Gylsen Zhllima: Pakti Kombëtar i partisë ‘Zgjidhja’, rruga e vetme për daljen nga kriza

Gylsen Zhllima: Pakti Kombëtar i partisë ‘Zgjidhja’, rruga e vetme për daljen nga kriza

Zgjidhja e krizës politike dhe shoqërore në vend kalon vetëm nëpërmjet Paktit Kombëtar të partisë ‘Zgjidhja’.  Kodi zgjedhor aktual ka dështuar dhe nuk ka asnjë shpresë përmirësimi. Forcat politike kanë për detyrë kushtetuese që të zbatojnë nenin 1  të Kushtetutës që thotë: ‘’Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme dhe periodike’’.

Koha po kalon dhe vullneti i partive të vjetra nuk ekziston. Sepse kriza është krijuar nga ata që kanë qeverisur, si majtas ashtu edhe djathtas. Faji për situatën kaotike është i barabartë për të gjithë ata, por këtu duhet të dalë një fitimtar dhe ai është Sovrani, i cili duhet të ketë të drejtë të votojë i lirë, larg krimit, larg parave të pista, larg korrupsionit, larg manipulimit. Që të bëhet kjo duhet që të gjitha palët të kuptojnë se hyrja në BE arrihet duke u bazuar në  vlerat dhe  parimet europiane. Jo duke recituar para mikrofonëve, por me zgjidhje politike në praktikë. Duhet marrëveshje, jo dypalëshe, por marrëveshje mbarëkombëtare. Koha e dy poleve ka mbaruar.

Qershori po vjen, por Shqipëria duhet të plotësojë disa parakushte: Parimet themelore për një shtet kushtetues që fillon me një kod të ri zgjedhor; të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të garantohen në praktikë dhe jo në  teori filozofike; liritë dhe të drejtat vetjake, të mos cenohen, as të shantazhohen nga askush; liritë dhe të drejtat politike, të mos blihen as të shiten; liritë dhe të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore, të mos negociohen, por të përmirësohen dhe të zbatohen për të gjithë njësoj; objektivat sociale, detyra e një shteti është që mos të diskriminojë askënd, por të rregullojë dhe të vendosë standardet dhe kapacitetet për të përballur krizën sociale në vend; Avokati i Popullit është shndërruar në institucion dekorativ, por jo rezultativ në mbrojtjen e qytetarëve; kuvendi është kthyer në institucion partiak dhe jo tempulli i demokracisë; deputetët janë bërë vegla të kryetarëve të partive dhe jo shërbëtorë të sovranit; Gjykata Kushtetuese nuk funksionon kurse parlamenti voton ligje të padrejta dhe diskriminuese; Reforma në Drejtësi është ende në proces dhe ne presim hapjen e negociatave, kur nuk dihet se për çfarë negociatash, perspektivash dhe alternativash bëhet fjalë.

Kur problemet tona qenkan kaq të mëdha, çfarë ndryshimi do të ketë situata politike dhe sociale kur mentaliteti dhe vullneti i qeverisë së Rilindjes mbetet i njëjti. Kemi ende punë të brendshme dhe në të ardhmen mund dhe të mendojmë që mund të anëtarësohemi, sepse anëtarësimi në Europë kërkon të plotësohen detyrimet dhe pastaj përfiton të drejtat. Një e drejtë është e barabartë me një detyrim.

‘Zgjidhja’ është pro një qeverie kalimtare që do të përbëhet me personalitete të shquar dhe me integritet moral e shoqëror.  ‘Zgjidhja’ është për një tryezë mbarëkombëtare me qëllim Reformën Kushtetuese dhe atë Zgjedhore, duke u bazuar në vlerat dhe parimet e demokracisë. ‘Zgjidhja’ është për Paktin Kombëtar, si rruga e vetme për daljen nga kriza ciklike ku e kanë futur partitë e vjetra.

*Anëtar i kryesisë së partisë ‘Zgjidhja’

2
Koço Kokëdhima: Do ta bëj Bashkinë e Tiranës një pushtet njerëzor

Koço Kokëdhima: Do ta bëj Bashkinë e Tiranës një pushtet njerëzor

Në një debat të zhvilluar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, kreu i “Zgjidhja”-s ka treguar arsyet për shpalljen e kandidaturës së tij për kryetar bashkie. Sipas Kokëdhimës, drejtimi nga Veliaj është tërësisht një qeverisje jo njerëzore dhe jo efektive

Arian Çani: Koço, duhet të më thoni se ç’është ky vendim për Tiranën dhe ky pakt për krizën. Ju jeni një nga sipërmarrësit më të rëndësishëm në Shqipëri. Keni qenë botues që nga vitin 1997, gjendje e jashtëzakonshme në atë kohë, biznesmen dhe koleksionist arti, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, që në vitin 2013. Në 9 maj të vitit 2016 Gjykata Kushtetuese, ju hoqi mandatin pas puçit që bëri PS-PD dhe LSI, siç thoni ju. Jeni aktualisht themelues i Lëvizjes “Zgjidhja”, e cila në 29 prill 2017 u kthye në Parti Politike. Pse ky vendim Koço, për Bashkinë e Tiranës, ndërkohë që e gjithë dynjaja priste që ju të konkurronit në një nivel më të lartë? Ndoshta në zgjedhjet politike.

Koço Kokëdhima: Ka shumë kapituj karriera dhe historia politike, kështu që kjo betejë që bëjmë tani nuk i pengon betejat e ardhshme.

Çani: Është shumë interesante të themi që ju keni një platformë me shtatë pika. Ju thoni që për të sfiduar Erion Veliaj, i cili po mbyll mandatin e parë dhe pret të kapë të dytin, prisni që Kongresi t’u japë mbështetjen në 11 maj. Nuk duket pak e tepërt kjo Koço. Ju prisni nga Kongresi që t’u japë mbështetje, ndërkohë që në një farë mënyre, ju vetë jeni Kongresi, apo jo?

Koço Kokëdhima: Kjo nuk është e vërtetë. Kështu është vetëm për partitë autokratike.

Çani: Ti thua se, nëse nuk ndryshojnë partitë, nuk ndryshon as shoqëria.

Koço Kokëdhima: Unë them që partitë autokratike, partitë jodemokratike, nuk mund të prodhojnë qeverisje demokratike.

Çani: Kjo është një nga tezat që ti e ke artikuluar gjatë. Ti thua që dua të ndryshoj rrënjësisht mënyrën e qeverisjes së Bashkisë së Tiranës dhe drejtimin e saj; Për ta bërë Bashkinë e Tiranës një pushtet vendor të hapur për qytetarët, një pushtet njerëzor dhe efektiv. Ku mendon se nuk është i tillë ky i Veliajt?

Koço Kokëdhima: Kjo e Veliajt është tërësisht një qeverisje jo njerëzore dhe jo efektive. Shembujt që e tregojnë këtë janë të pafundmë. Mjafton të kujtojmë se sa viktima dhe histori dramatike ka prodhuar vetëm me prishjet e shtëpive. Një veprimtari mizore, e pashpirt dhe e padrejtë.

Çani: Po, mos të bëhen rrugët?

Koço Kokëdhima: Jo, rrugët duhet të bëhen të gjitha, por pa viktimizuar qytetarët.

Çani:Ju thoni jeni pro prishjes, por duhet të shpronësohen banorët me çmimin e tregut?

Koço Kokëdhima: Çdo ndërtim i bërë përpara vitit 2014, kur mund të pretendojmë se është vendosur kontrolli mbi territorin, është bërë me nxitjen e qeverive, me nxitjen e zyrtarëve të lartë, me nxitjen e kryeministrave, me premtimet e tyre dhe me mashtrimet e tyre. Çdo ndërtim i bërë përpara kësaj periudhe, pavarësisht vendit ku është bërë ai ndërtim, duhet të trajtohet njësoj si ato ndërtime të cilat legalizohen dhe shpronësohen. Të gjitha ndërtesat duhet të shpronësohen me çmimin  e tregut. Pra, të legalizohen më parë dhe pastaj të shpronësohen. Vetëm pasi banorëve t’u jepen 100 për qind paratë, vetëm atëherë mund të nxirren jashtë.

Çani:Nuk po ndodh kjo gjë tani?

Koço Kokëdhima: Jo. Edhe Partia Demokratike edhe Partia Socialiste, kanë bërë të njëjtën politikë, pavarësisht se si fshihen e kamuflohen dhe si ia hedhin topin njëra-tjetrës. Të dyja janë njësoj përgjegjëse për kaosin urban të tranzicionit. Janë njësoj përgjegjëse për diskriminimin e qytetarëve të Shqipërisë, duke i trajtuar me standarde të ndryshme.

Curri: Brenda historisë së ndërtimeve është edhe Kokëdhima, si ndërtues apo pronar i ndërtimeve shumë të rëndësishme në Tiranë dhe në territorin e Republikës së Shqipërisë, kështu që historia me lejet dhe me prishjen është një histori e gjatë.

Koço Kokëdhima: Më lejo të them që ndërhyrja juaj nuk është aspak etike. Unë nuk kam asnjë ndërtim të paligjshëm në Shqipëri.

Curri: Jo, jo. E kisha me idenë që kur ndërtonit ju me Bashkinë dhe me Qeverinë, nuk ekzistonin këto probleme. Sepse ju thatë që edhe PD dhe PS kanë bërë kasaphanë me ndërtimet. Kur bënit ju rrugët, kur bënit ju Unazën e Vogël, kur fitonit tenderët, këto probleme ishin apo jo?

Koço Kokëdhima: Ju e keni fjalën për ndërtimet që kanë bërë kompanitë e mia?

Curri: Po.

