Koço Kokëdhima: Rënia e lirë në humnerë

Koço Kokëdhima: Rënia e lirë në humnerë

Dy vite më parë, në studion e gazetares Eni Vasili, shpreha shqetësimin për katastrofën ekonomike që rrezikon sot Shqipërinë: “Çfarë ndodh nëse vjen dita kur nuk do të mund të paguajmë rrogat dhe pensionet? Do të vijë dita që shteti nuk do të mund të japë ndihmë ekonomike. Kryeministri kujton se drejtimi i shtetit është si të shkruash broçkulla në Facebook. Çfarë ndodh nëse shteti nuk paguan dot policët? Çfarë ndodh nëse ky shtet e dëbon gjithë popullin?! Në këtë rast, ndryshimet që nuk mund t’i sjellim me dialog dhe mirëkuptim, do të bëhen me eksplozione sociale”.

Koha i vërtetoi shqetësimet e mia për rënien e lirë të ekonomisë së Shqipërisë në humnerë, që është e lidhur ngushtë me rënien e shtetit, lirive dhe të drejtave të njeriut.

Sot ekonomia është në një pikë kritike. Rritja ekonomike, sipas shifrave të qeverisë, është përgjysmuar krahasuar me një vit më parë, duke zbritur në rreth 2.2%. Institucionet ndërkombëtare, si Banka Botërore, kanë rishikuar në ulje projeksionet për performancën ekonomike të vendit, ndoshta 3.5%, që vlerësohet shumë e ulët për një vend në zhvillim si Shqipëria, që ka të ardhurat për frymë më të ulëtat në Europë.

Prej vitesh nuk ka asjë investim madhor të huaj në vend. Gazsjellësi TAP, investimi më i madh në vend me vlerë 1.5 miliardë euro, po mbaron dhe bashkë me të edhe të hyrat në buxhet. Verën që lamë pas të ardhurat nga TVSH-ja e brendshme ranë me më shumë se 30% me bazë vjetore dhe në shtator me gati 50%, duke treguar mungesë të madhe konsumi. Sipas raportit për kontrollin e buxhetit faktik 2018, Kontrolli i Lartë i Shtetit  ka konstatuar se detyrimet e prapambetura të qeverisë llogariten në total në 610 milionë euro. Në fund të vitit 2018 borxhet e papaguara të sigurimeve shoqërore arritën në 14 miliardë lekë ose 110 milionë euro dhe një pjesë e konsiderueshme i përket pushtetit vendor.

Kjo qeveri nuk ka lidhje me rritjen ekonomike, nuk bën asnjë stimul fiskal. Edhe pse taksat i rriti, të ardhurat mbetën në nivelin e 27% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, që llogaritet më i ulëti në rajon. Borxhi ka mbetur në 70% të PBB-së, faturat e koncesioneve dhe të PPP-ve janë në rritje progresive dhe financat publike janë në alarm për mungesë fondesh për të bërë pagesat e rrogave dhe të pensioneve.

Kolapsin e ka pranuar së fundmi edhe ministrja e Financave, Anila Denaj, që deklaroi se për periudhën janar-shtator të ardhurat në buxhet ishin rreth 7.9 miliardë lekë më pak se plani.

Për partinë ‘Zgjidhja’ kjo panorama e zymtë e ekonomisë e ka burimin te mungesa e theksuar e lirisë së tregut dhe e barazisë së konkurencës, shkatërrimi i lirive politike, rënia e demokracisë dhe e shtetit ligjor. Nëse ne nuk çlirojmë liritë politike përmes zgjedhjeve të lira dhe të barabarta, vendi do të përfundojë keq e më keq. Nëse nuk reformohet sistemi i zgjedhjeve, ky vend nuk do të ketë asnjë ditë të bardhë.

Prandaj e kam ftuar shpesh popullin që t’i dalë për zot vendit dhe vetes. Kur ai rrezikon ekzistencën e tij, siç po ndodh sot, populli është në të drejtën e vet që të përdorë çdo lloj rruge që e shpëton nga humnera ku po e çojnë një grusht drejtuesish dhe zyrtarësh të lartë.

Prandaj, me durim dhe këmbëngulje i kam ftuar të gjithë palët në një ‘Pakt Kombëtar’, konsensual e gjithëpërfshirës për tejkalimin e krizës. Partitë e vjetra që e çuan vendin në këtë derexhe duhet të heqin dorë nga uzurpimi i zgjedhjeve dhe të lejojnë që ato të jenë të barabarta dhe të administrohen nga shteti, si në çdo vend tjetër të Europës dhe të rajonit.

Nuk kam për qëllim të nxis panik apo urrejtje, as motivime politike, por të ftoj opinionin e gjerë të kuptojë se në gjendjen ku kemi arritur sot, kur shumica e popullit nuk siguron dot as bukën e gojës dhe një grusht njerëzish kanë gllabëruar gjithçka në mënyrë të paligjshme, nuk mbetet rrugë tjetër veç të shkojmë në luftë e në eksplozion social me pasoja të rënda për të gjithë.

1
Arben Rrozhani: PS-PD, mashtrimet me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it

Arben Rrozhani: PS-PD, mashtrimet me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it

Dy ditët e fundit PS dhe PD debatuan në distancë për reformën zgjedhore që duhet të bëjë Shqipëria, si një nga kushtet më të rëndësishme që duhen plotësuar që Shqipëria të ketë shans që të bisedohet sërish për hapjen e negociatat me BE-në, vitin e ardhshëm.

Në emër të PS-së, kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla, të hënën paradite u bëri thirrje deputetëve të opozitës në parlament që të vijojnë punën për mbylljen e saj deri në fund të vitit, duke bërë ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR. Ai e kufizoi reformën vetëm te financimi i partive dhe për të goditur Lulzim Bashën: “Dua të përshëndes vendimin e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore për të bërë edhe ndryshimet e domosdoshme në ligjin për financimet e partive politike. Duhet ta ndryshojmë se kemi pasur një rast tepër të rëndë dy vite më parë teksa kryetari i PD është në akuzë publike për financime të dyshimta”.

Balla bëri edhe një deklaratë tjetër shumë të rëndësishme për depolitizimin e administratës zgjedhore, që çuditërisht nuk figuron askund tashmë, që është A-ja e reformës zgjedhore, sepse ‘heq hajdutët nga votat” dhe të cilën e kanë kërkuar të gjithë aktorët politikë, hiq ata që kanë pjesë në administratën zgjedhore: ‘Nuk ka kuptim që në një vend demokratik partitë që janë në proces të numërojnë votat e tyre dhe të të tjerëve’,

PD-LSI nga ana e tyre që po përgatitin ofertën e tyre për reformën zgjedhore, nuk kanë tentuar, as si rastësisht, të bëjnë deklarime të tilla.

Oerd Bylykbashi, ish-bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore deklaroi të hënën në mbrëmje se: “Nuk është thelbi Reformës sistemi. Sistemi zgjedhor është zemra, por po s’pati gjak nuk bën punë”, një shprehje indirekte se PD-ja nuk është për të ndryshuar sistemin zgjedhor që është në fuqi. Ai e përforcoi këtë me deklaratën e mëposhtme, duke komentuar propozimet e PS-së: “Financimi i partive politike i trajton në mënyrë të pjeshme, pastaj është presioni ndaj administratës. Ka një rekomandim për depolitizimin e komisioneve, por rekomandimi më i rëndësishëm është presioni i punonjësve të administratës publike”.

Depolitizimi i administratës zgjedhore është një rekomandim i hershëm i OSBE/ODIHR-it, pas sfidave zgjedhore ku votat janë vjedhur dhe trafikuar prej mijëra komisionerëve të emëruar nga partitë që administronin procesin dhe që kanë patur në dorë edhe KQZ-në, e cila ka certifikuar rezultatet, siç kanë dashur këto parti.

Në shtator 2017, në raportin final për zgjedhjet e 25 qershorit, OSBE/ODIHR-I, në një nga rekomandimet kryesore shprehej: ‘Qeveria duhet të analizojë efektivitetin e përpjekjeve të mëparshme për të kundërshtuar abuzimin me burimet e shtetit dhe presionet lidhur me punësimin për votuesit. Ligji mund të ndryshohet për të lejuar emërimin jopartiak të komisionerëve të zgjedhjeve dhe duke numëruar anëtarë të ekipit’.

