vërtetat për ‘rilindësit’ e Piktorit.

E sa i përket 30 qershorit, atë ditë Shqipëria do votojë për turpin e saj. Do votojë pra për vetveten të rënë në duart e Piktorit, i cili i ngriti në ‘vlera’ demokratike paturpësinë, papërgjegjësinë dhe përbuzjen ndaj gjithë atyre që e kundërshtojnë e që i thonë: Zotëri, t’i mundë të dalësh me prapanicën cullak ku të duash e kur të duash, por mos na mbajë për budallenj neve që themi se turpi, ndershmëria dhe ndërgjegjshmëria, janë bosht i rëndësishëm mbi të cilat qëndron njerëzorja! Dhe që themi se Piktori e bëri Shqipërinë vend ku thuajse është turp të turpërohesh dhe ku hajduti e bardi, krimineli e i ndershmi, i pafytyri e i ndërgjegjshmi…, stehohen nën të njëjtin kulm të institucioneve shtetërore dhe njësoj pasurohen e majmen nga varfëria shqiptare!

0
Intervista e kryetarit të partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, me gazetarin Lutfi Dervishi  në emisionin ‘Përballë’, në TVSH

Intervista e kryetarit të partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, me gazetarin Lutfi Dervishi  në emisionin ‘Përballë’, në TVSH

Z.Kokëdhima, në fjalimin tuaj në Kongres ju theksuat që ‘Zgjidhja’ është partia e katërt në vend, për nga numri i anëtarëve dhe mbështetja në popull. Por është e para për nga projekti, vizioni dhe qëllimet. Nëse në këtë katërshe largojmë Partinë Socialiste si pjesë e qeverisë dhe partisë së madhe, i bie që në llogaritë tuaja, “Zgjidhja” është pas PD-së dhe LSI-së.

Po, sigurisht.

Por nuk e shohim në terren. Në format klasike, siç e kemi parë politikën në Shqipëri dhe ndonjëherë ‘Zgjidhja’ duket sikur është më tepër një Think-Tank, që ofron analiza të mira dhe receta, sesa një lëvizje që kërkon pushtetin. Ndoshta dhe me pak forcë.

Kjo ka lidhje me situatën dhe me kushtet konkrete historike. Partitë dhe zgjedhjet këtu janë të kapura, qeveria është e kapur, pushtetet dhe institucionet e tjera, gjithashtu. Aksioni elektoral do të ishte i përshtatshëm në një mjedis demokratik. ‘Zgjidhja’ ka bërë një punë shumë të madhe për të ndërgjegjësuar opinionin publik, për të vërtetën e vendit tonë dhe për tu treguar shqiptarëve rrugën e daljes nga kjo gjëndje e pashpresë. Ne kemi një narkoshtet të izoluar ndërkombëtarisht, qoftë nga pikëpamja diplomatike, qoftë nga pikëpamja ekonomike. Sot ‘Zgjidhja’ nuk ka prioritet luftën për marrjen e pushtetit. Ajo është e përqëndruar në luftën për ndryshimin e sistemit dhe çlirimin e zgjedhjeve. Ky është bjektivi kryesor i saj në këtë periudhë të historisë tonë.

Sot 13 vende të Bashkimit Evropian, kanë nisur një proces, “non-paper”, i thonë, për të avancuar mundësinë që Shqipëria, të marrë hapjen e negociatave. A ndodhemi në një pozitë paradoksale, ku shtete si Italia, Austria, Çekia, vendet Baltike, rreshtohen dhe bëjnë lobim që Shqipëria të hapë negociata, ndërsa ne nuk jemi të aftë të negociojmë me njëri-tjetrin?