Koço Kokëdhima: Çfarë paralele doni të bëni?

Curri: Jo doja të dija se kur filloi paligjshmëria? Kur ikët ju apo kur ishit edhe ju?

Koço Kokëdhima: Kompanitë e mia nuk kanë qenë anëtare të Partisë Socialiste. Apo mendoni ndryshe?

Curri: Unë i shikoj kompanitë tuaja si vazhdimësinë tuaj.

Koço Kokëdhima: Nëse ti do të bësh provokatorin, nuk do të kesh shans të flasësh më me mua. Si ka mundësi që një i ashtuquajtur intelektual të flasë këtu për kompanitë private kur ngrihet problemi i prishjes së shtëpive të qytetarëve?

Curri: Po pse mos të flasim për kompanitë e tua?

Koço Kokëdhima: Për cilën kompani do të flasësh? Më thuaj konkretisht.

Curri: Fakti që ju jeni biznesmen, që keni ndërtuar në Tiranë, që keni përfituar nga Bashkia e Tiranës, tenderë pa fund, kjo është publike.

Koço Kokëdhima: Ti je një përcjellës i të gjithë shpifjeve të Sali Berishës me shokë. Je thjesht një bori e tyre. Për shpifjet e Saliut nuk mund të bisedosh me mua. Nëse ke ndonjë fakt për jetën time dhe aktivitetin tim, sille këtu! Nëse nuk ke ndonjë fakt hesht, unë nuk merrem me thashetheme.

Çani: Koço nuk të lejoj t’i thuash shpifës, e di pse, tenderë nga Bashkia kompanitë e tua kanë marrë. Nuk është ndonjë një turp.

Curri: Kur keni bërë Unazën e Vogël, a janë shpronësuar? Unazën e vogël e keni ndërtuar ju? Apo është edhe kjo shpifje.

Koço Kokëdhima: Jo, unë nuk kam ndërtuar asnjë unazë. Unaza jote e Vogël është në fakt një gënjeshtër e madhe.

Curri: Ju kur shpronësuat aty…

Koço Kokëdhima: Ky është një provokim.

Çani: Pse nxehesh, o Koço?

Koço Kokëdhima: Shiko, ti më ke sjellë përballë një provokator të paguar nga pushteti.

Çani: Jo ai nuk është provokator. Ai është çdo javë në emisionin tim

Curri: Këtë mbajeni për vete. Këtë provokator mbaje për vete.

Koço Kokëdhima: Je gënjeshtar dhe provokator.

Çani: Po ça ka që nxehet more!

Koço Kokëdhima: Unazën e Vogël të Tiranës nuk e ka bërë asnjë kompani e imja. Edhe sikur ta kishte bërë një kompani e imja, kjo nuk ka lidhje me debatin tonë. Asnjë kompani nuk bën shpronësime. Shpronësimet i bën pushteti.

Curri: Por edhe unë duhet të pyes vetëm nëse në kohën që ju ishit pranë Ramës, pra mentori i tij, bëhej kështu apo jo? Apo ka filluar tani ky muhabet?

Koço Kokëdhima: E ke fjalën a bënte Rama shpronësime atëherë?

Curri: Po, pra dhe a i bënte si tani?

Koço Kokëdhima: Për këtë ti duhet të pyesësh Ramën dhe jo mua. Unë nuk jam babai i Ramës. Pushtetin e Ramës nuk e kam ushtruar unë, e ka ushtruar Rama. E ke të qartë këtë gjë?

Curri: Në intervistën e fundit ti e ke pranuar vetë, që ke qenë një lloj mentori.

Koço Kokëdhima: Çfarë lidhje ka kjo me shpronësimet e qeverive? Mund të ma thuash?

Curri: Po pra, unë këtë po them se kur ka filluar kjo paligjshmëri?

Koço Kokëdhima: Ti do të më bësh mua përgjegjës për shpronësimet që ka bërë Sali Berisha dhe Edi Rama?

Curri: Po patjetër. Që keni qenë edhe ju bashkë me ta.

Koço Kokëdhima: Ti je një i çmendur.

Curri: Atëherë ju jeni një i sëmurë.

Çani: Prit Koço, nuk e di se pse jeni i nxehur. Je në betejë politike dhe nuk e kuptoj se pse je kundër debatit?

Koço Kokëdhima: Ky nuk është debat.

Çani: Ore ty mund të të duket provokator, por nuk është provokim.

Koço Kokëdhima: Të më bësh mua përgjegjës për veprat e qeverive të Shqipërisë, është skandal.

Çani: Jo u keqkuptove. Ai nuk të bëri përgjegjës. Ai foli në parim…

Curri: Në intervistat e tua ke thëne që unë kam qenë një lloj mentori i Ramës.

Koço Kokëdhima: Po çfarë lidhje ka kjo me prishjet?

Curri: Vetëm fakti që u nxehe, do të thotë që ka diçka aty brenda.

Koço Kokëdhima: Janë maskarallëqet e tua. Ju thjesht manifestoni një sjellje të ulët dhe jo etike që nuk i shkon një qytetari.

Çani: Ti premton se po erdhe në Bashkinë e Tiranës, ndërton 385 banesa sociale.

Koço Kokëdhima: Jo unë nuk kam premtuar 385 banesa sociale, por Erion Veliaj tha se do i shpërndante brenda 100 ditëve të para të tij.

Çani: Po kjo është e Veliajt, ka të drejtë.

Koço Kokëdhima: Por në vend që të bënte banesa sociale dhe në vend që të lehtësonte situatën e të pastrehëve në Shqipëri, prodhoi vetëm në dy vitet e fundit 600 familje të pastreha. Me demek për interesin publik. Kjo është një politikë çnjerëzore. Për këtë nuk përgjigjen as kompanitë e Shqipërisë, as individët.

Çani: Nëse nuk i ka shpronësuar dhe i prish ato shtëpi pa i shpronësuar, ky është një gabim i tmerrshëm.  Po si ka mundësi që populli i Tiranës, është i magjepsur nga një dimension estetik, që Rama vetë, dhe ky i dyti që është beniamini i tij, i kanë dhënë Tiranës. P.sh, po të pyesësh njerëzit lart e poshtë se pse Veliaj ka ndërtuar kulla, ata do të thonë se ai ka bërë pistën e biçikletave. Si do ta luftosh këtë gjë Koço?

Koço Kokëdhima: Jam dakord që janë bërë ca pista për biçikletat. Ashtu siç janë bërë edhe pak lulishte, ca fasada dhe disa gjëra të tjera. Por, mënyra se si ushtrohet pushteti duhet parë në tërësinë e vet. Kur unë flas për pushtet jo njerëzor, të pandjeshëm dhe mizor; kur unë flas për pushtet që abuzon masivisht me fondet publike dhe duke rritur taksat e tarifat si e vetmja rrugë për të rritur buxhetin e bashkisë, këtë e bazoj në fakte dhe në shifra. Ky shumëfishim i taksave dhe tarifave nuk ka prodhuar shërbime më të mira përkundrazi, shërbime më të këqija.

Çani: Po, pra kjo është. Por pyetja ime është e thjeshtë, Koço. Njerëzit nuk e shohin në mënyrë globale siç e shikon ti, Koço. Njerëzit e shohin thjesht. E di ti që njerëzit janë të pandjeshëm ndaj kullave. Pra, populli i gjerë. Më thoni strategjinë tuaj.

Koço Kokëdhima: Ju thoni që njerëzit janë të pandjeshëm për betonimin total të Tiranës dhe për ndërtimin e kullave?! Ju thoni se njerëzit janë të pandjeshëm se iu prishen shtëpitë?! Ju thoni se janë të pandjeshëm, nëse iu vidhet buxheti publik dhe nuk ju jepen shërbime?! Nëse një rrugë që kushton 200 mijë dollarë, prokurohet me 2.9 milionë dollarë?! Nëse një rrugë tjetër si Bulevardi “Zogu i Parë”, është 600 metër dhe  parashikohet që të rindërtohet me 8 milionë dollarë, d.m.th me 15 milionë dollarë për 1 km, ju thoni se edhe për këtë njerëzve nuk u bëhet vonë?!

Çani: Jo se nuk u bëhet vonë. Por janë të pandjeshëm elektoralisht.

Koço Kokëdhima: Mirë, ju thoni se njerëzit janë të pandjeshëm kur e paguajnë 40 deri në 70 për qind më shumë çmimin e ujit? Sot marrin 10.3 orë ujë në ditë, nga 11 orë që ishte mesatarja e furnizimit në 2014. Njerëzit duhet të kuptojnë se ky kasetaxhiu, Erion Veliaj, edhe kur ishte në dasmën e tij që organizohesh në kalanë e Gjirokastrës me kursimet e prindërve, në televizor transmetonte kasetat që e tregonin sikur ishte në punë në ministri. Kur ai ikën jashtë shtetit, televizionet transmetojnë kasetat që tregojnë sikur ai është duke punuar e mbjellë pemë këtu. Për çfarë ka nevojë një njeri të mashtrojë qytetarët kështu?  Për të vjedhur, për të sunduar, për të shtypur.

Çani: Për pushtet Koço. Pse të duket gjë e vogël. Ju keni edhe një gazetë. Por duhet të nxirrni prova.

Koço Kokëdhima: Në të gjitha vlerësimet që bëjnë shumë analistë dhe ekspertë, rezulton që Erion Veliaj të ketë shpërdoruar në mandatin e tij të parë 200 milionë euro nga fondet e bashkisë.

Çani: Nga i keni këto shifra?