Këto rekomandime u shtuan pas votimeve qesharake të 30 qershorit 2019.  “Rekomandimet që janë prioritare lidhen me angazhimin e aktorëve zgjedhorë në një dialog gjithëpërfshirës mbi reformën elektorale, garantimin e të drejtës së votuesve për zgjedhje të lirë dhe sekrete, eliminimin e problemeve të vjetra të keqpërdorimit të burimeve administrative si dhe fuqizimin e pavarësisë dhe paanësisë së administrimit zgjedhor dhe gjyqësorit, si dhe hetime efektive të dhunimeve zgjedhore.”-thuhej në raportin e publikuar në shtator.

Rekomandimi kryesor i OSBE/ODIHR-it ishte propozimi për ndryshime ligjore në kodin zgjedhor që të krijohet një administrim i procesit elektoral në mënyrë të pavarur nga forcat politike. “Në përputhje me rekomandimet e mëparshme të ODIHR, në mënyrë që të forcohet besimi i publikut në procesin elektoral, konsideratë duhet t’i jepet formulave alternative për emërimin e anëtarëve të administratës zgjedhore, mbështetur nga masa mbrojtëse procedurale për pavarësinë e tyre”.

OSBE/ODIHR-i i ka thënë qartë rekomandimet e tij, duke kërkuar edhe zbatimin. Por PS-PD, po mashtrojnë publikisht në emër të tyre, duke u marrë me financimet, apo etikën në fushatë, qëllimisht për t’iu larguar thelbit të reformës.

Partia ‘Zgjidhja’ e ka treguar rrugën që duhet të ndjekë reforma zgjedhore që ajo të jetë e vërtetë dhe demokratike. Sipas ‘Paktit Kombëtar’ të propozuar prej saj, reforma duhet të nisë nga shfuqizimi i ndryshimeve kushtetuese të 21 prillit 2008, amendimet e reja kushtetuese për reformimin e sistemit politik dhe vendosjen e një demokracie funksionale; demokratizimin dhe depolitizimin e zgjedhjeve me një KQZ dhe administratë zgjedhore të depolitizuar e tërësisht të pavarur dhe me një proces e ligj zgjedhor që garanton barazinë, ndershmërinë dhe lirinë e plotë të konkurencës mes partive dhe individëve, duke eliminuar favorizimin e partive të vjetra dhe diskriminimin e partive të reja.

Ashtu siç e përsërit OSBE/ODIHR-i në çdo raport të vetin, ‘Zgjidhja’ ka kërkuar një komision gjithpërfshirës të Reformës së Kushtetutës dhe Reformës Zgjedhore dhe jo siç po bëhet sot: një komision që bën PS-ja për hesap të vet dhe një tjetër që bën PD-ja po për hesap të vet, që konvergojnë te hesapet e tyre të përbashkëta: mosndryshimi i sistemit dhe mbajtja peng e zgjedhjeve prej tyre.

Një ditë më parë, gjatë fjalës së saj në konferencën ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor’, e ngarkuara me punë e SHBA, Leyla Moses-Ones, deklaroi se: “…Reforma zgjedhore është bërë projekt kombëtar dhe drejtuesit e Shqipërisë kanë zgjedhur të bëjnë kompromis për hir të së mirës së përbashkët”.

Po, ata kanë ndërmend që të bëjnë një kompromis për hir të mirës së përbashkët që i bashkon, që është e keqja e shqiptarëve. Ndaj nuk duhen lënë që të bëjnë si dekadat e fundit.

*Sekretar i PR i partisë ‘Zgjidhja’

 

0
Arben Rrozhani: Shanset e humbura të industrisë shqiptare të kanabisit

Arben Rrozhani: Shanset e humbura të industrisë shqiptare të kanabisit

 

Të premten e shkuar ligjvënësit francezë votuan pro lejimit të eksperimentit 2-vjeçar të kanabisit farmaceutik. Historia e kanabisit në vendin e dytë më të zhvilluar të BE-së është gati 3 shekullore, që kur ushtarët e Napoleonit, pushtues të Egjiptit musliman, në mungesë të alkoolit, përdornin hashashin, të cilin e sollën në atdhe më 1801, pas mbarimit të pushtimit të vendit afrikan.

Në vitet ‘800, ‘Klubi i hashashit’ në Paris ishte më i famshmi në Europë dhe klientë të tij ishin emra të famshëm si Viktor Hygo, Aleksandër Dyma, Sharl Bodler apo Honoré de Balzak. Madje Bodler shkroi më 1860 librin ‘Parajsa articiale’, për gjendjen kur je nën efektin e opiumit dhe të hashashit.

Në Francën moderne mbajtja dhe përdorimi i kanabist është ende akt kriminal, sipas një ligji të 31 dhjetorit 1970, por kjo nuk ka penguar që atje të ketë rreth 15 milionë përdorues të kanabisit, ndërsa masat ndaj tyre u ulën deri në 200 euro gjobë në vitin 2018.

Kjo ishte pjesë e reformave të premtuara nga presidenti Emmanuel Macron gjatë fushatës elektorale, që u thellua me votën më të fundit të parlamentarëve për lejimin eksperimental të kanabisit farmaceutik dhe pas dy vitesh, ndoshta nisjen e erës së re të legalizimit më të gjerë, siç bënë më parë shumë shtete federale të SHBA-ve, Kanadaja, Holanda, Maqedonia e Veriut apo Greqia.

Legalizimi për qëllime mjekësore do t’u vijë në ndihmë 3000 pacientëve francezë, që vuajnë nga sëmundje të rënda, si epilepsia, dhimbjet neuropatike, skleroza dhe ata që kanë dhimbje të rënda gjatë trajtimit me kemioterapi.

Nëse eksperimenti kalon me sukses, sektori bujqësor francez pritet të marrë autorizimin nga qeveria që të prodhojë vetë kanabisin farmaceutik, pas vitit 2022. Por deri atëherë, Franca, që nuk e lejon prodhimin e kanabisit në territorin e saj, do të duhet ta importojë atë për dy vitet e eksperimentit.

Imagjinoni çfarë ekonomie do të bënte Shqipëria nga eksportimi i kanabisit, qoftë edhe për rastin e Francës, nëse do të ishte krijuar ekonomia shtetërore e kanabisit. Sepse afërmendsh qeveria franceze nuk do të nënshkruante marrëveshje me trafikantët shqiptarë që prej vitesh kanë përmbytur mbarë Europën me marijuanë. Por atë që nuk e ka sot vendi ynë, se ia mohuan politikanët dritëshkurtër, mund ta shfrytëzojnë Greqia apo Maqedonia e Veriut. Kjo e fundit ka lejuar shumë firma që të prodhojnë kanabisin që qëllime mjekësore, por ende nuk ka një ligj për eksportimin e saj, ndërsa Greqia ka licensuar shumë ferma që të bëhet një lider europian i eksportimit të kanabisit.

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, ishte i pari politikan që kërkoi legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe krijimin e ekonomisë shtetërore të saj që në nëntor 2014. Pas pesë viteve Shqipëria ka humbur shumë kohë dhe ka shumë rrezik që vendi ynë të dalë nga harta europiane dhe botërore e ekonomisë së kanabisit. Kokëdhima, pak kokë më parë, u bëri thirrjen e fundit politikanëve shqiptarë që të mos e penalizojnë vendin dhe ekonominë e tij, dhe të bëjnë atë që fqinjët tanë e përfunduan duke vënë në punë logjikën e ftohtë ekonomike.

Ato 1 miliard dollarë që Kokëdhima llogariste se do t’i vinin ekonomisë shqiptare nga legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore, tani janë llogari të Maqedonisë së Veriut, apo të Greqisë. Franca është, pse jo, tregu i tyre i ardhshëm, të paktën për dy vite. Ndërsa Shqipëria e politikanëve që nuk mendojnë për ekonominë kombëtare dhe popullin e tyre, do të çojë atje, azilkërkues të tjerë, siç tha Macron, më 18 tetor, kur na mbylli derën e negociatave. Çfarë dhimbjeje!