Do të ishte diçka shumë e lumtur që ne të përparonim drejt hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian, sepse kjo do të ishte një energji e re, edhe për transformimet demokratike që duam në Shqipëri. Por, nuk kam besim që kjo mund të ndodhë, në terma afatshkurtra. Nuk është e mundur të ndodhë, sepse procesi i integrimit është një proces plotësimi kushtesh dhe standardesh. Elita jonë politike, jo vetëm që nuk e integron Shqipërinë, por e largon nga Bashkimi Evropian. Nuk e besoj që elita politike e Shqipërisë ka vullnet për ta integruar vendin. Është tjetër gjë mënyra se si flasin politikanët dhe tjetër gjë mënyra se si veprojnë. Një nga kushtet e hapjes së negociatave është reforma zgjedhore. Ky kusht nuk është plotësuar vetëm për mungesë vullneti. Si nga Partia Socialiste ashtu dhe nga Partia Demokratike. Politikat e tyre janë të mbyllura, të pasinqerta, përjashtuese dhe jotransparente. ‘Zgjidhja’ punon për të ngritur një proces dialogu ndërshqiptar gjithë përfshirës e konsensual.

.Kokëdhima, ju folët në analizën tuaj pak më përpara për një situate të rëndë, ose nga pikëpamja institucionale, më e keqe që ka kaluar ndonjëherë Shqipëria. Në gjykimin tuaj kthimi në një normalitet, në një mjedis demokratik, bëhet dot nga aktorët vendas, apo kemi nevojë për një ndërhyrje nga jashtë, për të kthyer një lloj normaliteti.

Ne kemi nevojë për bashkëveprimin e faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm. Zgjidhja nuk mund të importohet, nuk mund të vijë nga jashtë. Ne e kemi theksuar shumë herë këtë gjë. Zgjidhja e kësaj situate duhet të vijë nga brenda. Nga ndërgjegjësimi i opinionit të gjerë publik dhe i njerëzve të mençur që ka Shqipëria. Njerëzit nuk po e kuptojnë se shteti, ekonomia, liritë dhe të drejtat tona janë marrë peng nga tre-katër burra dhe nga nevojat e tyre për pushtet dhe pasurim. Kjo është një përgjegjësi e rëndë për shqiptarët,  sepse nuk është se na kanë pushtuar të huajt. Nuk na kanë pushtuar shtete dhe fuqi të mëdha botërore. Ne jemi gjithashtu peng i këtij sistemi antidemokratik të krijuar në vite.

Pra ju zgjidhjen e shikoni në përmbysjen e elitës aktuale politike dhe daljen e diçkaje të re, apo brenda faktorëve aktualë që janë?

Ne zgjidhjen e shikojmë te reforma komplekse e sistemit politik të Shqipërisë; te demokratizimi i Shqipërisë, prej të cilës pastaj do të burojë përtëritja paqësore e elitës politike. Ne nuk mendojmë se mund të ikë kjo elitë dhe të vijë një tjetër që ta bëjë Shqipërinë demokratike. Por, ne besojmë në një proces demokratizues dhe gjithëpërfshirës. Nuk mundet që ta zgjidhim situatën e rëndē të Shqipërisë, vetëm tre liderët e partive historike të tranzicionit. Ata i gjenerojnë krizat.

Për momentin kanë edhe gurin edhe arrën në dorë. Si do ia heqësh gurin ose arrën nga dora?

I kemi ftuar për të kuptuar se situata e Shqipërisë po degjeneron dhe degradon çdo ditë. Në këtë proces mendojmë se duhet ndërgjegjësuar i gjithë faktori i brendshëm, duhet ndërgjegjësuar edhe faktori i jashtëm, i cili, për hir të së vërtetës duhet thënë, se shpesh herë ka mbajtur anën e autokratëve të Tiranës. Nuk ka mbështetur zhvillimet e mirëfillta dhe me standarde të demokracisë në Shqipëri.

Ju keni lëshuar edhe akuza të rënda ndaj ndërkombëtarëve. Keni thënë që Bashkimi Evropian po mbështet autokracinë. Për hir të stabilitetit ka mbyllur sytë. Por pyetja ime ka të bëjë me një model që na dhanë ndërkombëtarët. Nëse nuk do të ishte presioni i hapur i ndërkombëtarëve, ne nuk do t’i ishim futur reformës në drejtësi. A mendoni se ndoshta do të duhet që ndërkombëtarët, të luajnë në një formë apo në një tjetër, të njëjtin rol edhe për reformën zgjedhore, një nga kërkesat kryesore tuaja, për ta çliruar, siç thoni, nga kthetrat e kryetarëve të partive?

