Bejtexhiu i Rilindjes dhe lidershipi që po shkatërron me sukses PS-në

Bejtexhiu i Rilindjes dhe lidershipi që po shkatërron me sukses PS-në

 

Po të kishte demokraci të brendshme nuk do ricikloheshin në Asamblenë Kombëtare njerëz të përvëluar politikisht e moralisht. Solla rastin e pak ditëve më parë kur u bë takimi për inagurimin e punimeve të rrugës së Lumit të Vlorës në Sherishtë. Një bejtexhi i lodhur i Rilindjes foli pas Kryetarit. Rilindja e nxorri kufomën politike të këtij bejtexhiu nga varreza e tranzicionit abuziv dhe e ktheu, që të kënaqë popullin socialist me bejtet e tij, tani në prag të zgjedhjeve. Ai shpifi publikisht, besoj për t’i bërë qejfin shefit, kur tha se rruga e Lumit të Vlorës do të ishte bërë më shpejt, por e pengoi Kokëdhima. Në 30 muaj si deputet unë shkova 15 herë në fshatrat e Labërisë. Punova me vendosmëri dhe i integruam me Himarën në një bashki. U premtova se do të rindërtonim rrugët për të gjitha fshatrat dhe filluam punën në segmentin Kudhës-Kuç. Bëra përpjekje për të lidhur me rrugë edhe Kuçin me Progonatin e Golëmin dhe filluam vizatimet. Zgjidha rindërtimin e ujësjellësit Kallarat-Vranisht-Tërbaç, vura në rrugën e zgjidhjes rindërtimin e Muzeut të Labërisë në ish- shtëpitë e Hysni Kapos.
Trajtova e zgjidha sa e sa nevoja e halle të njerëzve, u ula e dëgjova shtruar të gjitha problemet e tyre. Nderova me përunjësi e në çdo rast familjet e heronjve dhe dëshmorëve të Luftës Nacional-Çlirimtare, veteranët dhe personalitet e shquara të kulturës dhe historisë së zonës. Ju shërbeva me shumë dashuri e përkushtim atyre banorëve të Lumit të Vlorës. Unë kam shpejtuar me vite punët e asaj zone të braktisur e të harruar nga birbot dhe horrat e pushtetit në këto dy dekada e gjysëm.

0
Legalizimi e kthen kanabisin në një të mirë për popullin dhe buxhetin e shtetit

Legalizimi e kthen kanabisin në një të mirë për popullin dhe buxhetin e shtetit

Gjatë bashkëbisedimit me socialistët e Durrësit thashë se unë vazhdova të qëndroj në propozimet e mia për legalizimin e marijuanës, ndërsa qeveria vazhdoi të mbrojë pikpamjen se legalizimi është i parakohshëm, duke u justifikuar se nuk e kontrollojmë dot situatën. Ky është paradoks. Paaftësia për ta kontrolluar ligjshmërinë është një arsye shtesë për ta legalizuar hashashin. Interesat e ekonomisë së ligjshme janë një energji e madhe kundër ekonomisë së paligjshme. Legalizimi e kthen kanabisin në një të mirë për popullin dhe buxhetin e shtetit, moslegalizimi e mban atë si parajsë ekskluzive të mafies.

0
Zgjedhjet, të rrezikuara nga fuqia financiare e Don Kanabisit!

Zgjedhjet, të rrezikuara nga fuqia financiare e Don Kanabisit!

Sociliastëve të Durrësit u thashë se mafia e drogës ka sot një fuqi financiare të pakrahasueshme dhe është në gjendje të afektojë zgjedhjet, parlamentin, qeverinë, mediat, drejtësinë dhe të gjitha institucinet e tjera të vendit. Edhe zgjedhjet e 18 qershorit janë të rrezikuara nga fuqia financiare e Don Kanabisit! Programi i ZGJIDHJE-s për kanabisin është realist, i mundshëm dhe efektiv; është edhe në përputhje me trended kulturore dhe të tregjeve në botën e civilizuar.

0
Bujqësia kërkon politika dhe të paktën 150 milionë USD subvencionim në vit

Bujqësia kërkon politika dhe të paktën 150 milionë USD subvencionim në vit

Socialistëve të Durrësit u thashë se ne kemi një popullsi të madhe në fshat dhe një bujqësi të braktisur. Reforma Teritoriale dhe kalimi i disa shërbimeve nga ministria e bujqësisë te bashkitë, së bashku me disa investime të qeverisë, kanë ndryshuar pozitivisht pak gjëra, krahasuar me situatën në qeveritë e shkuara. Bujqësia kërkon strategji, politika, investime dhe projekte të mirëmenduara, kërkon subvencionim me të paktën 150 milionë USD në vit vetëm nga burimet e brendëshme të buxhetit, rregullimin e tregut të tokës dhe garantim të tokës nga shteti për çdo investim serioz e domethënës për eksportin, investime në infrastrukturë, grumbullim e përpunim, politika doganore mbrojtëse për prodhimet vëndase etj.

0
Rrënjët e problemeve të rënda t’i kërkojmë te sistemi ynë politik

Rrënjët e problemeve të rënda t’i kërkojmë te sistemi ynë politik

 

Pas 25 vitesh tranzicion, Shqipëria është vendi më i varfër dhe më i korruptuar në rajon dhe në kontinent. Kryetarët e partive flasin si shërbëtorë, por në fakt janë kthyer në sundimtarë të popullit tonë. Demokracia kushtetuese është një farsë. Në vend të saj, këtu sundon partitokracia dhe ambasadorokracia. Vetëm njerëzit rreth kryetarëve dhe një grusht biznesesh të lidhura me ta janë të lumtur. Qytetarët në shumicë ndihen të palumtur e të varfër, të përbuzur e të nëpërkëmbur, të vjedhur e të zemëruar. Njerëzit më të mirë e më të zotë nuk janë në drejtim. Popullin e kanë zhveshur nga të drejtat e tij për të zgjedhur me votë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë deputetë, kryetarë bashkish, këshilltarë, apo ndonjë përfaqësues tjetër.