*Sekretar i PR i partisë ‘Zgjidhja’

 

 

 

0
Poli Hoxha: Pakti i Kokëdhimës, rruga e vetme për zgjidhjen e krizës

Poli Hoxha: Pakti i Kokëdhimës, rruga e vetme për zgjidhjen e krizës

Gazetari dhe analisti Poli Hoxha në një intervistë për gazetën “Shekulli” flet për situatën politike në vend. Ai thotë se rruga për zgjidhjen e krizës është krijimi i një pakti të përbashkët kombëtar. Sipas tij, një pakt i tillë është propozuar nga Kokëdhima dhe është mbi tryezë

Analisti Poli Hoxha në një intervistë për “Shekulli”-n komenton krizën politike në vend pas dështimit të negociatave Shqipërisë. Teksa flet për reformën zgjedhore, Hoxha shpreh se partitë e vjetra nuk e duan ndryshimin e sistemit zgjedhore, ndërsa fajëson kryeministrin Rama për dështimin e negociatave.

Z.Hoxha, si e komentoni situatën politike brenda vendit pas refuzimit të BE-së?

Situata politike pas dënimit që na dha BE është njësoj siç ka qenë. Rama nuk ka pse të shqetësohet, sepse në fakt ai nuk e donte fare hapjen e negociatave. Se çfarë mendon populli pas asaj që ndodhi, nuk pyet njeri. Nuk ja japin shansin që të “japin mendimin e tyre” nëpërmjet votës, siç po ndodh në Maqedoninë e Veriut. Opozita po sillet sikur i ka shkrehur të gjithë fishekët dhe po kuptohet që e vetmja strategji e saj është që presë “prapa gëmushës”, derisa Rama të bjerë vetë nga pushteti, apo me ndihmën e ndonjë të shtyre nga ndërkombëtarët. Kjo është situata politike, ndërkohë shqiptarët e ndershëm vazhdojnë të jetojnë me valixhe të bërë gati, për t’ia mbathur nga ky vend.

Sipas jush, a ka një marrëveshje të fshehtë Rama-Basha për të mos ndryshuar Kodin Zgjedhor?

Nuk besoj që të ketë marrëveshje të fshehtë. Jo se nëse ka, do të jetë ndonjë çudi, por nuk ka sepse të gjitha partitë tradicionale (kryetarët më saktë) nuk e duan ndryshimin e sistemit zgjedhor. Brenda muajit Dhjetor ndoshta do të kryejnë një Reformë Zgjedhore, duke hedhur në letër disa nga rekomandimet e OSBE-ODHIR, por kjo nuk ka për të zgjidhur gjë nëse kjo reformë nuk do të jetë e thellë dhe e dakordësuar nga të gjithë faktorët e spektrit politik, shoqëria civile dhe klasa intelektuale.

A mendoni se duhet një pakt Kombëtar për zgjidhjen e krizës?

Jo duhet, por është domosdoshmëri dhe e vetmja rrugë për të ndalur turravrapin që ka marrë vendi drejt greminës. Por nuk duan të ndryshojnë statukuonë e rotacioneve. E kanë një projekt-pakt mbi tavolinë, që ju ka nisur prej kohësh Zgjidha dhe Kokëdhima, por nuk ju intereson.

Pse dështuan negociatat me Shqipërinë?

Ishte një vendim i pritshëm, sepse ishte paralajmëruar me kohë. Korrëm atë që kjo qeveri kishte mbjellë me plan dhe ndërgjegje të plotë për 6 vite rresht. Qeverisë shqiptare i ishte bërë e qartë edhe në vitin 2016, edhe vitin e shkuar, se duhej që të plotësonte kushtet reale të vendosura nga Këshilli i BE-së dhe jo të merrej me procedurat burokratike të Komisionit, plotësim formularësh. Duke luajtur me rëndësinë që ndërkombëtarët i japin Reformës në Drejtësi, Rilindja, ka shpresuar se do të mbyllej njëri sy për korrupsionin galopant në nivele të larta, krimin e organizuar që ka kapur jo vetëm shtetin por edhe ekonominë, e mbi të gjitha për çështjen bazë të një demokracie funksionale, kapjen e votës së lirë. Kjo ishte edhe arsyeja pse parlamenti Gjerman dha një “Po” me një “Por” prapa, duke i çuar kushtet nga shtatë në nëntë. Në fakt kushdo e kuptoi qartë që Gjermania i tha “Po” popullit shqiptarë dhe “Jo” kësaj qeverie dhe elite politike. Nga na tjetër edhe Holanda kishte paralajmëruar më herët, me votimin që bëri në parlament për çështjen e vizave, për Shqipërinë. Nuk është çështja se krimi në Holandë mban vetëm emrin “shqiptarë”, por problemi, ajo çfarë i alarmon ata, është se organizatat kriminale atje përdorin vendin tonë si bazë për të pastruar dhe investuar produktet e krimit dhe kështu bëhen të paprekshëm dhe më të rrezikshëm. Kurse Franca nga ana e saj, ka dërguar disa ministra të Brendshëm në Tiranë gjatë këtyre viteve të fundit, për çështjen e inflacionit të azilkërkuesve shqiptarë në atë vend. Por asgjë nuk ka lëvizur. Nuk bëhet fjalë thjesht për “emigrim spontan” siç po e paraqet propaganda e qeverisë, por për një trafik njerëzor të organizuar i cili e ka kokën këtu dhe nuk goditet nga policia dhe drejtësia, siç theksoi edhe ministria e Jashtme Franceze. Pra kupa ishte mbushur dhe nëse ka pasur një debat mes krerëve të shteteve në takimin e Luksemburgut, ai kishte të bënte vetëm me strategji gjeo-politike për rajonin tonë. Kurse për korrupsionin, krimin e organizuar dhe kapjen e votës të gjithë kanë qenë unanim. Siç ishin unanim se Maqedonia e Veriut, nuk kishte në këtë nivel, probleme të tilla. Pra faji nuk është as i Francës, Hollandës e Danimarkës, e as jetim. Është i kësaj qeverisje në radhë të parë dhe klasës politike që na sundon nëpërmjet tjetërsimit të vullnetit të lirë, për të zgjedhur alternativa të reja.

Çfarë mund të bëjë BE nëse mungon vullneti politike për reforma?

Po çfarë mund të bëjë BE më shumë se kaq?! Nëse lexohen me vëmendjen “9 kushtet” e Bundestangut që u pranuan nga të gjitha vendet anëtare, ato në fakt nuk janë fare kushte por një skanim i realitetit në Shqipëri. BE nuk rrëzon qeveri, sado të kriminalizuara qofshin ato. Këtë e bën vetëm populli i vendit që i ka. Ata vetëm të hapin sytë. Brenga e vendeve që ishin për një “Po” të kushtëzuar kishte të bënte vetëm me shpërblimin e popullit më proevropian në botë, si dhe me frenimin e ambicieve të Rusisë dhe aktorëve të tjerë jashtë euro-atlantizmit në rajonin tonë.  Kurse për krimin e organizuar, korrupsionin, kapjen e ekonomisë dhe të pasurive të vendit nga një çetë në pushtet (nuk është PS-ja) nuk ka më asnjë mëdyshje dhe dilemë. Dy ditë më parë gazeta prestigjioze `Spigel` shkruante: Shqipëria ka një kryeministër në detyrë, që nga viti 2013, i dyshuar për mbajtjen e partisë së tij në pushtet përmes krimit të organizuar, veçanërisht mafies së drogës. Këtë në fakt më mirë se të huajt e dinë vetë shqiptarët, të cilët po braktisin vendim masivisht edhe “kur janë mirë” këtu. Kjo ndodh sepse ka humbur shpresa, se realiteti mund të ndryshojë. E vetmja shpresë është rritja e presionit ndaj kësaj klase të korruptuar e tashmë, edhe të kriminalizuar deri në asht, nga ana e miqve të mëdhenj të popullit shqiptarë siç janë SHBA dhe Gjermania. Presioni më i madh duhet të jetë tek çlirimi i votës, sepse vetëm kështu i kthehet Zgjidhja dhe Zgjedhja qytetarëve; vetëm zgjedhjet e lira mund të lejojnë qarkullimin e elitave; daljen në skenë të forcave të reja që e duan Shqipërinë si mëmë dhe jo si një lopë që duhet mjelë.

 Si e parashikoni gjykimin e BE-së kundrejt Shqipërisë dhe qeverisjes së partive?