Reforma në drejtësi, nuk ka për të dhënë kurrë rezultatet e dëshiruara, në qoftë se nuk shoqërohet me reformat e tjera demokratizuese të Shqipërisë.

Por ama këtë nuk e bëmë vetë. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se reformën në drejtësi nuk e bëmë prej ndërgjegjësimit, nuk e bëri vajtja e thikës në palcë, nuk e bëri trashja e zullumet në gjyqësor, e bëri ndërhyrja dhe presioni ndërkombëtar. Pyetja është për të tjerat.

Jam shumë dakord. U bë nga presioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i Bashkimit Evropian. Pa dyshim që ne kemi nevojë për këtë mbështetje edhe për transformimet e tjera politike që duhen bërë në Shqipëri. Reforma në drejtësi do të japë efektet e saj maksimale, vetëm nëse do të aplikohen reformat e tjera demokratike. Reforma kushtetuese do të garantojë liritë republikane dhe ndarjet e pushteteve. Reforma zgjedhore do të plotësojë standarde, që duhet të ishin realizuar shumë kohë më përpara. Depolitizimi i administratës zgjedhore do të shoqërohet me vendosjen e një sistemi të kombinuar mazhoritar me propocional kombëtar me qëllim që 70 për qind e deputetëve të zgjidhen me sistem mazhoritar me lista të hapura. Proporcionali kombëtar për 30 për qind të vendeve do garantojë përfaqësim adekuat të votuesve shqiptarë në një parlament të vërtetë pluralist. Partitë duhen demokratizuar me ligj etj. Në këto çështje duhet të përqëndrohet politika e brendëshme.

Ju thoni që demokratizimi i partive politike, nuk duhet lënë në vullnetin e partive, si njësi autonome, por duhet bërë me ligj?

Patjetër.

Pra kërkoni një element ndëshkimor, një element force, detyruese. Për reformat e tjera të mëdha, që ju thoni, që duhet të shoqërojnë reformën në drejtësi, si reforma zgjedhore, reforma në administratë, e shikoni ju që ka energji të brendshme dhe dëshirë për t’i bërë vetë, apo do të duhet sërish imponim nga jashtë?

Shqipëria ka tri parti që kontrollojnë gjithçka dhe një sistem zgjedhor që nuk lejon parti të tjera. D.m.th, sistemin e kanë bërë të tillë që të mos lejojë të lindi asgjë jashtë kontrollit të tyre. Tani këta tre njerëzit që vendosin gjithçka në këtë vend i kanë marrë peng partitë e tyre politike, i kanë kapur, i kanë kthyer si të ishin pronat dhe shpk-të e tyre. Partitë politike në Shqipëri janë organizata kriminale.

Të gjitha partitë?

Të gjitha partitë që kanë qeverisur tranzicionin e Shqipërisë, janë të kriminalizuara deri në palcë. Mund të rendisim shumë krime të rënda të tyre. Kanë shkatërruar administratën e shtetit, kanë shkatërruar institucionet e shtetit, kanë shkatërruar zgjedhjet. Detashmentet e tyre janë detashmente kusarësh, ku pasi plaçkitin zgjedhjet, kthehen dhe plaçkitin shtetin. Plaçkitin të mirat dhe burimet e këtij vendi. Këto parti nuk kanë asnjë element demokratik në jetën e tyre të brendshme. Asnjë! Demokratike kanë vetëm retorikën e kryetarëve. As listat e anëtarëve të partive nuk u vihen në dispozicion konkurrentëve të kryetarëve.