Koço Kokëdhima: Erion Veliaj ka shpërdoruar në mandatin e tij të parë mbi 200 milionë euro me politikat e tij jo efektive dhe përmes abuzimeve të buxhetit. Rama e Veliaj i kanë rritur çmimet e punëve publike në mënyrë skandaloze. Pra, një punë që kushton 200 mijë dollarë, këta e bëjnë për 3 milionë dollarë. Një punë që kushton 1 milion dollarë, këta e bëjnë me 20 milionë dollarë. Si ka mundësi të ndodhë kështu? Shiko ujësjellësin e Tiranës. Ka nevojë për 900 punëtorë, megjithatë sot ka 1746 punonjës. Në qershor do të jenë 2000 punonjës. Këta duhen vetëm për të bërë vota për Erion Veliajn. Populli i kryeqytetit e paguan ujin më shtrenjtë vetëm për të mbajtur Erjon Veliajn në pushtet. Jo për të marrë ujë më shumë, jo! Jo për të pasur ujë me cilësi më të mirë, jo! Vetëm për të bërë vota për Erjon Veliajn. E keni parë drejtorin e Logjistikës së UKT-së? Video e tij është bërë virale në rrjetet sociale. Ai dehet, bëhet tapë tërë ditën dhe shkon në zyrë e bullon punonjësit e ujësjellësit. Pastaj fle e gërhet me orë të tëra në karrige. Dhe nuk e pushon njeri. Rri në punë dhe merr rrogën. Sepse bën vota për Erion Veliajn. Nuk rri në punë sepse i shërben popullit. Jo! Përkundrazi! Shiko investimet që bën UKT-ja. Janë investime pa tru në kokë. Tani po bëjnë linjën nga Bovilla për Yzberisht. Mbi 6 milionë euro investime, në qoftë se nuk gabohem. Idiotësi! Duke i dërguar Yzberishtit ujin e pamjaftueshëm të Bovillës do të ulin sasinë e ujit që vjen nga Bovilla për Tiranën. Linjat radiale nuk e bëjnë efektiv rrjetin e ujësjellësit, kur do duhej të bënin një sistem unazor.

Çani: E zëmë për një moment se këto që thotë Koço janë të gjitha të sakta. E zëmë, sepse nuk jeni ju njeriu që i vë vulën. Mua nuk më takon të flas dhe të jap mendimin tim për njërin apo tjetrin. Curri, a është ky perceptim për Erion Veliaj në publik? Pavarësisht debatit, sepse Koço është origjinal nuk është hipokrit. Atë që ka, ta thotë. Të lutem, më thuaj, se cili është perceptimi yt, lidhur me këtë që thotë, pra me akuzat që Koço i bën administratës lokale të Tiranës. Është Erion Veliaj popullor apo jo? A ka të drejtë Koço apo jo?

Curri: Po të ishte për mua, do të doja që Koçon ta shikoja kundërshtar të Ramës direkt, jo të Veliajt.

Çani: E tha ai. Kjo është një nga etapat.

Curri: Ky e zvogëlon veten me Veliajn. Megjithatë, nuk ka problem. Ai është mendimi i vet. Por ajo që doja të thosha unë është se teknologjia ka ndryshuar, por jo strategjia. Nëse Rama dikur përdorte gazetat dhe një nga këto ishte “Shekulli”, për t’i pastruar imazhin vetes, etj, etj, sot Veliaj mund të përdorë kaseta, është më se normale kjo tek politikanët.

Koço Kokëdhima: Po si ka mundësi që bën këtë paralele ti?!

Curri: Kështu e mendoj unë.

Koço Kokëdhima: Ti nuk ke memorie, thjesht manipulon.

Çani: Na lërë or burrë të bëjmë kritikën e debatit.

Koço Kokëdhima: Ore ky zotëria mund të hedhë plot helm ndaj meje. Por në syrin tim shpifësin dhe mashtruesin nuk e bën dot.

Curri: Unë nuk po të ofendoj, por vazhdo. Sepse nuk kam marrë asnjë qindarkë nga fondet publike

Koço Kokëdhima: Nuk ke qenë i zoti.

Curri: Po, po, nuk kam qenë i zoti për të vjedhur.

Koço Kokëdhima: Je i zoti të pështysh ata që punojnë, nuk je i zoti të bësh vepra ti.

Curri: Tani, ti dikur i ke marrë fondet si biznesmen, tani do i marrësh si Kryetar Bashkie..

Koço Kokëdhima: “Shekulli” e ka mbështetur Ramën. Kjo ka qenë politika ime editoriale. “Shekulli”-n nuk e ka përdorur dot as Rama, as dikush tjetër. “Shekulli” ka qenë dhe mbetet gazeta që nuk e ka përdorur dot askush. Nuk ka qenë kaseta e askujt. “Shekulli” është historikisht gazeta shqiptare me standardet më të larta profesionale dhe etike. Kurrë nuk ka lejuar manipulime. Kur nuk ka deformuar raporte.

Curri: Nuk mund të nxehesh more, se kur nxehet duket sikur i pranon, kështu e percepton publiku.

Koço Kokëdhima: Ti je GJITHOLOGU që di çdo gjë.

Curri: Unë jam opinionist.

Koço Kokëdhima: Ti flet në emër të publikut! Bën edhe rolin e popullit ti!

Curri: Unë përfaqësoj opinionin publik.

Koço Kokëdhima: Së dyti, nuk mund të krahasosh ti një gazetë private me kasetat që bën Erion Veliaj, me paratë e popullit shqiptar. Ndërkohë një person që bën biznes në përputhje të plotë me ligjet, nuk mund të paragjykohet nga  ti.

Çani: Unë them të mos flasim më për të kaluarën.

Koço Kokëdhima: Ti ja dhe kohën këtij zhurmuesi.

Curri: Unë po të lë të flasësh ti. Unë nuk po futem fare. Se po të futem hollësisht, kam hall se mos pëson ndonjë gjë aty ti.

Koço Kokëdhima: Mua do më shantazhosh ti?!

Curri: Jo more nuk po të shantazhoj fare.

Koço Kokëdhima: Ti je karagjoz! Ti do shpifësh në syrin tim?

Curri: Jo, more fare.

Koço Kokëdhima: Qenke një maskara.

Curri: Unë kam hall se po humbet qetësinë tënde

Koço Kokëdhima: More karagjoz, unë nuk jam si puna jote.

Curri: Faleminderit shumë, ti je i mrekullueshëm. Ti e meriton të jesh Kryetar Bashkie.

Çani: Ore Koço, ça të gjeti kështu, se nuk të kam parë ndonjë herë të tillë?

Koço Kokëdhima: Ti duhet të më kishe thënë që në fillim që më ke nxjerrë në pusinë që më ke përgatitur me këtë shpifës.

Çani: Po cilat janë shpifje, more aman? Ç’të keqe ka që ke marrë tenderë publikë?

Koço Kokëdhima: Kompanitë e mia nuk janë favorizuar në asnjë tender nga Edi Rama. Ato nuk janë krijuar kur erdhi në pushtet Edi Rama si ministër dhe as kur u bë Kryetar Bashkie. Kompanitë e mia kanë qenë të parat në Shqipëri që nga 1991 deri në vitin 1998. Vetëm ky shpifës bën insinuata të tilla.

Arian Çani: Ti Koço nuk ke asnjë akuzë për korrupsion. Këtë e dimë. Ti je biznesmen i pastër. Ai tha vetëm që ti dikur ke marrë tenderë publikë.

Koço Kokëdhima: Ne kemi punuar në të gjithë Shqipërinë. Me të gjithë kryetarët e bashkive të majtë dhe të djathtë. Edi Rama i nxori nga tregu kompanitë e mia. Unë nuk jam privilegjuar absolutisht nga pushteti i tij. Nuk kam bërë kurrë përmirësim të pozitës së kompanive të mia, në qeverisjen e Ramës. I kam pasur kompanitë lidere tregu përpara se të vinin socialistët në pushtet. Me ardhjen e Edi Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës e kam ulur vazhdimisht aktivitetin e biznesit, deri sa e zerova plotësisht. Kam sakrifikuar interesa personale shumë të mëdha. Nuk kam bërë kurrë biznes me Edi Ramën. Por ti (i drejtohet Currit) gënjen se je i paguar për të amplifikuar shpifjet që ka bërë Saliu tërë jetën për mua.

Curri: Po pse shqetësohesh nga gënjeshtrat e mia.

Çani: Koço, ti e quan sekt Rilindjen. Ajo ka uzurpuar shtetin, qeverisjen dhe liritë e popullit. Edhe ekonominë e vendit. Ka uzurpuar Partinë Socialiste, të majtën e Shqipërisë, sistemin politik dhe gjithçka. Ti thua që Zgjidhja është një projekt për të dalë nga ky qerthull dhe për të vendosur liritë në Shqipëri. Prandaj dëshiroj të godasim mu në zemër, Rilindjen, duke ndërprerë mandatin qeverisës bashkiak të Erion Veliaj. Sepse Veliaj, është princi i kurorës së Rilindjes. Pyetja ime është direkte, Koço. Sepse duam apo nuk duam ne, Erion Veliaj është pasardhës i Edi Ramës. Pra, pritet të jetë Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë. Ky është perceptimi. Duam apo nuk duam ne, nuk e godet dot në media. Kjo dihet. Pra, a je koshient që je duke bërë luftë me mullinjtë e erës? Dhe je vetëm mos harro.

