Koço Kokëdhima: Zgjidhja, jo si partitë e vjetra të Shqipërisë

Koço Kokëdhima: Zgjidhja, jo si partitë e vjetra të Shqipërisë

Zgjidhja, jo si partitë e vjetra të Shqipërisë

Gjatë fjalës sime në Forumin Kombëtar të Politikave të Zgjidhja-s deklarova se partia që unë drejtoj nuk do të blejë kurrë vota e pushtet, komisionerë e numërues, nuk do të premtojë kurrë vende pune në administratën e shtetit në këmbim të aktivizmit dhe mbështetjes politike, nuk do të përdorë pushtetin dhe të mirat publike për vota apo për para dhe nuk do anëtarësojë kurrë njerëz me premtime të paligjshme. Asnjë nuk duhet ta ngatërrojë Zgjidhjen me partitë e vjetra të Shqipërisë. Ne nuk kemi asgjë të përbashkët me to. Partitë e vjetra shqiptare janë struktura mafioze thellësisht të kriminalizuara, janë organizata me aktivitet shkatërrimtar për themelet e shtetit, administratën publike dhe të gjitha vlerat e shoqërisë shqiptare.

0
Kokëdhima: Mirënjohje për veprimtarët e partisë Zgjidhja

Kokëdhima: Mirënjohje për veprimtarët e partisë Zgjidhja

Mirënjohje për veprimtarët e partisë Zgjidhja

Në Forumin Kombëtar të Politikave të partisë Zgjidhja falenderova nga zemra ata mijëra të rinj e të reja, burra, gra dhe të moshuar të Shqipërisë që ju bashkuan Zgjidhjes, mirëpritën projektin, tezat, idetë, çështjet dhe kauzat e saj dhe u bënë anëtarësia e parë e partisë tonë. Thashë se unë dhe të gjithë drejtuesit e lartë të ZGJIDHJA-s ju jemi mirënjohës të gjithë veprimtarëve mendjehapur e besnikë që u përfshinë vendosmërisht në aksionet tona politike dhe mbushën sallat e takimet e Zgjidhjes duke refuzuar me vendosmëri kërbaçin dhe kulaçin e cubave dhe sekserëve të pushtetit.

0