Çfarë u duhet këtyre tre-katër kryetarëve të partive për të vazhduar ta mbajnë gjithmonë peng Shqipërinë? Për ta mbajtur për jetë peng parlamentin? Për të vazhduar tërë jetën ta mbushin këtë parlament me servilë e puthadorë të tyre? Çfarë u duhet? Asgjë tjetër nuk ju duhet përveç se të ruajnë kontrollin mbi partitë e tyre dhe të mbajnë në këmbë këtë sistem e proces zgjedhor. Asgjë tjetër, po e përsëris. Me këtë sistem, në politikën e Shqipërisë nuk hyn dot asnjë njeri tjetër. Nuk zgjidhet dot asnjë person, jashtë vullnetit të këtyre tre kryetarëve të partive. Nuk zgjidhet dot asnjë këshilltar edhe në bashkinë më periferike të Shqipërisë.

Si zhbllokohet situata?

Duhet Pakt Kombëtar.

Nëse flisni për Paktin Kombëtar kjo do të thotë që këto tre parti të jenë pjesë e paktit?

Sigurisht duhet të jenë pjesë e paktit.

Organizata kriminale siç thoni ju. Atëherë ku ishim?

Po patjetër, sepse kjo është Shqipëria. Na duhet të ngremë një sistem demokratik. Ky sistem demokratik dhe liritë që gjenerohen prej tij, do i japin mundësi popullit që të përtërijë këtë elitë drejtuese. Nuk besoj se një fuqi ndërkombëtare do të imponojë largimin e këtyre liderëve dhe demokratizimin e Shqipërisë.

Z.Kokëdhima, ju e njihni mirë politikën, por nëse hedhim sytë rrotull, shikojmë që Tsipras në Greqi, ‘Pesë Yjet’ në Itali, ‘Podemos’ në Spanjë, lëvizje të tjera që nuk është se kanë dashur shumë kohë, nga 2 deri në 5 muaj dhe janë kthyer në lëvizje popullore në parti parlamentare. Pse Shqipëria nuk e ka këtë, ose duket që nuk e ka këtë tharm për lëvizje të reja politike. Pse ‘Zgjidhja’ nuk është në këtë shtrat?

Sepse nuk është demokratike Shqipëria. Sepse Shqipëria nuk ka asnjë hapësirë që loja politike të zhvillohet mbi vlera, mbi parime, mbi platforma, mbi ide. Shqipëria është e kapur. Edhe korrupsioni nuk është ves i elitës. Korrupsioni tek ne është epidemi. Korrupsioni prek detashmente të tëra, dhjetëra e qindra mijë njerëz të këtyre partive. Kjo është Shqipëria jonë, e vogël dhe pa burime njerëzore, me një inteligjencë të kompromentuar, me një inteligjencë të frikësuar, me një inteligjencë të kompleksuar, me një inteligjencë të varur. Shqipëria nuk ka energji të brendshme që të bëjë ato zhvillime që do të duheshin.

Nëse Shqipëria është kështu siç thoni ju, çfarë iu bën ju të qëndroni në Shqipëri?

Është vonë për mua që të mendoj një alternativë tjetër për pjesën tjetër të jetës time.

Po për fëmijët tuaj?

Fëmijët e mi janë qytetarë të Europës. Dëshira ime si e çdo prindi tjetër është ti kem pranë e ti shoh përditë. Nga ana tjetër unë do vdes optimist dhe luftëtar. Kështu do mbetem deri në ditën e fundit të jetës. Kam besim tek e ardhmja e Shqipërisë, pavarësisht vështirësive të mëdha dhe situatës kritike në të cilën ajo ndodhet.

Në këto 20 minuta, asnjë grimasë optimizmi nuk shfaqët?