0
“Zgjidhja” do të vazhdojë në rrugën e vet si lëvizje brenda PS-së

“Zgjidhja” do të vazhdojë në rrugën e vet si lëvizje brenda PS-së

 

Socialistëve në Durrës u thashë se ZGJIDHJA u krijua si nevojë e militantëve të bazës socialiste dhe qytetarëve të thjeshtë të Shqipërisë për t’u dëgjuar zëri i tyre, për t’u njohur e respektuar të drejtat e tyre. Shumë mbështetës na propozojnë e kërkojnë që ta kthejmë lëvizjen në parti politike dhe të shkojmë në zgjedhjet e qershorit me listën tonë të kandidatëve për deputetë. Për këto ide e propozime do të diskutohet e vendoset në konferencën e parë kombëtare të lëvizjes në fund të marsit. Mendimi im personal është se “Zgjidhja” nuk do dalë me listën e saj jashtë Partisë Socialiste në zgjedhjet e 18 qershorit. Ajo do të vazhdojë në rrugën e vetë si lëvizje politike brenda Partisë Socialiste. Gjithsesi vendimi për këtë do jetë kolegjial.

0
PS-ja në Tiranë, dega më e shpartalluar

PS-ja në Tiranë, dega më e shpartalluar

Socialistëve të Elbasanit u thashë se lidershipi i PS-së e ndan partinë siç ndan institucionet e shtetit në çifligje ku sundon njëri a tjetri, ndërsa socialistët e thjeshtë janë vetëm për të bërë vota, as nuk dëgjohen, as nuk ndihmohen, as nuk pyeten dhe as nuk respektohen. Ata nuk zgjedhin. Ata vetëm urdhërohen. U solla atyre shembullin e takimit të liderëve të PS-së me drejtuesit e fushatës elektorale në Vlorë, ku u ankuan se kryetari i partisë dhe drejtuesit e tjerë, Andueli me shokë merren me intriga e thashetheme dhe nuk punojnë. Por burimi nga përhapet në parti kultura e intrigave, thashethemeve, shpifjeve dhe thikës pas shpine, është udhëheqja e Partia Socialiste në qëndër, është kupola e partisë dhe qeverisë.

0
PS-ja në Tiranë, dega më e shpartalluar

PS-ja në Tiranë, dega më e shpartalluar

 

Në takimin me socialistët e Elbasanit thashë se qeverisja e punëve në PS nuk bazohet në institucione, kulturë funksionale, parime, standarde, manuale, procedura, në sisteme moderne menaxhimi, në raporte e dokumenta. PS-ja nuk është më një parti politike moderne. Ajo është kthyer në një bashkësi parapolitike. PS-ja qeveriset si bandë, më mirë të themi si një bashkësi bandash! Solla shembullin e degës së PS-së në Tiranë që është më e shpartalluara në krahasim me gjendjen politike dhe organizative të partisë në të gjitha bashkitë e tjera të vendit. Saimir Tahiri është kryetar qysh në vitin 2011. U zgjodh me një mandat për 2 vjet. Që nga viti 2013 ai është pa mandat dhe nuk është zgjedhur më. Saimiri nuk zgjidhet. Ai rri kryetar vetvetiu. Është kryetar i përhershëm.

0
Saimiri dhe Erioni janë dy “princat” e Rilindjes

Saimiri dhe Erioni janë dy “princat” e Rilindjes

 

Nga Elbasani ju drejtova me një pyetje udhëheqësve të lartë të Partisë Socialiste se e kujt është partia e Tiranës, e socialistëve të bazës, apo e udhëheqjes! Thashë se Saimiri dhe Erioni janë dy “princat” e Rilindjes që e kanë marrë peng Partinë Socialiste të Tiranës! Ata ëndërojnë që të bëhen pasardhës të kryetarit të madh. Dhe kryetari i madh ua ka ushqyer këtë ëndërr dhe ua ka dorëzuar të drejtat e socialistëve të Tiranës, nevojave karrieriste të këtyre dy “princave” rivalë! Kjo është e paprecedentë në historinë politike. Kjo është kultura e klaneve, e regjimeve dhe diktatorëve që i lënë e i caktojnë vetë trashëgimtarët dhe pasardhësit e pushtetit! Këto sjellje e veprime nuk kanë lidhje me kulturën e një partie politike.

0
Elbasani, një e pesta e mjerimit të Shqipërisë

Elbasani, një e pesta e mjerimit të Shqipërisë

 

Gjatë bashkëbisedimit me socialistët deklarova se Elbasani është një vend me tradita e kontribute të mëdha për kulturën, arsimin, historinë, lirinë dhe zhvillimin e Shqipërisë. Në vitet e komunizmit kjo zonë ishte një nga polet më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik e industrial, ndërsa sot është më e prekura nga papunësia dhe varfëria. Zë vendin e parë në Shqipëri për numrin e përfituesve të ndihmës ekonomike, që nuk ju mundëson atyre as dinjitet dhe as mbijetesë. Në Elbasan jeton një e pesta e mjerimit të Shqipërisë.

0