BE është një union gjigant, që ka edhe hallet e veta dhe po hyn në një proces reformimi. Lajm i mirë në këto kohë është se tashmë anëtarët e saj e kanë kuptuar, se nuk mund të ketë “qetësi” në vendet e tyre nëse në Shqipëri nuk rikthehet demokracia funksionale dhe shteti ligjor. Mafia që ka një qeveri të vetën nuk ka frikë që të “pushtojë” edhe vendet e tyre.  Kanë kuptuar gjithashtu, se partitë e vjetra janë shndërruar në biznese fitimprurëse. Qerthulli është; bli e manipulo vota, merr pushtetin; grabit shtetin e gjithë pasuritë e Shqipërisë; me paratë që fiton bli sërish vota për të blinduar pushtetin qeverisës a politik, e kështu pambarim. Të gjitha këto në bashkëpunim tashmë, edhe me krimin e organizuar. Kanë kuptuar se Shqipëria është shndërruar në një “minë me sahat”, sepse është kriminalizuar jo vetëm qeveria por edhe ekonomia. Qeveria Rama po kalon vijën e kuqe të “stabilokracisë” dhe mund të kthehet shumë lehtë në një faktor destabiliteti. Krimi i organizuar edhe pse vesh kostumin e qeveritarit, nuk njeh BE e SHBA. Ndaj në Uashington e në Berlin, tashmë është ndezur drita e kuqe për Shqipërinë.

A po merr masa qeveria për zgjidhjen e problemeve që ka vendi

Po natyrisht, që po merr masa!!! Ndërkohë që opinioni vendas dhe ai evropian ziente për çështjen e mos hapjes së negociatave, kjo qeveri firmosi edhe dy koncesione të tjera krejtësisht abuzivë e mafiozë. Askush të mos presë më nga një qeveri e një kryeministër, që nuk bën as gjoja sikur reflekton. Që mund të fajësojë edhe bashkëshorten e Macron, por gishtin nuk e kthen kurrë nga vetja. Të vetmet masa që po marrin është përshpejtimi i projekteve për të grabitur Shqipërinë, sepse dinë që koha po ju mbaron. Nëse Rama “zbuloi” në sistemin e drejtësisë organizatën `KÇK` (kap çfarë të kapësh), ai vetë drejton organizatën `GÇG` (Grabit çfarë të grabitësh)

Si e shikoni të ardhmen e negociatave? A kemi shpresa për vitin tjetër?

Negociata mund të hapen vitin tjetër për arsye gjeopolitike të BE-së dhe SHBA-së, por për atë që mund të shpresojmë se mund të bëjë kjo qeveri si reflektim, nuk asnjë shpresë. Përkundrai deri atëherë gjërat kanë për të qenë edhe më keq, nëse vazhdon kjo mënyrë qeverisje.

1
Vladimir  Lulaj: Të rikthejmë kushtetutën dhe shtetin juridik

Vladimir  Lulaj: Të rikthejmë kushtetutën dhe shtetin juridik

Historia 29-vjeçare e shtetit ende të pakonsoliduar juridik të Shqipërisë ka prova dhe fakte të shumta, që tregojnë destruktivitetin e pandëshkuar të pushteteve të përkohshëm politikë, që kanë shkelur cakun ku fillon kufiri strategjik i interesave të shtetit ligjor. Ata e kanë bërë këtë dëm nga vendit, jo vetëm se janë të paditur dhe injorantë politikë, por se kanë vepruar me paramendim dhe me dashje, duke mbivendosur pushtetin e përkohshëm politik mbi pushtetet e pavarura shtetërorë.

Shqiptarët e dinë se partitë e vjetra politike nuk janë ‘shteti dhe sundimtarët e tij’, por ushtria politike e militantëve dhe e shërbëtorëve të pushtetit. Partia ‘Zgjidhja’ këmbëngul që partitë politike të jenë ligjërisht të ndara nga shteti, që të mos kenë asnjë shans ligjor për të patur struktura paralele brenda institucioneve strategjike funksionale të shtetit juridik.

Që nga marrëveshja antikombëtare e 9 marsit 1997, klasa e sotme politike, gjithmonë i ka fituar të gjitha betejat me Republikën; sepse Sovrani popull asnjëherë nuk është lejuar prej tyre që të vendosë me votën e tij kontrollin dhe diktaturën e demokracisë ligjore mbi alternativat partiake.

Referuar nenit 2, pika 2 të Kushtetutës, ku përcaktohet: “2. Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet  përfaqsuesve të tij ose drejtërsëdrejti.”; si dhe duke mbajtur qartasi parasysh nenin 70/1 të Kushtetutës , ku sanksionohet dispozita: “1. Deputetët përfaqësojnë popullin dhe nuk lidhen me asnjë mandat detyrues.”; vetëkuptohet se parlamenti nuk ka karakter të përgjithshëm politik dhe as për mision të merret drejtpërsëdrejti me qeverisjen ekzekutive të shtetit. Partia ‘Zgjidhja’ ka bindjen e plotë se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është pasuria më e madhe juridike e oopullit, por, për fat të keq, gjatë 21 viteve, nga 28 nëntori i vitit 1998 deri në tetor të vitit 2019, (konkretisht në vitin 2007, më 21 prill 2008, në vitin 2012 dhe 2016,) pushtetet politike destruktive të triadës PD-PS-LSI katër herë i kanë “çarë” muret e shenjta mbrojtëse të ‘kështjellës’ Kushtetutë, por nuk janë ndëshkuar asnjëherë. Prandaj ‘Zgjidhja’ kërkon që të përkufizohet me nen kushtetues ndarja e partive politike nga shteti.

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dinë faktin se pas 21 prillit 2008 Shqipëria nuk ka asnjë deputet të zgjedhur drejtpërdrejt nga populli, ndaj kanë kërkuar dekriminalizimin e parlamentit dhe të forcave politike, duke ushtruar presion për ndryshimin racional të Kushtetutës. Por Kuvendi i Shqipërisë thjesht aktivizoi një komisionin të posaçëm parlamentar me Ekspertë të Nivelit të Lartë; të cilët, më datën 24 shtator 2015, paraqitën materialin shpjegues për ndryshimet e reja kushtetuese që, në brendinë  e vet, duket goxha më i mirë se 58 nenet e hartuara për ndryshimet e miratuara kushtetuese në vitin 2016.

Teorikisht këto dispozita të reja kushtetuese kanë ‘ndëshkuar e përmirësuar’ vetëm strukturat e sistemit të korruptuar të pushtetit shtetëror gjyqësor, por nuk marrin në mbrojtje shtetin tonë ligjor, sepse prurjet e gjetura s’janë në gjendje të ringrenë një kushtetutë solide dhe të aftë për të çliruar kuvendin nga “zgjedha” e pushteteve të përkohshëm politikë joshtetërorë.

Vetëm partia ‘Zgjidhja’ zotëron dhe ofron alternativën racionale për “asgjësimin” e partive antipopullore dhe destruktive, ndërtimin dhe funksionimin në standarde të larta demokratike të shtetit të munguar juridik të Shqipërisë.

Ajo ka kërkuar, përmes ‘Paktit Kombëtar’, që përveç reformës zgjedhore, të bëhet edhe një reformë e thellë kushtetuese. Këtë duhet ta bëjë një qeveri teknike me bazë të gjerë dhe s’mund ta bëjë as komsioni aktual i drejtuar nga PS-ja dhe as propozimet që PD-ja bën nga SHQUP-i. ‘Zgjidhja’ ka kërkuar që të mandatohet nga parlamenti një komision i ri i Reformës së Kushtetutës dhe Reformës Zgjedhore, që duhet të jetë gjithëpërfshirës, i drejtuar  nga një konstitucionalist pa parti, me përfaqësues të partive politike parlamentare dhe joparlamentare, konstitucionalistë, intelektualë të shquar nga diaspora, përfaqësues të shoqërisë civile, të medias, gjyqësorit dhe të Akademisë së Shkencave.

Vetëm duke ringritur kushtetutën, ne do të arrijmë që të ringrejmë edhe shtetin juridik, atë që sot e kanë ende pronë të tyre partitë e vjetra, duke u mohuar shqiptarëve të drejtat elementare kushtetuese në një demokraci reale.

*Nënkryetar i partisë ‘Zgjidhja’

0
Arben Rrozhani: Reagimi politiko-ekonomik ndaj rrudhjes së Shqipërisë

Arben Rrozhani: Reagimi politiko-ekonomik ndaj rrudhjes së Shqipërisë

 

Një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara tha se në një ditë nga Shqipëria largohen 38 emigrantë më shumë se ato që kthehen. Sipas projeksioneve të zyrës “World Population Review”, nga 1 janari deri më 4 tetor 2019, popullsia e vendit tonë u pakësua me 2500 persona. Pakësimi i popullsisë vjen kryesisht për shkak të emigracionit të lartë, duke sfiduar edhe shtesën natyrore pozitive të këtij viti, me 92 foshnja të lindura në ditë, teksa vdiqën 63 persona. Si përfundim numri i vdekjeve dhe i emigracionit neto e kaloi numrin e lindjeve, duke bërë që popullsia e vendit të ketë një rënie në terma të përgjithshëm.