Jo. Ju duhet ta shikoni këtë te puna, te lufta dhe te përpjekjet që ne bëjmë. Ne kemi sakrifikuar interesa shumë të mëdha ekonomike e financiare dhe qetësinë personale, jemi përfshirë në një luftë të pakompromistë me të gjitha qeveritë dhe me tërë njerëzit e gjithëpushtetshëm të këtij vendi, kemi paguar kosto të jashtëzakonshme për të mbrojtur interesat publike dhe kauzat e mëdha të popullit tonë. Këtë e kemi bërë sepse besojmë tek e ardhmja demokratike e popullit tonë. Ne nuk do tërhiqemi nga këto qëllime. Nuk do thyhemi në asnjë rrethanë. Në dy vite e gjysëm jetë të lëvizjes sonë politike kemi bërë një punë shumë të madhe. Nuk po kërkojmë asnjë meritë për këtë. As për vete dhe as për kolegët e mi në Partinë ‘Zgjidhja’. Platforma, tezat, idetë, konceptet dhe programet tona, fillimisht dukeshin si metafora, të parakohëshme dhe si utopira. Por sot tezat tona janë bërë kaq popullore, i dëgjon çdo natë në gojë të tjera dhe në çdo studio televizive. Tani ka shumë aktorë të rinj, që po i zhvillojnë të gjitha këto shtylla të platformës politike të partisë ‘Zgjidhja’. Mund të konstatojmë se këto probleme thelbësore të Shqipërisë projekti jonë i ka shtruar për zgjidhje. Dhe, siç thuhet në matematikë, shtrimi i drejtë i problemit është gjysma e zgjidhjes së tij.

E keni fjalën për nismën #Thurja apo…

E kam fjalën edhe për nismën #Thurja, sigurisht. E kam fjalën edhe për dhjetëra gazetarë, drejtues programesh dhe intelektualë të angazhuar. E kam fjalën edhe për partitë e vjetra që i marrin këto teza herë pas here jo për t’i zbatuar por për t’i relativizuar. Unë e kam  fjalën këtu edhe për mjaft studiues të huaj, diplomatë dhe kancelari, që i artikulojnë këto reforma për ditë e më shumë si jetike dhe si rrugëdalje nga kjo situatë për Shqipërinë. Edhe sot një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, deklaroi se opozita duhet të bashkëpunojë me qeverinë për reformën zgjedhore. E vuri theksin pikërisht te kjo plagë e rëndë. Gjendja që po përjetojmë tani është anormale, atipike, e paprecedentë.

Nëse mund të flasim për dy hapa, le të themi, zgjidhje afatshkurtër dhe zgjidhje afatgjatë, për çfarë do të ishte ‘Zgjidhja’?

Votimet nuk janë zgjidhje për Shqipërinë.

E keni fjalën për 30 qershorin?

As 30 qershori dhe as 30 tetori, në qoftë se do ishte si 30 qershori. Këto lloj zgjedhjesh nuk sjellin progres në jetën e Shqipërisë. Ne na duhen zgjedhje të reformuara dhe jo rotacioni i pushtetit. PD dhe LSI nuk kërkojnë reformimin e zgjedhjeve, duan thjesht pushtetin dhe zgjedhjet e kapura. Rama është plotësisht i diskredituar. Qeveria e tij mafioze është moralisht e vdekur. Por, nëse zgjedhjet nuk reformohen, më mirë të rrinë atje ku janë qeveria e Ramës dhe ky moçali i politikës. Kriza dhe konfliktet do thellohen dhe shteti do shkojë drejt falimentimit të plotë. Kjo do na angazhojë të gjithëve për zgjidhjen e vërtetë. Rotacioni i pushtetit pa demokratizimin e zgjedhjeve do jetë mirazhi i radhës, mashtrimi i ri dhe një iluzjon e zhgënjim tjetër që do e zgjasë edhe 20 vjet të tjera tranzicionin. Nuk do i kurojë rrënjët e krizës. Do e lërë kancerin në trupin e shtetit shqiptar.

Partia juaj ka një emër që quhet ‘Zgjidhja’. Nga analiza që ju bëni, ka plot përkrahës, ka edhe kritikë që thonë që është edhe më zi seç e bëni ju. Çështja është si do të dalim? Nuk funksionon administrata, nuk ka “check and balance” të pushteteve, nuk ka konkurrencë, ekonomia është e bllokuar. Kemi një situatë shumë reale. Ju thoni që duhet Pakti, ose përndryshe këtë do ta zgjidhë vetë populli, në mënyrën e tij anarkike e kaotike. Në ç’formë e shikoni kaosin dhe pse?