Koço Kokëdhima: E vlerësoj me realizëm dhe vërtetësi se çfarë përfaqëson Erion Veliaj. Shqipëria pësoi një zhgënjim të madh me Sali Berishën, Edi Ramën dhe kryeministrat e tjerë. Ajo vazhdimisht ka ikur nga një qeverisje e keqe në një qeverisje akoma edhe më të keqe. Sali Berisha dhe Edi Rama do na duken lule nëse do kemi fatin e zi që të provojmë një qeverisje të Erion Veliajt. Është minus për Veliajn fakti që e ka bërë një mandat në krye të bashkisë. Nuk është plus. Ky mandat që ka kaluar, tregon shumë për çfarë përfaqëson ai. Populli ka mundësi më të mirë të gjykojë për këtë person. Gjithë makineria propagandistike nuk mund të mbulojë të vërtetat e kësaj qeverisjeje vendore, nuk mund të mbulojë gjithë sjelljet e këtij personi që politikisht përfaqëson mutacionin e veseve më të këqija të elitës politike shqiptare të tranzicionit.

Çani: Atëherë Curri, a është e vërtetë që me Erion Veliajn do të heqin më keq. Do ju duket lule Saliu dhe Edi Rama. Ka shumë njerëz që e mendojnë këtë gjë. Cili është mendimi jot, jam kurioz ta di?

Curri: Veliaj është Ylli në ngjitje. Është një person, i cili sido që të jetë është produkt i Ramës, është në ngritje, është në mandatin e dytë të tij dhe është shumë e vështirë ta shkulësh vendit.

Çani: Për çfarë arsye e thua ti këtë?

Curri: Sepse sido që të jetë, ai me ato metoda që ka, si njeri i diskursit politik, si njeri që ka bërë ato që ka bërë, edhe me akuzat që ngarkohen mbi të, ka arritur që të jetë një person që ka një mbështetje të gjerë në qytetarinë e Tiranës. Ka pak atë stilin prej Ungjillori, prej pastori e gjithë kjo.

Çani: Koço, ke një paradoks në gjithë këtë histori. Sepse ti thua që ne nuk futemi në zgjedhjet lokale po nuk shkoi PD-ja në zgjedhje. Pavarësisht se ne nuk kemi asnjë borxh ndaj PD-së. Për çfarë e gjitha kjo?

Koço Kokëdhima: Partia “Zgjidhja” nuk lufton që partitë e tjera të mos jenë në zgjedhje. Partia “Zgjidhja” lufton që zgjedhjet në Shqipëri të jenë gjithëpërfshirëse. Pra, të krijohen të gjitha kushtet që e mundësojnë këtë. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme. Gjithmonë “Zgjidhja” ka deklaruar, që nuk dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje jogjithëpërfshirëse sepse nuk dëshiron të kontribuojë në përçarjen e mëtejshme të Shqipërisë.

Çani: Koço, ti mendon se do marrësh vota majtas?

Koço Kokëdhima: Këtu ka një rrethanë të re. Kandidimin tim do ta vendosë Kongresi i “Zgjidhja”-s. Ai do të marrë në konsideratë deklaratën koherente të “Zgjidhja”-s, që ne duam zgjedhje gjithëpërfshirëse, duam zgjedhje që nuk administrohen nga një administratë partiake, nga PS dhe PD. Nuk duam zgjedhje me një KQZ partish. Duam zgjidhje me një KQZ të depolitizuar plotësisht. Kongresi do të marrë parasysh edhe qëndrimin që do të mbajnë partitë e frontit opozitar rreth PD-së për këto kërkesa.

Çani: A jeni ju aleat i tyre tani?

Koço Kokëdhima: Ne nuk jemi aleatë, sepse ata nuk janë aleatë me kauzat tona. Ata nuk kanë marrë përsipër kërkesat tona për reformën kushtetuese dhe për reformën zgjedhore. Do ta presim PD-në, deri në 10 Maj. Ne do të vazhdojmë të përsërisim ftesën tonë deri në 10 maj. Partia Demokratike dhe partitë e tjera, t’i bashkohen kërkesave të Paktit Kombëtar që ka propozuar ZGJIDHJA për të dalë nga kriza. Nëse nuk bashkohen është çështje e tyre. Nëse ata nuk vijnë për këtë marrëveshje, ne do ta konsiderojmë këtë qëndrim në vendimmarrjen e kongresit tonë. Tani kemi edhe një realitet të ri politik. Janë krijuar grupet e reja parlamentare. Ata po artikulohen në përputhje të plotë me kërkesat që ne kemi shpallur, për Paktin Kombëtar për daljen nga kriza.

Çani: Pra, jeni dakord me deputetët që kanë dalë nga lista e PD dhe LSI-së, apo jo?

Koço Kokëdhima: Ne jeni dakord me deklaratat e deputetëve aktualë që kanë dalë nga lista e PD dhe LSI-së për reformën zgjedhore dhe atë kushtetuese. Ata kërkojnë si ne hapjen dhe ndryshimin e sistemit. Ky realitet gjithashtu do konsiderohet nga Kongresi i ZGJIDHJA-s në vendimin për përfshirjen time në garën për kreun e Bashkisë së Tiranës. PD le të vazhdojë t’i qëndrojë marrëveshjes së 17-18 majit po të dojë.

Çani: Pra, Koço, troç muhabeti, je duke luajtur me dy porta.

Koço Kokëdhima: Troç muhabeti nuk ka asnjë lojë me dy porta.

Çani: Je duke ia bërë me sy edhe Ramës, edhe deputetëve të rinj të opozitës, je duke ia bërë me sy edhe pak Bashës, thua po të pres, pra je duke luajtur me tre, Koço?

Curri: Unë nuk e imagjinoja dot Koçon në politikë. Unë e imagjinoja në biznes. Kjo është ideja e asaj që thashë në fillim. Njeriu duhet ta ndajë, mes vetes biznesmen dhe mes vetes politikan. Ka raste edhe kur biznesmenët futen në politikë. Kjo duhet ndarë, sepse nuk shet moralisht argumentin. Që unë do të menaxhoj fondet publike të Tiranës, që janë fonde shumë miliona eurosh.

Çani: Është buxhet i madh. Ka të drejtë Koço, që i ka rritur shumë taksat ky. Është bërë llahtar!

Curri: Ndërkohë që ti vetë, ke qenë përfitues i tyre. Kjo është ideja që mua nuk më qëndron.

Koço Kokëdhima: Në 2 gusht të vitit 2013, që u bëra deputet, unë kam mbyllur të gjithë industrinë time të ndërtimit. E kam mbyllur me çelës në një ditë. Të gjitha kompanitë e mia. Miliona euro investime.

Curri: Po në rregull more. Sot keni kompani të tjera.

Koço Kokëdhima: Asnjë kompani që bën punë publike.

Çani: Jo, kompani që bën punë publike nuk ka sot.

Curri: Por unë e di një. Po o vëlla. Tek QKR shikoj se, Koço Kokëdhima është me 91 për qind, pronar i kompanisë, Remonti Elektrik.

Koço Kokëdhima: Po çfarë problemi ka këtu?

Curri: Po dhe kjo ka fituar tender.

Koço Kokëdhima: Kur?

Curri: Në 4 mars 2019. 1 miliard lekë të vjetra, pranë OSHEE.

Koço Kokëdhima: OSHEE është shoqëri tregtare. Nuk menaxhon fondet e buxhetit të shtetit

Curri: Unë nuk po akuzoj fare. Pra, o do punosh me fondet publike dhe si biznesmen, ose do futesh si kandidat për kryetar bashkie, dhe do heqësh dorë nga kjo. Por përsëri, perceptimi publik nuk ta lejon këtë gjë.

Koço Kokëdhima: Që nga data 2 gushti 2013 deri në 9 maj 2016 që unë kam qenë deputet, kam mbyllur, kam tjetërsuar ose kam ndaluar plotësisht të gjitha bizneset e mia që të punojnë me fonde publike. Kam hequr dorë edhe nga zotërimet mbi Remontin Elektrik. Nga koha që nuk jam deputet shoqëritë e mia nuk kanë  asnjë pengesë ligjore, morale dhe etike që të punojnë si kontraktorë edhe të punëve publike. Kështu janë rregullimet ligjore. Ku e ke parë ti (Curri) që njerëzit e biznesit në botën demokratike të ndalohen të përfshihen në politikë?! Prokurimet e buxheteve publike nuk i bëjnë biznesmenët zotëri. Ato i bëjnë zyrtarët e shtetit.

Çani: Koço kjo tregon se energjia juaj është e paparë vëlla. Unë thashë se ishe lodhur.

Curri: Madje edhe për Erion Veliajn, deri para pak kohësh thoshte që ai është kryetari më i mirë i Bashkisë.

Koço Kokëdhima: E para, këtë gjë që thoni ju, unë nuk mbaj mend ta kem thënë ndonjëherë. Por duhet parë edhe konteksti në se e kam thënë. Në çdo rast ky nuk është mëkat.

Curri: Është njerëzore…

Koço Kokëdhima: Erion Veliaj është një mashtrues ordiner, ndërsa Rama një zhgënjim shumë i madh. Nuk e them këtë për ndonjë arsye emocionale. Unë kam qenë shumë kritik me të. Madje kur kandidoi në vitin 2011, unë nuk kam folur me të për disa kohë. Atij i interesonte vetëm pushteti personal. Ai veproi kundër interesit të PS-së dhe qytetarëve të Tiranës. Prandaj kryebashkiakët i heqin me mandate. Kjo që them është shumë politike. Në ketë lojë është populli i Tiranës. Unë do ta ndihmoj shume popullin që ta dëbojë Veliajn nga bashkia. Do të shkoj për të fituar drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Unë kam objektivin e qartë për të fituar zgjedhjet në Tiranë.

Çani: Pra, nëse nuk futet PD dhe LSI, por më duket se e bëjnë për të lënë Veliajn pa konkurrentë. Por kandidatura juaj e ndihmon atë, i vë një kandidat përballë. Pra, ti Koço pa dashje bëhesh fasadë e Rilindjes. Apo jo?