Është e stërthënë që popullsia e Shqipërisë po zvogëlohet nga emigracioni në nivele të larta dhe numri i ulët e lindjeve, ndërsa pritet shumë shpejt që numri i vdekjeve të kapërcejë numrin e lindjeve duke e çuar vendin në një shtesë natyrore negative, rreth vitit 2027. OKB ka bërë parashikime të frikshme, sipas të cilave në skenarin pesimist, brenda 100 viteve Shqipëria do të ketë më pak sesa 1 milionë banorë.

Shkaku kryesor i shpopullimit dhe pakësimit të popullsisë, padyshim u mbetet politikave qeverisëse të dekadave të fundit, që kanë rritur hendekun ekonomik mes një grushti të pasurish dhe një shumice gjithnjë e më të varfër, mungesës dhe degradimit të shërbimeve publike bazë si shëndetësia dhe arsimi, papunësia e lartë dhe rrogat e ulëta, por mbi të gjitha vrasja e shpresës se një ditë këtu do të bëhet më mirë. Si përfundim kemi largimet masive gjatë dekadës së fundit, emigrimin familjarisht apo të brezit të ri dhe kualifikuar si dhe dëshirën e çifteve të reja për të patur më shumë se një fëmijë, për shkak të pamundësisë ekonomike.

Kjo e fundit nuk është tipike shqiptare, por vende të ndryshme kanë zbatuar politika të ndryshme nxitjeje për shtesën natyrore positive të popullsisë.

Një simbolik shembull vjen nga Lestijarvi, një komunë e vogël rurale në Finlandë, 574 km katrorë që ka marrë emrin nga liqeni. Tani ajo numëron 725 banorë, si komuna e dytë më e vogël në Finlandë. 6 vite më parë atje rreth 60 familje morën 10 mijë euro për 10 vite. Pas kësaj nisme, në arsimin parashkollor janë 12 fëmijë, që lindën në vitin kur nisi aplikimi i pagesës për çdo fëmijë.

Nisma tjetër është nga Hungaria, ku qeveria vendosi t’u ofrojë çifteve të martuara kredi pa interes prej rreth 30 mijë euro, nëse ata bënin tre fëmijë. Ndërsa shkalla mesatare e lindshmërisë në BE është 1.59, ndërsa në Hungari është 1.49 fëmijë për çift. Çifti duhet të plotësojë kritere specifike për të marrë kredinë, si të jenë të martuar, njëri nga bashkëshortët duhet ta ketë martesë të parë dhe gruaja duhet të jetë e moshës midis 18 dhe 40 vjeç. Nisma pati sukses, sepse, vetëm 15 ditët e para të korrikut të kaluar, me hyrjen në fuqi të ligjit, rreth 2.400 familje bënë kërkesë për financim.

Bota ofron edhe shumë shembuj të tjetër me stimuj materialë, por e rëndësishme është ajo që mund të aplikojë Shqipëria që rrezikohet nga shpopullimi dhe rrudhja te popullsia që kishte në vitet ’40 të shekullit të kaluar.

Në Shqipëri, pas viteve ’90, nuk ka patur politika të stimulimit të lindjeve dhe përkrahjes sociale për nënat. Pas vitit 2000 u vendos një bonus simbolik prej 5 mijë lekësh, i cili, po t’i besojmë kryeministrit aktual, nuk është dhënë në shumicën e rasteve për bebet e lindura, duke e çuar borxhin e bashkive ndaj prindërve në 5 milionë dollarë.

Nga 1 janari 2019, me nismën e qeverisë ‘Rama’ çdo çift do të marrë 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë fëmija i dytë, dhe fëmija i tretë 120 mijë lekë. Një shumë simbolike ende nuk dihet se sa shumë kushton një fëmijë në një vend ku ka mungesa të theksuara të shërbimeve publike, çmimet janë edhe më të shtrenjta se në vendet e pasura të BE-së.

Partia ‘Zgjidhja’ e ka deklaruar se shkaku kryesor që shqiptarët po lënë atdheun dhe ata që ikën dikur nuk kthehen është se këtu nuk ka më shpresë prej qeverisjes së keqe dhe mungesës së lirive politike dhe ekonomike. Ndaj “Zgjidhja’ ka propozuar një pakt të madh kombëtar për demokratizimin e vendit, duke larguar elitën e korruptuar politike dhe duke rikthyer te shqiptarët të drejtat e mohuara, përfitimet prej të mirave materiale publike dhe pasurimin e tyre. Ardhja e një qeverie të përgjegjshme dhe popullore do të rikthente shpresën dhe besimin, por edhe shqiptarët e larguar në të katër anët e botës. Por deri atëherë duhen politika stimuluese, ‘sipas vlerës së tregut’ që popullsia të mos shkojë sipas parashikimeve pesimiste të OKB-së. Mund të përdoret si stimul shembulli finanlandez, ai hungarez, apo dhjetra të tjerë. S’ka rëndësi. Rëndësi ka që Shqipërisë t’i ndalet pakësimi drastik i shtesës natyrore, vendi të ketë më shumë lindje se sa vdekje dhe të mos katandisemi si një shekull më parë.

*Sekretar i PR i partisë ‘Zgjidhja’

 

0
Rezart Prifti: Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti: Lapërdhosja e shtetit

 

Këto ditë të bukura tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që nuk është në interes të individit, të shqiptarit, të ekonomisë, të familjeve që dëgjojnë opiumin e darkës dhe të lajmeve të stisura.

Erdhi gjermani apo jo, erdhi francezi apo jo, u mërzit serbi apo jo, u bë shengeni apo jo, do na e japin vendimin sot apo nesër, e ka fajin Makroni apo jo. Madje me kompleksin e inferioritetit dhe skuthinë e punistëve komunistë vajtëm deri aty sa ja vumë fajin edhe gruas së Makronit. Palo burrë ai që e bën këtë punë dhe grua pa respekt për veten ajo që merret me këtë punë!

Megjithatë, për mua pak rëndësi kanë të gjitha këto dhe mbi të gjitha gruaja e Makronit, ta mbajë me shëndet. Për mua ka rëndësi kjo që po ndodh në këtë shoqëri dhe në këtë vend të nakatosur në këtë lloj forme.

Jo këtij vendi, se vendit nuk kanë çfarë i bëjnë, por nëse këtyre njerëzve që jetojnë në këtë vend u ka bërë dikush keq dhe ka qenë ndonjë anti-shqiptar më i madh se kushdo okupator, ata kanë qenë shtetarët tanë. Më anti-shqiptari i shqiptarëve ka qenë shteti ynë. Nuk e kam fjalën për namin që kanë lënë në kancelaritë e botës por për sjelljen ndaj shqiptarëve këtu.

Nëse ka patur një pikë më të ulët kjo shoqëri ka qenë komunizmi i qoftë largut dhe shteti i sotëm.

Ky i sotmi nuk është hajdut, por grabitqar. Merr përshembull, korporatën e famshme të investimeve që duan mallagarët ta krijojnë. Është institucionalizimi ligjor i grabitjes së pronës, vjedhjes me letra dhe zhvatjes së shqiptarëve. A thua ti se ky shtet po menaxhon këto që ka dhe tani do të menaxhojë dhe çka mbetur nga kjo çikë Shqipëri.

Ky i sotmi është hipokrit dhe jo i vërtetë. Në mbretërinë e mbretit lakuriq thuhet çka nuk besohet dhe besohet çka nuk mendohet. Jetojnë bukur dhe të shkëputur nga realiteti, nuk e njohin qoftë dhe jetën e një shqiptari që punon dhe rrit fëmijët, as të një biznesi që krijon vlerë të shtuar dhe punëson njerëz.

Ky i sotmi është mashtrues dhe jo gënjeshtar. Mashtrues se me të njëjtat të dhëna të rënies ekonomike dhe degradimit shoqëror i merr dhe i bën film propogande për shplarje masive.  E di pse mashtrues? Gënjeshtari kur gënjen e di që pala tjetër do e besojë si rishtare në proces. Ndërsa mashtruesit ordiner, siç janë këta, nuk e dinë që pala tjetër nuk e beson. Pala tjetër kur të klasifikon si mashtrues do të thotë se ti e ke përsëritur gënjeshtrën në mënyrë të ndërgjegjshme dhe si i tillë je mashtrues. Por mashtruesi në këtë rast nuk është i ndërgjegjshëm për ndërgjegjshmërinë e palës tjetër, pra nuk e kuptojnë akoma që njerëzit nuk i hanë më filmat e tyre të propogandës, se e dinë që këta u premtuan diellin dhe i lanë në hije.