Në qoftë se Shqipëria nuk gjen rrugën, ajo do të shkojë në kaos dhe në dështim akoma më të rëndë. Shqipëria e ka humbur rrugën. Kush kërkon të na manipulojë dhe të na mbajë në gjumë, nuk e bën këtë për të mirën e popullit shqiptar.

Këtu e keni fjalën për të huajt?

E kam fjalën për qeverinë, e kam fjalën për institucionet e shtetit shqiptar, e kam fjalën për inteligjencën e Shqipërisë që është përgjegjëse për të ndriçuar mendërisht dhe shpirtërisht popullin tonë, e kam fjalën dhe për ata që janë miq të Shqipërisë apo që ndihen si të tillë. Të gjithë këta kanë përgjegjësi për këtë situatë. Ne prezantuam Paktin Kombëtar, që në fakt është një paketë propozimesh. Ajo paketë ka synim të reduktojë pushtetin e këtyre tre-katër njerëzve që na kanë marrë peng dhe t’ia kthejë këtë pushtet popullit.

Z.Kokëdhima, ju flisni për pakte, flisni për zgjidhjen që duhet kërkuar me njerëzit që janë pjesë e problemit.

Duhen përfshirë të gjithë.

Nga ana tjetër qeveritë autokratike të Tiranës, nuk rrinë dot asnjë ditë në këmbë, pa mbështetjen financiare, politike dhe ushtarake të Perëndimit?

Është e vërtetë.

Pse Perëndimi është i interesuar të mbështesë qeveri autokratike dhe të korruptuara?

Qëndrimet e Perëndimit në përgjithësi janë udhëhequr nga stabilokracia dhe jo nga vlerat demokratike europiane. Prandaj dhe jemi kritikë me Bashkimin Evropian, sepse nuk ka  bërë sa duhet që në Shqipëri të sundojnë vlerat demokratike të shoqërive të civilizuara të perëndimit. Ata mbyllin sytë për hir të stabilitetit. Ne nuk themi që stabiliteti është diçka e keqe. Ne nuk themi që stabiliteti nuk ka rëndësi të madhe. Por themi një gjë tjetër. Që stabiliteti në kurriz të demokracisë është fals. Nuk është një stabilitet i vërtetë. Fakti që Shqipëria shkon nga kriza në krizë, besoj se duhet të na bindë për këtë argument. Shqipëria ka një tranzicion të mbushur me kriza. Vetëm këto 10-12 vitet e fundit kemi pasur mbi 6 bojkote parlamenti, dy greva urie, dy shtyrje zgjedhjesh dhe djegien e padëgjuar të mandateve. Për çfarë ndodhin të gjitha këto? Ndodhin sepse kryetarët e partive e kanë kthyer Shqipërinë në plaçkë dhe sulltanat të tyre.

Çfarë do t’i detyronte sulltanët e partive të hiqnin dorë nga pushteti i tyre?

Duhet ndërgjegjësim dhe një presion i madh nga poshtë. Së dyti, ndërgjegjësimi i faktorit ndërkombëtar dhe rritja e presionit të tij. Shqipëria po bie çdo ditë, kush nuk e shikon këtë është ose qorr, ose i papërgjegjshëm. Shtetet rrinë në këmbë e fuqizohen në qoftë se janë të afta të përmbushin misionin e tyre dhe të bëjnë ekonomi të fortë e konkurruese, të bëjnë drejtësi, institucione të besueshme dhe zhvillim të gjithanshëm. Shtete që nuk i bëjnë dot këto janë të destinuara të shpërbehen dhe të shuhen. Ne duam që shteti ynë të forcohet, që kombi jonë të lulëzojë dhe populli ynë të jetojë i lumtur dhe i begatë në atdheun e tij. Prandaj kemi nevojë për një pakt të madh, për një fillim të ri, për një ndryshim të madh. Duhet të ndryshojmë. Nuk mund të mashtrojmë më veten.