Koço Kokëdhima: Unë do të shkoj për t’i kërkuar popullit të më besojë drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Parashikimet tuaja nuk do të jenë aq të lehta. Unë e kam deklaruar që Kongresi do të vendosë për kandidimin tim. Ne jemi parti demokratike dhe jo autokratike. Në 11 maj është debatin ynë final. Koço nuk blihet me tenderë. Unë kam luftuar si askush tjetër me të katër kryeministrat kryesorë të tranzicionit. Nuk ka një shembull tjetër të tillë në Shqipëri. Koha ka vërtetuar drejtësinë e qëndrimeve të mia.

Çani: Në fakt nuk ka jo. Saliut i ka rënë vazhdimisht. Ky njeri ka guxim.

 

0
Lefter Maliqi dhe Ligoraq Karamelo: ‘I bashkohemi nismës së Kokëdhimës, Paktin Kombëtar ta mbështesin të gjitha partitë’

Lefter Maliqi dhe Ligoraq Karamelo: ‘I bashkohemi nismës së Kokëdhimës, Paktin Kombëtar ta mbështesin të gjitha partitë’

 

Në një intervistë për gazetën “Shekulli” deputeti Lefter Maliqi, thotë për “Shekulli”-n, se “Jam i pavendosur, nuk besoj te asnjë forcë politike!”. Sipas tij, Pakti Kombëtar i Propozua nga Kokëdhima është në interes të vendit. Edhe deputeti për qarkun e Korçës, Ligoraq Karamelo jep vlerësimin për paktin Kombëtar të propozuar nga z.Kokëdhima, pasi sipas tij është në të njëjtën linjë politike me ndryshimet e kërkuara nga “opozita e re” parlamentare.

Lefter Maliqi, deputeti i qarkut të Beratit, i ardhur nga lista e PD-së, në një intervistë për gazetën “Shekulli” tregon se deri më tani nuk është bashkuar me asnjë forcë politike në Kuvend, pasi nuk beson te puna që ato bëjnë me reformën zgjedhore. Ai thotë, se PS-PD po bëjnë akoma kompromise në kurriz të votës së shqiptarëve dhe opozita e re nuk do ta përfundojë dot kauzën e saj për ndryshim në kodin zgjedhor.

Pse nuk i bashkoheni propozimeve të “opozitës së re” për ndryshimet në kodin zgjedhor? Çfarë nuk iu bind?

E para, do të shikoj sesa serioze janë këto nisma dhe deri ku arrin fuqia e tyre. Dua të sigurohem që këta nuk janë pjesë e të njëjtës lojë politike PS-PD. Unë flas personalisht për emrin tim dhe mbaj përgjegjësi për vendimet që marr. Pra, duke parë se çfarë do ndodhë me sistemin elektoral do të dal hapur në mbështetje të një forcë politike në momentin e zgjedhjeve lokale. Shikoj një seriozitet në propozimet e opozitës së re, por nuk jam i bindur që do ta çojnë kauzën e tyre deri në fund. Dhe i druhem një pakti të fshehtë PS-PD, në qëllimin e të cilit fshihen tentativa për ta lënë jashtë dere edhe “opozitën e re”, sepse marrëveshjet e tyre të fshehta ndodhin edhe për kodin zgjedhor, ndryshimet e të cilës ndodhin në Parlament. PS është e trembur për vetë dhe nuk është me “opozitën e re” siç flitet. Për mua PS-PD vazhdojnë të qëndrojnë në një krevat, sepse cenohen interesat kryetarëve nëse listat janë të hapura. Kryetarët e PS-PD-LSI nuk do kenë guxim të konkurrojnë sepse populli voton kandidatin që mban premtimet e bëra. Kjo më bën skeptik për të vendosur për të ardhmen time politike. E ardhmja ime politike ka të bëjë drejtpërdrejtë me ata njerëz.

Besoni se Pakti Kombëtar i propozuar nga Kryetari i Partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima duhet të përkrahet dhe të merret parasysh nga palët politike në vend?

Unë besoj, se të gjitha pikat që ka ngritur z.Kokëdhima në Paktin Kombëtar janë në interes të vendit. Unë jam pro që forcat politike t’i bashkohen kësaj nismë. Z. Kokëdhima e njeh më mirë Ramën, Metën dhe politikën, mbase këto zhgënjime që ka pasur me këto figura politike, e kanë shtyrë atë në kërkim të një zgjidhje më të mirë në shërbim të qytetarëve.

 

Ligoraq Karamelo: I qëndrojmë propozimit të Kokëdhimës

 

Z.Karamelo, cilat janë kërkesat e opozitës së re për sistemin zgjedhor në Shqipëri?

Qysh me hyrjen tonë në Parlament kemi kërkuar që të plotësohen dy kërkesa themelore: së pari, respektimi dhe votimi i reformës në drejtësi, si një kriter i domosdoshëm për mbarëvajtjen e proceseve të mëtejshme në Shqipëri. Së dyti, kompletimi i reformës zgjedhore. Këtu kemi parasysh ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe ligjit të partive politike. Ndryshimet do të shoqërohen edhe me ndryshime kushtetuese. Kështu, që në këtë kuadër, ne ia kemi bërë të qartë maxhorancës se vota jonë do të jetë pro këtyre proceseve, nëse do të zbatojnë kërkesat tona, sidomos sa i përket plotësimit të reformës zgjedhore. Dhe çfarë është bërë deri tani? PS-PD gjatë kësaj periudhë kanë mbajtur të njëjtin qëndrim për reformën zgjedhore, kanë bërë sikur kanë punuar, por në fakt nuk kanë kryer asgjë. Sepse tre amendamente që duhet të aprovohen, mund të miratohen brenda 1 jave, jo brenda dy vitesh që kanë kërkuar ata. Në këtë aspekt, ne jemi të qartë në misionin tonë të të bërit opozitë. Do të ftojmë të gjithë aktorët politik që të kontribuojnë. Kemi mbështetje në asistencë nga OSBE-ja për realizimin e këtij objektivi. Gjykojmë që, ndryshimi i ligjit të partive politike, ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe heqja e kufizimeve kushtetuese nga marrëveshja e famshme e 2008-ës, do ta çlirojë gjithë politikën shqiptare.

Pra, ju kërkoni ndryshime kushtetuese në sistemin politik të vitit 2008?

Patjetër. Ajo është thembra e “Akilit”. Nga marrëveshja e këtyre ndryshimeve po vuan gjithë jeta politike dhe procesi demokratik. Tani janë formuar dy grupe parlamentare. Një grup është me deputetë të Partisë Demokratike dhe një grup me deputetë të LSI-së. Tashmë, grupet janë formuar dhe do të plotësohen me deputetë të tjerë që do pranojnë mandatet e propozuara. E rëndësishme është që këto dy grupe do të përfaqësohen në gjithë jetën parlamentare, në mbledhjet e byrosë së parlamentit, në komisionin e reformës zgjedhore. Tashmë kemi hyrë në normalitetin e rregullt të jetës parlamentare, sepse duke qenë pjesë e grupit parlamentar akseset janë shumë më të mëdha.

A jeni njohur me Paktin Kombëtar të propozuar nga Kryetari i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima? A duhet të diskutohet nga palët politike për të zgjidhur krizën?

E kam lexuar Paktin e Kokëdhimës. Mendoj se është një propozim konstruktiv në vijën e këtyre lëvizjeve që po bëjmë. Është një shqetësim i ligjshëm, për të gjithë aktorët politik që të kemi një demokraci përfaqësuese në Shqipëri, jo një demokraci autokratike. E mira është që hollësirat të diskutohen në vijimësi. Në vija të përgjithshme i qëndrojmë propozimit të Kokëdhimës, që është i njëjtë me linjën tonë.

 

1
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut t’ia japin votën Blerim Rekës

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut t’ia japin votën Blerim Rekës

Deklaratë shtypi e partisë Zgjidhja

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të shkojnë të dielën për të votuar për kreun e ri të shtetit. Përballë kandidatëve maqedonas, Stevo Pendarovski i LSDM-së në pushtet dhe Gordana Siljanovska-Davkova, kandidate presidenciale e VMRO-DPMNE-së në opozitë, është kandidati i pavarur shqiptar Blerim Reka.

Partia ‘Zgjidhja’ e vlerëson kandidaturën e z. Blerim Reka, si një person me integritet, përgjegjësi të lartë dhe përgatitje të shkëlqyer profesionale. Z.Reka përfaqëson ajkën e inteligjencës së shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, duke qenë një ndër juristët më të dalluar në fushën e të drejtës ndërkombëtare publike. Falë formimit të tij dhe integritetit moral, z. Reka ka punuar për të mbrojtur të drejtat e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët mund të përparonin në realizimin e të drejtave të tyre duke mbështetur kandidaturën për president të Blerim Rekës. Vota e shqiptarëve, dhe jo vetëm, për Blerim Rekën për president, do t’i hapte rrugë disa prej ndryshimeve të nevojshme e të shumëpritura prej qytetarëve.

Partia ‘Zgjidhja’ u bën thirrje votuesve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, që të dielën të votojnë masivisht për z.Blerim Reka, si përfaqësues i interesave të shqiptarëve dhe të mos ua japin këtë mbështetje dy kandidatëve maqedonas.

Partia ‘Zgjidhja’ beson se zgjedhja e një president shqiptar do të ishte një nxitje e madhe që popullsia shqiptare në Meqedoninë e Veriut të ketë vendin që meriton në shtetformim dhe të drejta kushtetuese, siç parashikonte edhe marrëveshja e Ohrit e nënshkruar 19 vite më parë, ende e paimplementuar nga shumica sllave në pushtet.