Mirëpo, këta shtetarë nuk janë vetëm kaq, por dhe të papërgjegjshëm dhe po marr guximin të them dhe të këqij! Si mundet shteti më i korruptuar dhe më i papërgjegjshëm ti kërkojë llogari atij që punon? Si mundet që shteti më i korruptuar të shtypi lirinë e individit dhe sipërmarrjes? Si mundet që shteti që është në paligjshmëri totale të kërkojë ligjshmëri në emër të popullit? Si mundet që ky shtet të jetë aq punist dhe aq ndëshkues me ata që e mbajnë në këmbë dhe në kundërshti me çdo lloje principi i shërbejnë? Se duhet të ishte e kundërta, ky shtet ti shërbente kësaj shoqërie.

Po ja ti marr disa shembuj me rradhë!

Kur ky shtet qorrazi nxorri jashtë ligjit bizneset e basteve me paaftësinë më të madhe i nxorri ata në tregun e zi dhe si ka qenë ishte. Të gjitha paratëe pista dhe kumari sot lodron në tregun e informalitetit ku vetëm shteti nuk përfiton. Ndjesë, shteti përfiton se merr llokmat e të zinjëve, por taksat që duhet të ishin për të mirën publike nuk jane më. Shifra të frikshme qarkullojnë nga kjo industri dhe analistëve të ekonomisë nuk u dalin ekuacionet e parashikimeve se ndryshe janë statistikat zyrtare dhe ndryshe ato poshtë tavolinës.

Drejtoria e tatimeve deklaron se ka rishikuar këstin e tatim-fitimit për 8’000 subjekte. Përpos debatit që ky këst është haraç i parapaguar nga një fitim që nuk ekziston nga ai që rropatet në punë e biznes drejt një shteti të korruptuar, drejtoria nuk i rishikon ndonjëherë në ulje këstet por vetëm në rritje. Vetëm të marrin, vetëm të grabisin nga djersa e atyre që punojnë sepse paratë e djersës së punës i menaxhon më mirë shteti sesa ai që i ka fituar. Pra nëse nuk realizohet plani që ka ardhënga lartë si në kohën e qoftëlargut, shtrydhi këta që janë të ligjshëm.

Drejtoria e tatimeve thotë se do të mbyllë bizneset që nuk lëshojnë kuponin për herë të dytë dhe deri sa të bëhet likuidimi i masës së gjobës nuk do të hapet, madje as në gjykatë nuk ke nevojë të shkosh thotë! Prapë, masa dhe aksion për kuponin tatimor! O tempora o mores! A e kupton ti i dashur lexues se ku po jetojmë? Lukunia tatimore dhe njësia e hetimit tatimor ose si njihet ndryshe “skuadra e vrasjes së biznesit me përgjegjësi të kufizuar” do turret në fushatën e radhës së therorit. Do ta bëj si e bëjnë gjithmonë që me qerren e shtetit do t’i bien fakirit. Do ta bëjnë si e bëri AKU me furrën e lagjes time, ose 5 mln lekë gjobë ose nga një 100 mijë lekësh për kokë për dy inspektorët, ose si e bëri polici me mua ose 1000 euro ose të prish murin e hapësirës publike. Ik e ankohu po deshe! Nuk ka nevojë për gjykatë thotë, njësoj si në kohën e të sëmurit qoftëlarg, këta janë vetë inspektorë, vetë prokurorë, vetë gjyqtarë dhe vetë përfitues. Ai e di ç’ka është më e mira për mua, për ty, për ne!

Unë e di që ti do vish prap te unë, ashtu siç ke ardhë çdo tre ditë me lloje soje tabore inspektoriatësh dhe inspektorësh. Por sikur energjitë që shpenzon për të më rënë mua individualisht ti shpenzoje për heroinën dhe kokainën që sot qarkullon në Tiranë, Elbasan dhe Durrës do i kishe bërë një të mirë të madhe këtij vendi dhe fëmijeve të tu nesër dej, nëse ke pak dhembshuri dhe dashuri për ta dhe se ku do të rriten ata.

Në kushtet e kataklizmës së këtij vendi, ku parregullsia dhe padija janë në kulm, ti mbetesh përherë në dorë jo të ligjit por të vullnetit të mirë të taksidarit, i cili kur vjen me mendjen e shtetarit që unë sot jam mbret dhe ty do të shtyp nuk ke shpëtim.

Me ç’guxim ky shtet kërkon nga unë, nga ti, nga ne?!

Çfarë jep ky për mua, për ty, për ne?

Ky shtet i rriti taksat për mua, për ty, për ne. Për ne që jemi brenda këtij sistemi ligjor dhe të rregullt përherë. Nuk u përkthye në zhvillim dhe as në rritje të ardhurash, statistikisht këto të fundit kanë ngelur në nivelin 27% tëPBB.

Ky shtet është debitori më i madh te unë, te ty, te ne!

E di ti që debitori më i madh në tatimet e këtij qerrata shteti është ARMO? Po ARMO nuk është private, por është kompania që vjedh këtë vend dhe menaxhohet nga lloje soje grupesh kriminale…

E di ti që debitori i dytë më i madh është OSHEE? Edhe kjo është kompani shtetërore që nën petkun e shtetit vjedh shqiptarët pa i bërë syri tërr.

E di ti që në vend të tretëështë kompani nafte që shfrytëzonte rafinerinë…

E di ti që më pas vjen kompani bastesh, energjie, BELLE AIR i famshëm, e Bankers Petroleum, etj…

Ke parë apo dëgjuar ndonjë aksion në lidhje me këto? Ke parë të gjobitet apo të ndëshkohet njeri në lidhje me këto? Sikur unë tek biznesi im të vonoj qoftëdhe me 5 minuta deklarimin e një sigurimi ose çfarëdo lloje gjëje, automatikisht gjobitem nga sistemi Kafkian dhe kaloj lloje soje inspektimesh dhe maratona terrori me lloje e soje inspektori.

Ky shtet ka 1200 ente publike të cilat nuk paguajnë sigurimet shoqërore të punonjësve të tyre, përfshirë bashki, universitete, ujësjellësa, ministri, reparte ushtarake, zyra arsimore, komisariate policie, e dreq e shejtan!

Kush je ti mor dreq që i mban djersën individit, i cënon të ardhmen dhe e çon drejt pleqërisë të falimentuar?

Ke parë ndonjë aksion nga “forca e aksioneve të shpejta” të qeverisë?

Ke parë të mbajë njeri përgjegjësi kur shkarkohet njeri nga puna në mënyrë të padrejtë?

Ke parë ndonjë aksion nga “forca e aksioneve të shpejta” duke qenë se borxhet akumulohen?

Nëse shteti nuk realizon planin, nuk mban përgjegjësi. Taksa e pronës nga bashkitë, siç pritej nuk u realizua plani dhe si rrjedhim bashkitë rritën taksën, pra ua ngarkon atyre që janë të rregullt e të ligjshëm.

Nëse shteti të pushon nga puna me të pa drejtë nuk mban përgjegjësi, nëse shteti të vjedh nuk mban përgjegjësi, nëse shteti nuk paguan tatimet nuk mban përgjegjësi, nëse shteti nuk paguan sigurimet nuk mban përgjegjësi, nëse shteti nuk të mbron nuk mban përgjegjësi. Kjo organizatë që nuk ka asnjë lloj përgjegjësie me sa di unë nuk quhet shtet, ndoshta organizatë mafioze, grupim zhvatje, ose… ose… vija emrin vet.

Demontimi i paprecedent që i erdhi këtij shteti, shkëputja nga realiteti e drejtuesve dhe mos-reflektimi po sjell përherë e më shumë një amok socio-ekonomik. Mungesa e vizionit, e shpresës, e zërave dhe mendjeve tëarsyeshme, mungesa e alternativës ka sjellë këtë psikozën e madhe të shtetit që të shtyp, e shtetit që bën aksione, e shtetit që jep urdhëra, e shtetit me qerren e madhe që të vret. Të vret fizikisht, ekonomikisht, socialisht dhe moralisht.