Diskursi politik në Shqipëri, zakonisht dominohet nga personalitetet dhe nga personat. Edhe ju nuk i keni shpëtuar dot marrjes në mënyrë individuale me emrat. Po lexoj vetëm tre katër fjali. “Basha nuk kërkon të zgjidhë krizën, kërkon tepsinë”. “Basha e ka ngrënë turpin me bukë”. “Veliaj është i pa kulturuar dhe i pa shkollë”. “Erion Veliaj është Fake Leader”. “Veliaj është dashnor i kullave të betonit”. “Shqipëria është narkoshtet”. Pse duhet të përqendrohemi në debat rreth personave dhe liderëve dhe jo drejt institucioneve, çështjeve dhe politikave? Pse edhe ‘Zgjidhja’ ka rënë në këtë grackë?

Nuk kemi rënë në asnjë grackë. Ne deklarojmë faktet dhe përgjegjësitë e njerëzve të gjithpushtetshëm të vendit. Kur i drejtojmë gishtin Lulzim Bashës, e bëjmë këtë gjë sepse ai dhe partia e tij kanë një përgjegjësi shumë të madhe për situatën e rëndë të Shqipërisë. Kështu bëjmë edhe për të tjerët. Me vërtetësi dhe etikë. Ne u kemi ofruar bashkëpunim të gjitha palëve. I kemi ftuar që të ulemi dhe të gjejmë zgjidhjen, sepse Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve. Nuk është vetëm e Edi Ramës dhe e Erion Veliajt. Sot institucioneve tona ju imponohet vullneti i tre-katër njerëzve. Këta janë Dinastia e Re e Shqipërisë. Ne duam që pushteti i kësaj dinastie të bjerë dhe të ngrihet pikërisht sundimi i ligjit dhe pushteti i institucioneve të shtetit.

Ku e shikoni Partinë ‘Zgjidhja’ të testuar në beteja elektorale?

Kur marrim vendime nuk udhëhiqemi nga interesi partiak, por nga interesi kombëtar. Bojkotimi i zgjedhjeve është një sakrificë e jashtëzakonshme. Sepse një parti e re rritet vetëm përmes betejave elektorale.

Por këto janë zgjedhjet e dyta që bojkotoni.

Këto nuk janë zgjedhje, prandaj i bojkotojmë. Nëse në vitin 2017 do të ishte dëgjuar apeli ynë për të bojkotuar e bllokuar zgjedhjet e pareformuara të 25 qershorit, do ishte kursyer kriza e rëndë në të cilën jemi zhytur tani. Zgjedhjet më parë duhet të reformohen dhe të demokratizohen. Duhet të ikin të gjithë komisionerët e partive dhe të vendoset një KQZ tërësisht e pavarur. Po të qe dëgjuar apeli ynë dy vjet më parë, sot do të kishim hapur negociatat e pranimit me Bashkimin Evropian. Por kjo nuk u bë. Pse? Sepse u pëlqeu tepsia, sepse në vend të reformës zgjedhore u bë kompromisi PS-PD për të ndarë pushtetin në tavolinë. Shikoni se ku na sollën.

Do të bëhet më keq para se të bëhet më mirë, apo do të bëhet më mirë?

Ne do të luftojmë që të bëhet më mirë. Më vjen shumë keq që nuk po kemi mundësi të debatojmë platforma, ide, programe e reforma, ekonomike, sociale, kulturore dhe arsimore, të cilat do të begatonin tregjet dhe do të bënin një zhvillim të shpejtë e të shëndetshëm të Shqipërisë. Ne do të bashkëpunojmë me të gjithë shqiptarët. Me njerëzit e ndershëm dhe me mëkatarët. Kjo për hir të interesave të vendit. I ftoj të gjithë qytetarët dhe veçanërisht inteligjencën, t’i përqafojnë tezat e ‘Zgjidhjes’ për t’i dhënë një rrugë të mirë Shqipërisë dhe për të mos e lejuar as edhe një ditë më shumë këtë agoni që po na merr frymën deri në fund.

 

 

0