2
Koço Kokëdhima: Shqipëria do demokraci, jo karantinë

Koço Kokëdhima: Shqipëria do demokraci, jo karantinë

Qeveria jonë mendjelehtë dhe e dalldisur nga gazi që përdor në protesta, nuk e ka lexuar qartë as mesazhin e Parlamentit të Holandës, as nëntekstin e tij. Kryeministri Rama, i gjendur në pozitë të vështirë, po pranon rolin e gomarit që nuk kuptonte se ujku po e hante dhe thoshte se mbase është ëndërr. Ai gjendej në Katar, kur në Holandë po i vinin vizat popullit të tij. Kur lajmi mori dhenë, doli zëvendësi i tij Cakaj dhe bëri një sqarim. Vizat do vazhdojnë siç janë, vulën e vë BE-ja…kjo mund të ndodh në kushte të mirëpërcaktuara…

Holandezët në fakt, kanë kohë që po na i qëndisin letrat. Kolegët e këtyre deputetëve që propozuan vënien e vizave për shqiptarët erdhën vjet në Tiranë, në këtë kohë dhe na thanë, nuk jeni për negociata. Rama dhe Ruçi i qesëndisën nga pas, por negociatat nuk u çelën nga BE. Pse janë në rolin e gomarit dhe jo të qeveritarëve, këta qeveritarët tanë?

Së pari, Parlamenti i Holandës nuk bëri një akt diplomatik, por një veprim politik.  Ata gjejnë si shkak “një rritje të ndjeshme të kriminalitetit nga mafia shqiptare në Holandë, këto organizata kriminale keqpërdorin mundësinë për të udhëtuar pa viza përmes Evropës dhe me të, të zgjerojnë më tej rrjetin e kontrabandës. Deputetët Holandezët vënë në dukje se pezullimi i vizave për Shqipërinë kërkohet për arsye të ndryshme, duke përfshirë parandalimin e krimit ndërkufitar. Ata i kërkojnë qeverisë të paraqesë kërkesën në Komisionin Evropian për të filluar procedurën e frenimit emergjent për liberalizimin e vizave”. Një vit pas shtyrjes nga BE të fillimit të negociatave, ata kanë të njëjtën vërejtje për vendin tonë. Përse Shqipëria nuk ka një bilanc në luftën kundër krimit të organizuar dhe kundër trafikut të drogës? Sot qeveria jonë duhet t’i bënte publike bilancet, që t’i shihte Holanda dhe BE-ja. Në debatet e deputetëve holandezë u theksua edhe korrupsioni. A është e mjaftueshme reforma në Drejtësi, kur BE na kërkon bilanc për goditjen e këtij fenomeni në nivelet e larta?

Vendimi i këtij parlamenti është një mesazh për Brukselin që të mos hapen negociatat me vendin tonë që eksporton kriminalitet. Burime diplomatike për gazetën “Shekulli”, theksojnë se në fillim të muajit Maj, në Shqipëri do të vijë një delegacion nga Parlamenti i Holandës. Ata do të marrin informacione dhe do të vëzhgojnë nga afër ecurinë e zbatimit të reformave në Shqipëri. Kjo gjë u nënkuptua disi edhe gjatë debateve në Parlamentin e Holandës.

Holandezët nuk janë budallenj, që të mos i dinë rregullat se kur kërkohet kjo procedurë emergjente e vendosjes së vizave për një shtet në hapësirën Shengen. Ata tashmë kanë ulur frenin e dorës dhe treni mund të ndalojë, të paktën sa për të sqaruar incidentin. Nuk është çudi të kemi një efekt domino në një numër shtetesh të BE-së, që mund të mbështesin këtë qëndrim. Në kërkesën për të filluar procedurën e “frenimit emergjent”, deputetët i kërkuan llogari ministrit të jashtëm Stef Bllock, pse nuk koordinon me vendet e tjera të BE-së, që kjo kërkesë në BE të mos jetë e parealizueshme. Megjithëse Cakaj na vuri në gjumë, Holanda foli ndryshe: “Qeveria holandeze po mendon për hapat e radhës që do të ndërmarrë”.

Përkatësia politike e nismëtarëve të këtij vendimi kundër Shqipërisë, tregon se sa poshtë ka rënë Partia Socialiste e Shqipërisë, dikur e respektuar në qarqet e majta evropiane. Kjo parti është braktisur nga miqtë nëpër Evropë se është kthyer në një kompani private e kryeministrit. Nga pesë parti që mbështetën vendosjen e vizave për Shqipërinë, dy ishin të majta: E Majta Laburiste dhe Partia Socialiste.

Ndërkaq, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë për investimet e huaja, në vendin e dytë renditet Holanda me 14% ose 860 milionë euro. Por vërehet se vitin e kaluar ka tërheqje, u investuan vetëm 14 milionë euro nga Holanda. Nëse do t’i referohemi anketës së biznesit gjerman, fqinjë me Holandën, këtë vit shihet përkeqësim i klimës së të bërit biznes. Pra, edhe ekonomia jonë e deformuar nga korrupsioni dhe pastrimi i parave të pista, mund të jetë një arsye e pathënë, që Holanda kërkon të na vërë vizat.

 

Një dëm të papritur, pa dashjen tonë, por për shkak të qeverisë që kemi, po u shkaktojmë vëllezërve të Kosovës. Holandezët i trajtuan në bllok shtetasit e Kosovës me ata të Shqipërisë dhe vendosën të mos japin dritë jeshile për liberalizimin e vizave për shtetin tjetër shqiptar.

Së fundi, iniciativa holandeze ka edhe pasoja emergjente për shqiptarët që rrinë syçelët nga pagjumësia e varfërisë. Ata mund ta marrin seriozisht vendosjen së afërmi të karantinës evropiane për shqiptarët. Atëherë, do të plotësohej kushti për “frenimin emergjent”, që është rritja me 50 për qind e numrit të azilantëve në një vend anëtar të BE-së.

Duke analizuar këtë mesazh me nëntekste të parlamentarëve holandezë, nuk ka si të mos habitemi me kryeministrin tonë, që bën sikur po sheh ëndrra tek sa e keqja e madhe u kanoset shtetasve të tij. Në këtë situatë “Zgjidhja” iu bën apel qytetarëve se rruga e duhur nuk është ikja sa më parë, por lufta për të vënë në vend republikën e rrëzuar. Demokracia është i vetmi ilaç për sëmundjen tonë, ndryshe do të na vënë në karantinë. Këtë apel do të doja ta lexonin edhe ambasadat e BE-së në vendin tonë, që t’u shpjegojnë qeverive të tyre se shqiptarët nuk janë për karantinë, por duan demokraci me standarde evropiane, karantina të vihet për partitë e vjetra dhe për qeveritarët e korruptuar. Vendosini ata në listat e zeza, jo popullin shqiptar.

#ZgjidhjaPërShqipërinë

0
Ilirjan Celibashi: Vlerësoj idetë e Paktit Kombëtar të kryetarit të partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima

Ilirjan Celibashi: Vlerësoj idetë e Paktit Kombëtar të kryetarit të partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima

Ish-kryetari i KQZ-së dhe një ekspert i çështjeve zgjedhore, Ilirjan Celibashi, në një intervistë dhënë gazetës “Shekulli”, vlerëson Paktin Kombëtar të propozuar nga kreu i “Zgjidhja”-s, Koço Kokëdhima, pjesën kushtuar miradministrimit të zgjedhjeve. Po ashtu, Celibashi prek edhe çështjen e sistemit zgjedhor. Lidhur me bojkotin e opozitës, ai shprehet se deri 30 ditë para datës së zgjedhjeve, ka mundësi ligjore të dorëzohen komisionerët. Ndërkaq, depolitizimin e administratës zgjedhore, Celibashi e sheh si një “biznes” që partitë nuk janë të gatshme ta lënë.

Celibashi, mendoni se kodi i ri zgjedhor do të jetë gati për zgjedhjet lokale të qershorit?

E mendoj të vështirë procesin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 30 qershorit të këtij viti. Më shumë akoma më duken të panevojshme dhe të padobishme tani kur procesi përgatitor për këto zgjedhje ka kohë që ka filluar. Nuk e di se për çfarë dhe si më mirë këto ndryshime do të ndikonin në procesin zgjedhor të 30 qershorit. Ka shumë rëndësi që fokusi i ndryshimeve të mundshme të Kodit Zgjedhor të jetë i lidhur me zgjedhjet e radhës për Kuvendin. Konsiderimi i rekomandimeve të Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit të Zgjedhjeve duhet të jetë në themel të ndryshimeve të mundshme.

A jeni në dijeni të Paktit Kombëtar të propozuar nga ana e Partisë ‘Zgjidhja’?

Mediatikisht jam njohur me të. Nuk mundet të them se disa prej ideve nuk kanë racionalitet. Vlerësoj si të gjetur disa prej tyre veçanërisht ato që kanë të bëjnë me miradministrimin e procesit zgjedhor, apo edhe një rikonsiderim të sistemit zgjedhor. Edhe pse lidhur me këtë të fundit, ky diskutim është thuajse gjithmonë i pafund në argumente “pro “dhe “kundër”. E për të vazhduar më tej më duket se problemi nuk qëndron tek paaftësia, apo pamundësia për të pasur ide. Problemi këtu qëndron në antagonizmin e thellë që karakterizon ballafaqimin politik në Shqipëri. Edhe pse duhet thënë se jo të gjithë janë njëlloj me faj në këtë ballafaqim konfliktual. Por ky është fakti. E në kushtet e këtij konfliktualiteti politik çdo ide më duket e vështirë të gjejë terren për zbatim. Ka shumë rëndësi që më së pari, të demonstrohet vullnet i qartë dhe i sinqertë politik për tu ulur dhe për të diskutuar e pastaj të vlerësohen idetë për çështje të ndryshme të organizimit dhe të funksionimit të shtetit dhe/ose shoqërisë në përgjithësi.