Shteti shërben dhe një shtet i fortëështë kur individi është i fortë dhe mbi të gjitha kur biznesi është i fortë.

Unë, ti, ne e zbatojmë ligjin se jemi të ndershëm!

Unë, ti, ne i paguajmë taksat! – më beso që i paguaj dhe dua ti paguaj se ashtu jam edukuar.

Unë, ti, ne e respektojmë njëri-tjetrin!

Po shteti pse nuk e zbaton ligjin, pse nuk paguan detyrimet dhe pse nuk na respekton?

 

 

 

 

0
Vladimir Lulaj: ‘Mini-Shengeni’ ballkanik, një ‘grackë sllave’ kundër BE-së

Vladimir Lulaj: ‘Mini-Shengeni’ ballkanik, një ‘grackë sllave’ kundër BE-së

 

Gjesti më i padobishëm, në kuadrin e politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë që duhet të ketë synim integrimin e plotë të vendit tonë në Bashkimin Europian, padyshim ishte vajtja e kryeministrit Edi Rama në Novi Sad, ku u takua me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe u ra dakort për ‘Mini-Shengenin’e Ballkanit Perëndimor.

Presioni i diplomacisë serbe, i mbështetur nga Moska, synon të “shpëtojë” të ardhmen e karierës së dështuar politike të despotit antipopullor dhe prosllav Edi Rama; i cili, në planin e veprimtarisë së brendshme është totalisht një figurë politike totalisht e dështuar, për shkak të keq-qeverisjes në raport me interesin e përgjithshën të popullit dhe atë kombëtar, siç është mbrojtja pa rezerva e Republikës së Kosovës. Mjeti për realizimin e këtij synimi ishte trysnia e zhvilluar në Novi Sad,  ku Vuçiq, në dakortësi me Ramën dhe Zaev, hoqën haptazi dorë nga veprimtaria përgatitore, në kuadër të CEFTA-s, për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Ka ardhur momenti historik që populli shqiptar të kuptojë faktin strategjik se Shqipëria nuk është “domeni privat”  i despotit Edi Rama dhe as i varur nga strategemat personale të këtij politikani destruktiv, që luan me fatet e kombit, duke e vënë interesin e vet politik mbi interesin e përgjithshëm dhe ardhmërinë europiane të Shqipërisë.

Duhet kuptuar qartë se kancelarja Merkel, disa herë rresht e ka ndihmuar Republikën e Shqipërisë dhe personalisht Edi Ramën, duke e këshilluar, në takimin e Berlinit në vitin 2017, të zbatojë detyrat brenda Bashkimit Europian; e cila e ka konsideruar veprimtarinë në kuadër të CEFTA-s si një paradhomë përgatitore në planin ekonomik, material, administrativ dhe gjeopolitik të vendeve aspirante për integrimin e plotë europian.

Jo domosdoshmërisht kariera politike vetiake e Edi Ramës lidhet me integrimin në Bshkimin Europian të Shqipërisë..; sepse faktet historike po dëshmojnë se politikani dhe kryeministri i pushtetit politik të Partisë Socialiste nuk ka ndërgjegjen juridike të shtetit të munguar ligjor dhe as vizionin e një shtetari lider besnik deri në vdekje ndaj Sovranit Popull dhe kauzave strategjike kombëtare, siç është e tillë edhe futja e Shqipërisë në Bashkimin Europian..

Sipas Edi Ramës,  teorikisht, “Mini-Shengeni ballkanik” do të realizohet brenda vitit 2021 dhe do jetë vazhdim i procesit të Berlinit, që, shprehur me diskursin e tij personal, mundëson lëvizjen e lirë të njerësve dhe mallrave brenda kësaj hapësire.

Vini re me kujdes se si, në kuadrin e gjithë politikës së jashtme të Shqipërisë ai e kufizon  rastin e “Mini- shengenit ballkanik’, brenda hapësirës elektorale të vitit 2021, gjë që nënkupton “suksesin” evolutiv eventual të arritur nën qeverisjen e tij.

Duke patur dështime spektakolare në politikën e brendshme, kryeministri despot, që e ka rrëzuar Republikën së bashku me Sali Berishën me marrëveshjen antikombëtare Berisha-Rama të 21 prillit 2008., në Novi Sad iu kundërvu haptazi politikës së Bashkimit Europian, duke deklaruar se: “I zoti e nxjerr gomarin nga balta’; se “nuk na ka mbledhur ndonjë kujdestar nga Brukseli, por nevoja për të rritur ekonominë, për të ulur papunësinë, për të luftuar krimin e organizuar trasnacional, për të luftuar emigracionin e paligjshëm dhe për të garantuar në këtë rajon katër liritë themelore që janë në bazë të Europës së bashkuar..”.

Partia ‘Zgjidhja’ ka deklaruar se Edi Rama ndryshe flet, ndryshe ndien, ndryshe bën demagogji politike dhe të kundërtën e asaj që mëton publikisht realizon në praktikën qeverisëse.

Edi Rama deklaron se gjoja po nismon ‘Mini-Shengenin’ ballkanik për të luftuar krimin e organizuar transnacional.. Me këtë rast bën insinuatë kundër vendeve të BE-së dhe nuk merr përsipër të hetojë vjedhjen e votave, kryerjen e reformës zgjedhore sipas parimeve të OSBE dhe ndërtimin e shtetit të munguar juridik, duke shpënë përpara drejtësisë “peshqit e mëdhenj” që kanë lidhje me kanabizimin e Shqipërisë dhe inkriminimin e Kuvendit me deputetë të pazgjedhur nga Sovrani Popull, por të enëruar nga kryetarët e PS-PD-LSI.

Deklaratat për gjoja rritjen e ekonomisë shqiptare, nuk kushtëzohen me hapjen e kufijve të Shqipërisë dhe heqjen e doganave ndaj prodhimeve që eksporton Serbia, apo se ‘shengeni ballkanik’ do t’i mundësojë Shqipërisë që 2 milionë turistë, që vizitojnë Beogradin çdo vit, do të udhëtojnë drejt Shqipërisë, në rast se kufiri Serbi-Shqipëri nuk do të ekzistonte.

Edi Rama harron se midis Serbisë dhe Shqipërisë ndodhet Kosova, Dardania historike, që ka probleme kruciale me tre vende të CEFTA-s, konkretisht me Serbinë, Bosnjë Hercegovinën dhe Moldavinë, shtete këto që nuk e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës,  madje nuk lejojnë që Dardania shqiptare, ose kjo republikë gege, për shkak se ka vendosur në vulat doganore emrin Kosova, të eksportojë mallrat e saj në Serbi e Bosnje-Hercegovinë, por as nuk lejojnë që të transportohen eksportet e Kosovës nëpërmjet hapësirave tokësore dhe ajrore të këtyre vendeve.

Asnjë fjalë pozitive nuk ka thënë Edi Rama në mbrojtje të interesit ekonomik të shtetit tjetër shqiptar, të Kosovës, lidhur me shkeljen e rregullave të CEFTA-s në marrëdhëniet e lëvizjes së lirë të mallrave; e cila është venë në pozita diskriminuese nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina; të cilat, duke filluar nga data 4 dhjetor 2008,  në kundërshtim me parimet e CEFTA-s, kanë bllokuar eksportin e mallrave kosovare. Ndaj Prishtina, përshtatur me parimin e reciprocitetit, ka vendosur aplikimin e taksës 100% ndaj mallrave me origjinë importi nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.

Edi Rama ka mbështetur presionin e presidentit Vuçiq të Serbisë, duke ushtruar trysni kundër qeverisë së Prishtinës, për të hequr taksën 100% të mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, pra ka qenë dakort me diskriminimin e Kosovës nga Serbia.

Kulm përbën fakti se Edi Rama, me veprimet dhe mosveprimet e tij kundër interesave të qeverisë së Prishtinës, mëton faktin se nuk di, ose bën gjoja sikur nuk e di, se si funksionon CEFTA, si një mekanizëm i përkohshëm për t’u integruar në Bashkimin Europian. Ky mjet politiko-ekonomik gjeostrategjik funksionon në tre nivele: me Komitetin e Përbashkët, që udhëhiqet me rotacion; me nënkomisione të departamenteve me karakter ekonomik doganor lidhur me teknikat e tregëtimit dhe parandalimit të barierave jotarifore, si dhe me Sekretariatin e CEFTA-s, që ndodhet në Bruksel. Duke i harruar të gjitha këto parametra me thelb të përgjithshëm juridik dhe politik, Rama në Serbi tha: “..nuk na ka mbledhur ndonjë kujdestar nga Brukseli..”; gjë që diplomatikisht nënkupton se ka folur për të dëgjuar kryesisht jo Bashkimi Europian, por “veshi i Rusisë”..; që punon për të rritur prezencën dhe zonën e saj të influencës në Ballkanin Perëndimor.