Pika që prek më shumë është ajo e zgjedhjeve. A mundet që një administratë jopartiake të mund të menaxhojë zgjedhjet, përfshi këtu edhe numërimin? Po në lidhje me mos futjen e opozitës në zgjedhje? Çfarë parashikon kodi Zgjedhor për këtë çështje?

Në rast se një parti, e cila ka të drejtën të paraqes propozime për anëtar të komisioneve të nivelit më të ulët të administrimit të zgjedhjeve, nuk e ushtron këtë të drejtë, atëherë Kodi Zgjedhor i ka dhënë të drejtën KQZ që të bëjë plotësimet e anëtarësisë kryesisht. Pra të emëroj në vendet bosh persona të cilët i përzgjedh vetë KQZ. Gjithsesi Kodi Zgjedhor i ka dhënë të drejtën partisë që propozon anëtarët e këtyre komisioneve që ta ushtrojnë këtë të drejtë tej afatit të përcaktuar nga Kodi, por jo më vonë se 30 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

A mund të ketë zgjedhje pa opozitën në vend?

Ka këndvështrime të ndryshme të përgjigjes së kësaj pyetje, si për “po”, ashtu edhe për “jo. Thuajse të gjitha kanë brenda argumente të bazuara në logjikë dhe në principe morale dhe ligjore. Është gjithmonë në diskutim se sa i justifikuar është qëndrimi i opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Duhet të jenë rrethana politike dhe sociale shumë të rënda, të jashtëzakonshme të cilat qartësisht, shumë qartësisht e cenojnë lirin e votës, ato të cilat mundet ta shtyjnë një opozitë të mos marrë pjesë në zgjedhjeve. Më duket se megjithëse problemet e lidhura me procesin zgjedhor, po ashtu edhe ato të lidhura me qeverisjen, mospjesëmarrja e opozitës në zgjedhje nuk është e përligjur. Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s. Është gjithashtu vend anëtar, apo i angazhuar në forma të tjera në nesër organizatash e institucionesh ndërkombëtare. Ka nënshkruar marrëveshjen e stabilizim associmit me BE dhe është në pritje të marrjes së ftesës për të hapjen e negociatave të anëtarësimit. Është një vend i hapur, një vend dhe shtet që pranon vëzhgimin e zgjedhjeve pa asnjë rezervë nga misionet ndërkombëtare dhe pa asnjë kufizim për to. E për forcën ekonomike dhe pozitën gjeopolitike që Shqipëria përfaqëson, konsideruar dhe gjithë faktorët e rrethanat që citova më lartë, nuk mundet kurrsesi që një qeveri e këtij vendi, kushdo qoftë ajo, mundet të krijojë rrethana që cenojnë lirinë e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje.

A jeni dakord që emigrantët të jenë pjesë e zgjedhjeve?

Emigrantët e kanë të drejtën e votës, si për zgjedhjet për Kuvend, po ashtu edhe për organet e qeverisjes vendore. Problemi është se ata këtë të drejtë e ushtrojnë vetëm nëse vijën në këtu, në Shqipëri. Ndërkohë besoj se pyetja juaj ka të bëj me atë nëse a duhet tu mundësohet atyre ushtrimi i të drejtës së votës në vendin ku janë rezident. Po, është përgjigja ime. Dhe për këtë duhet se ka një dakordësi në parim nga të gjitha partitë politike. Është normale që emigrantët të kenë mundësi për të votuar për qeverisësit e vendit të tyre, pavarësisht se ata janë emigrantë në vende të tjera. Por duhet një angazhim serioz i të gjitha palëve për tu dakordësuar për modalitet e procesit të votimit të emigrantëve pa qenë të detyruar të vijnë në Shqipëri. Dhe kjo nuk është një çështje kaq e thjeshtë, si nga pikëpamja e procedurave, po ashtu edhe ajo ekonomike, e për të mos folur për sigurinë e këtij procesi që është themelore. Gjithsesi modelet ekzistojnë mjafton që të bëjmë një zgjedhje të përshtatshme për kushtet tona.

Nëse e shohim këtë opsion si zgjidhje të problemeve të zgjedhjeve në Shqipëri, atëherë është racionale që fillimisht të konsiderojmë ndryshimin e modelit të formimit dhe të funksionimit të administratës së lartë zgjedhore, KQZ-së. I gjithë procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ është tërësisht në kontrollin e partive politike. Formalisht ligji zgjedhor e ka përcaktuar KQZ si një institucion jopartiak dhe të pavarur. Por mënyra e zgjedhjes së këtyre anëtarëve e ka kompromentuar tërësisht këtë cilësi që ligji zgjedhor vetëm sa e liston. E kur ne nuk arrijmë të ndërtojmë një trup administrimi të zgjedhjeve jo partiake të përbërë vetëm me 7 vetë, e cila ndërkohë duhet të jetë edhe e besueshme për të gjitha palët pjesëmarrëse në zgjedhje, si do të mundet të besojmë në profesionalizmin dhe paanësinë e një bashkësie mijëra zyrtarësh zgjedhor të niveleve më të ulëta të administrimit të zgjedhjeve?! Procesi zgjedhor sot është tërësisht në dorë të partive. E shohë të vështirë për të mos thënë të pamundur që ato ta lëshojnë këtë “biznes”. Për më tepër në kushtet e një konfliktualiteti të ashpër politik dhe një mungese të theksuar besimi kundrejt njëri-tjetrit. Gjithsesi rikonsiderimi i formulës së përbërjes dhe funksionimit të KQZ duke e larguar ndikimin e partive politike në ndërtimin e këtij institucioni e mendoj realiste si ide dhe të dobishme gjithashtu.

 

 

2
Skandal në UKT, 5 polici private marrin 13 miliardë lekë

Skandal në UKT, 5 polici private marrin 13 miliardë lekë

Si i shpërdoron fondet bashkia e Tiranës, duke i ndarë përgjysmë, për sigurinë dhe investimet në rrjet. Pesë shoqëri private sigurimi ruajnë arkat e ndërmarrjes së Ujësjellësit falë super-tenderëve

 

Administrimi dhe ruajtja e parave të Ujësjellës-Kanalizimeve meriton medalje, në rast se vëren se sa shumë shpenzohet për sigurinë në këtë institucion. Në UKT, përmes tenderimeve 1-vjeçare, sipas kontratave që lidhen për këtë shërbim, shpenzohen rreth 13 miliardë, ndërsa ato qarkullojnë në dorën e  5 policive private, që ruajnë njëkohësisht arkat e ndërmarrjes. Por, nëse kaq shumë pará do të investoheshin për infrastrukturën e ujit, filtrimin e tij dhe ndërrimin e tubave të amortizuar nëntokësorë, atëherë do medalja do të shkonte pikërisht për sigurinë e shëndetit të qytetarit. “Openprocurement.al” ka bërë një analizë të tenderëve të fituar, dhe atyre që janë në procedurë me vlerë mbi 100 milionë lekë. Nga këta tre janë kontrata për shërbimin e sigurisë, të cilat në total mbërrijnë në 13 miliardë lekë, ndërsa 6 të tjerë kanalizohen në investime direke dhe vlera e përbashkët e tyre mbërrin po në 13 miliardë lekë. Pra, investimet madhore në rrjetin e ujësjellësit janë të barabarta me shërbimin e rojës në harkun kohor të dy viteve.

Super-tenderët

‘Global Security’ Sh.p.k, ‘Eurogjici Security’, ‘Tony Security’, ‘Brecani Rosp’ dhe ‘Port Construction’ janë 5 shoqëritë e sigurimit, të cilat kanë siguruar së bashku kontratat e lidhura nga bashkia e Tiranës për llogari të UKT-së, institucionit në varësi të saj. Në fund të janarit, ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, ka hapur garën për tenderin me vlerë 597 milionë lekë për ruajtjen dhe sigurinë e parave dhe arkave që disponon ky institucion. Super-tenderi është hapur në javën e dytë të janarit dhe shpalli fituese 5 kompanitë private për qëllime sigurie, ndërsa Policia Bashkiake përmes kësaj procedure e ka humbur tagrin, edhe pse numri i punonjësve të sigurisë që paguhen nga bashkia këtë vit pësoi rritje. Të njëjtën procedurë prokurimi, UKT shpalli edhe në fillim të vitit të kaluar, ku kontrata parashikonte vlefshmëri afati 1-vjeçare, ndërsa fondi limit ishte më i ulët 568 milionë lekë. Në databazën e openprocurement shihet se ky është tenderi me vlerë  rekord i një ndërmarrjeje publike i shpallur që nga muaji korrik 2015, datë kur filloi funksionimi i njësive të qeverisjes vendore sipas ndarjes territoriale dhe administrative. Në 2018-n, ishin 4 kompani sigurie private që u shpallën fituese, (u përfshi edhe Tony Security) ndërsa në garë, një shoqëri e pestë u skualifikua, për shkak se nuk kishte dorëzuar ofertë ekonomike. Duhet theksuar se UKT është shoqëri publike e zotëruar nga Bashkia Tiranë, me supervizor kryebashkiakun Erjon Veliaj, ndërsa ky super-tender dhe performanca që kjo shoqëri, flasin për një qasje paradoksale. Kjo, pasi uji që kalon në rubinetet e familjeve në Tiranë nuk është i pijshëm, ndërsa çmimi i tij vitin e kaluar shkoi me rritje, pa justifikuar qëllimin.  Mesa duket, nevoja për të ngarkuar polici private për zyrat dhe filialet e UKT-së, janë një arsye pse qytetarët paguajnë tarifat e rritura me vendimin e këshillit bashkiak të Tiranës. Me asnjë votë kundër e asnjë abstenim, u miratua plani për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm me 20 lekë për m³: nga 45 lek/ m³ në 65 lekë/m³. Vlen të theksohet se këshilltarët e djathtë braktisën mbledhjen. Plani u votua pro bashkë me propozimet e PDIU-së, të ngjashme me ato të LSI-së. “Rritja e çmimit u propozua në një kohë që Ujësjellës Kanalizime Tiranë rezultoi një nga kompanitë më fitimprurëse dhe rentabël në Shqipëri nga njëra anë, dhe nga ana tjetër kishte hapësira për të rritur të ardhurat përmes rikuperimit të detyrimeve të prapambetura. Sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat e ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime, në vitin 2016 ishin 2.95 miliardë lekë (21.5 milionë euro). Konsumatorët familjarë sjellin gati gjysmën e të ardhurave të Ujësjellësit. Fitimi i kompanisë, para taksave, ishte 675 milionë lekë, apo gati 5 milionë euro, me një rritje prej 8% në raport me fitimin e vitit 2015. Por, nëse për hir të shenjtërisë së arkave të UKT-së shpenzohen kaq shumë lekë, tenderi për investime që mbart vlerën më të lartë gjatë kësaj periudhe mbërrin në 421 milionë lekë dhe është pikërisht kontrata e shpallur në shtator 2018 për “shtesë në impiantin e Përpunimit të ujit të pijshëm Bovillë me 1800 l/sek , në fazën e parë të zbatimit për 600 l/sek”. Fitues i saj, është një bashkimi i operatorëve 2 T Sh.p.k dhe Fusha Sh.p.k. Kjo e fundit, kompani e preferuar e kryetarit të bashkisë së Tiranës e cila mban rekordin e kontratave edhe në rang republike.