Mbase nuk jemi shumë larg të vërtetës, nëse deklarojmë se politikani narcist Edi Rama ka dyzime të deklaruara dhe pavendosmëri strategjike, lidhur me integrimin e Shqipërisë në BE..; të cilin ai e sheh si një “operacion ndërkombëtar të rivalizuar nga Moska..; e cila është e gatëshme t’i ofrojë despotit të Shqipërisë narrëveshje për integrimin në Bashkimin Ekonomik Euroazian (EAEU).

Qëndrimet prosllave të despotit të Rilindjes janë të dukshme, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e karrierës së vet të ardhshme politike. Duke mbajtur parasysh se më datën 21 gusht 2019 ambasadori i Rusisë në Serbi, nëpërmjet Radios Europa e Lirë (REL), deklaroi se: “Beogradi pritet të nënshkruajë më 25 tetor 2019 një pakt të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroazian (EAEU) të udhëhequr nga Moska.”. Sipas ambasadorit të Rusisë në Serbi, ky vend, do të hyjë në tregun e Euroazisë, (themeluar në vitin 2015 nga Moska me anëtarë Rusinë, Armeninë, Bjellorusinë,Kazakistanin dhe Kirgistanin,) që ka 182 milionë konsumatorë dhe Produkt të Brendshëm Bruto në masën 1.9 mijë miliardë USD.

Për partinë ‘Zgjidhja’, ‘Mini-Shengeni ballkanik është “grackë sllave” dhe kundër rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimit Europian, ndaj Këshilli i Europës, në dobi dhe në përkrahje të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, mund dhe shpresojmë të vendosë pranimin e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo nuk nënkupton se BE ka simpati për despotin aktual prosllav të Shqipërisë, por ka besim te aspirata demokratike e popullit shqiptar, të cilit, duke i deklaruar nëntë kushtet e pranimit, i mëton mesazhin se ka si detyrë historike të votojë kundër klasës së vjetër politike, duke rrëzuar nga pushteti despotin destruktiv Edi Rama dhe elitën e vjetër politike.

*Nënkryetar i partisë ‘Zgjidhja’

0
Av. Gylsen Zhllima: Elita e vjetër politike, kryefajtore për mosçeljen e negociatave

Av. Gylsen Zhllima: Elita e vjetër politike, kryefajtore për mosçeljen e negociatave

Qeveria shqiptare duhet të kuptojë se vendosja e parakushteve për çeljen e negociatave me BE-në është një realitet i pashmangshëm për Shqipërinë. Është bërë e qartë tani, tre ditë përpara mbledhjes së Këshillit të Europës, që shumë shtete, përveç Francës dhe Holandës, do të shprehen me rezerva për çeljen e negociatave, sidomos me Shqipërinë. Problemi nuk është i Bashkimit Europian, siç e shet Rilindja, por i sistemit politik të kapur nga oligopolet që kanë shërbyer dhe bashkëpunuar me partitë e vjetra dhe që ka dështuar totalisht me mosçeljen e negociatave.

Politikat e brendshme të qeverisë kanë dështuar me cilësinë e legjislacionit vendas. Ai nuk përputhet  me nevojat e shoqërisë shqiptare, me mosfunksionimin dhe mirëkualifikimin e administratës publike dhe  me mungesën buxhetore në shërbimin civil, ku nevojat janë më të shumta se mbështetja financiare nga ana e qeverisë, për të ofruar shërbimet e duhura për qytetarët.

Dështimi vazhdon dhe me politikën e jashtme. Nëse Shqipërisë nuk i çelen negociatat më 18 tetor, do të thotë se qeveria aktuale nuk i ka përmbushur kriteret e vëna në qershor 2018, por vijon të qeverisë me arrogancë.

BE nuk ka ndërmend të bëjë kompromis me këtë qeveri, nëse ajo nuk plotëson kushtet e vëna brenda qershorit 2020. Reforma Zgjedhore dhe ajo Kushtetuese, ndryshimi i kodit aktual zgjedhor,  transparenca në funksionimin dhe financimin e partive politike; të gjitha këto ndryshime bëhen vetëm me një sistem të ri zgjedhor, i cili garanton zgjedhje të lira dhe të barabarta.

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, pas 18 Tetorit 2019, duhet të mbajnë përgjegjësitë që u takojnë jo vetëm për krizën politike, por edhe për mosçeljen e negociatave me BE-në.

E vetmja rrugë që duhet pranuar nga kjo klasë politike në ikje është një marrëveshje gjithëpërfshirëse që ka objektivat e “Paktit Kombëtar” dhe të “Platformës së Lirisë” të propozuara nga partia “Zgjidhja”. Kjo marrëveshje kombëtare dhe gjithëpërfshirëse duhet të garantojë që ndryshimi i kodit zgjedhor të ndalojë njëherë e përgjithmonë përvetësimin e lirive republikane, manipulimet zgjedhore dhe pushtetin abuziv të kryetarëve të partive. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike duhet të pranojnë të ulen në një tryezë me profesionistë të fushës dhe me aktorët politikë pa asnjë diskriminim, për të përmbyllur sa më parë reformën kushtetuese dhe atë zgjedhore. Nëse këto dy forca politike nuk pranojnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me objektiv të përbashkët rikthimin e sovranitetit te qytetarët shqiptarë, atëherë ata do të marrin mbi supe një faturë e madhe dhe të pashlyeshme, që do t’i flakë nga politika. Ndaj, rruga e vetme është marrëveshja gjithëpërfshirëse dhe me dialog konstruktiv.

*Anëtar i kryesisë së partisë ‘Zgjidhja’

0
Av.Gylsen Zhllima:  “Pakti Kombëtar”, i domosdoshëm për demokracinë reale

Av.Gylsen Zhllima:  “Pakti Kombëtar”, i domosdoshëm për demokracinë reale

 

 

Zgjedhjet e parakohshme që kërkon Partia Demokratike nuk sjellin progres, por vetëm thellimin e krizës me rrethana rënduese ndaj shoqërisë dhe institucioneve në vend. Nëse Shqipëria do të ishte një shtet normal dhe me udhëheqës të ndershëm, atëherë mund të kishim një perspektivë që do të siguronte stabilitet. Por vendi ka parë vetëm kriza dhe pazare, duke mos patur paqe dhe stabilitet. Zgjidhja e krizës politike është një emergjencë kombëtare e domosdoshme për të ecur përpara.

“Platforma…” e propozuar nga Partia Demokratike është një projekt pa frymëzim dhe pa alternativë konkrete për zgjidhjen e krizës. Ajo të kujton kushtet që i kishte vendosur PD qeverisë aktuale, për një qeveri tranzitore e cila jo vetëm, nuk u realizua, por thjesht u harrua. Kushtet e ‘Platformës’ që janë propozuar nga Partia Demokratike, janë loja e radhës  e dy poleve për të përgatitur rotacionin dhe dhënien e pushtetit në tavolinën e KQZ-së partiake. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë lojtarë të vjetër dhe kanë komunikim të vazhdueshëm për pazare dhe për ta shmangur nevojitet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë.

Gjithë kësaj kohe partitë e vjetra këmbëngulin që problemi nuk është te Kodi Zgjedhor, por te mungesa e moralit politik. Partia “Zgjidhja” këmbëngul se pa reformë kushtetuese dhe zgjedhore në vend nuk mund të kemi asnjë shpresë për të instaluar dhe rindërtuar shtetin me vlera dhe parime europiane. Rruga e vetme që kanë partitë e vjetra politike në vend është të pranojnë pikat e “Paktit Kombëtar” dhe “Platformës së lirisë” që ka propozuar partia “Zgjidhja”. Shmangia do të ketë pasoja të rënda ndaj atyre që me kokëfortësi dhe arrogancë mendojnë se karrigia dhe pushteti është i përjetshëm, ndaj është koha që të reflektojnë sa nuk është vonë.

*Anëtar i kryesisë së partisë ‘Zgjidhja’

 

0