Të dhëna

Në Bashkinë e Tiranës numërohen rreth 450 mijë banorë, ndërsa Qarku numëron më shumë se 832 mijë banorë. Sipas Masterplanit “Tirana 2030”, popullsia në Tiranë parashikohet të jetë 1,6 milionë banorë deri në vitin 2031. Sipas shifrave të INSTAT, një familje në kryeqytet shpenzon për konsum mesatarisht 81 710 lekë në muaj ose 2,723 lekë/ditë, nga të cilat tashmë duhet të paguajë rreth 14 lekë në ditë vetëm për furnizimin me ujë. Pra, nga INSTAT llogaritet që një familje në Tiranë paguan 4148 lekë në muaj për ujë. Nga ana tjetër, sipas UKT, mesatarja që harxhon një familje me 4 anëtarë në kryeqytet është 12 m3 ujë në muaj. Me çmimin aktual, kostoja është 540 lekë pa TVSH ose 648 lekë me TVSH. Enti Rregullator i Ujit dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës thonë se çmimi i propozuar nga Bashkia e Tiranës, pra 65 lekë / m³, (me investimin e 170 milionë eurove në 5 vjet), do të bëjë që kostoja reale që paguajnë sot qytetarët e Tiranës, ose e thënë ndryshe, shpenzimi për konsum uji sipas INSTAT, të ulet katër herë. Pra, nga 4148 lekë që sipas INSTAT paguan aktualisht një familje në Tiranë, pas 5 vitesh kur të furnizohet 24 orë me ujë në ditë, do të paguajë 936 lekë, ose katër herë më pak.

Niveli i humbjeve në rrjet, 63 për qind

Ujësjellësi i Tiranës ka rezultuar me një nivel humbjesh teknike të ujit në rrjet në masën 63 për qind gjatë vitit 2018. Kjo është shifra e dhënë nga një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit, por që tregon situatën deri në gusht të vitit të shkuar. Në raportin e publikuar në fund të dhjetorit KLSH bën edhe një krahasim me vitin 2017 për të parë ecurinë e situatës e duke analizuar pjesën e arkëtimeve e detyrimeve të prapambetura. “Nga auditimi mbi prodhimin dhe faturimin e ujit, u konstatua se për vitin 2017 janë prodhuar gjithsej 100 milion m³ ujë dhe nga këto vetëm 35 milion m³ ujë janë faturuar, çka ka rezultuar në humbje teknike në masën 65% e ujit të prodhuar, duke e tejkaluar nivelin e humbjeve të miratuar me 3%, nga niveli i miratuar në masën 62%. Ndërsa për periudhën janar-gusht 2018, janë prodhuar gjithsej 63 milion m³ ujë dhe nga këto vetëm 23 milion m³ ujë janë faturuar, çka ka rezultuar në humbje teknike në masën 63 % të ujit të prodhuar, brenda nivelit të humbjeve të miratuar në masën 63.3%”, thuhet në raportin e KLSH lidhur me humbjet. Ajo që konstatohet nga auditimi është fakti që UKT po arkëton më shumë detyrime të prapambetura sesa detyrime të periudhës. Kështu niveli mesatar i arkëtimit për faturat e periudhës është 61% të faturimit. Ndërsa për nivelin e arkëtimit në total për çdo muaj, konstatohet se niveli i arkëtimeve për vitin 2017 në masën 133% të faturimit, ndërsa për periudhën janar-gusht 2018 është në masën 124% të faturimit. Debitorët që kanë një detyrim të akumuluar pranë Ujësjellësit në nivelin 34 milionë euro deri në fund të gushtit 2018. Sipas një analize të detajuar rezulton që 2 për qind të këtij borxhi e kanë vetëm 11 debitorë që janë kompani nën pronësi të Bashkisë së Tiranës, Qendra Spitalore Universitare dhe Banka e Shqipërisë dhe subjekte private. “Nga auditimi i debitorëve konstatohet se deri më datë 31.12.2017, shoqëria ka në total 79,425 abonentë debitorë nga 237,245 abonentë në total (33% e totalit), të cilët i detyrohen shoqërisë UKT SHA vlerën 4,070,632,815 lekë. Kjo vlerë, e cila është relativisht shumë e lartë, për arsye se është e barabartë me 125% të të ardhurave nga shitjet e shoqërisë, pasqyruar në pasqyrat financiare. Ndërsa deri më datë 31.07.2018, shoqëria ka në total 82,333 abonentë debitorë nga 249,792 abonentë në total (33% e totalit), të cilët i detyrohen shoqërisë UKT sh.a vlerën 4,251,993,560 lekë. Nga verifikimi i listave të debitorëve të datës 31.07.2018, konstatohet se 11 debitorët (ato me vlerë detyrimi mbi 5 milion lekë) me vlerë më të lartë dhe që përbëjnë në total 2% të debisë, konstatohet se debitori më i madh është shoqëria “Rezidenca Studentore Nr. 1 Tiranë” SHA, shoqëri publike aksionet e të cilës zotërohen 100% nga Bashkia Tiranë (që është njëkohësisht aksionari i UKT SHA) dhe që detyrimi i saj vetëm për 3 godina është në vlerën 21,029,264 lekë. Gjithashtu në listën e debitorëve më të mëdhenj janë dhe 2 institucione të tjera si Qendra Universitare Spitalore “Nënë Tereza” në vlerën 18,237,403 lekë dhe Banka e Shqipërisë në vlerën 10,161,943 lekë.

3.7 miliardë euro për ujë 24 orë, plani i dështuar

Shoqëria Ujësjellës-Kanalizime, Tiranë aplikoi vitin e kaluar pranë Entit Rregullator të Ujit për një rritje të tarifave për shërbimet e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve të ujërave të ndotura. Për konsumatorët familjarë u propozua një rritje çmimi nga 45 lekë/m³ në 65 lekë/m³, një rritje çmimi me 44%. Për bizneset, rritja e propozuar është po 44%, nga 135 lekë/m³ në 190 lekë/m³. Synimi: Kryeqyteti, deri në fund të vitit të pestë, të ketë furnizim me ujë pa ndërprerje, pra 24 orë/ditë. Një objektiv mjaft ambicioz dhe me rëndësi të veçantë, jo vetëm për kryeqytetin që përfaqëson 1/3 e popullsisë së vendit, por edhe për të gjithë vendin! Shqipëria është shteti i 11-të në Europë (madje përpara Austrisë, Gjermanisë), por edhe të gjithë vendeve ballkanike, me përqindjen më të lartë të popullsisë së përqendruar në kryeqytet. Nevojat për investime publike për rinovimin e rrjeteve dhe për krijimin e të rejave, për impiante dhe për ujërat e ndotura janë të vlerësuara në masterplanin kombëtar. Janë rreth 3,7 miliardë euro që nevojiten për realizimin e këtij masterplani ambicioz kombëtar. Strategjia kombëtare e menaxhimit të ujit ka rivlerësuar deri në vitin 2040 përdorimin e këtyre miliardave, që do të thotë rreth 150 milionë euro në vit. Aktualisht përdoren vetëm rreth 50-60 milionë euro në vit. Por duhet pasur parasysh se standardi i pranuar kudo në botë është  se të ardhurat nga shoqëritë e ujësjellësve planifikohen duke ruajtur parimin e përballueshmërisë së tarifave dhe rritjen graduale të tyre. Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës (UKT) kontraktoi në fund të vitit 2015 firmën ndërkombëtare audituese “Grant Thorton” për të kryer auditimin dhe certifikimin e bilancit të UKT-së për vitin 2015. Në raportin e auditit, të datës 17 korrik 2016, pasi ka renditur një sërë dokumentesh që mungonin ose nuk iu vunë në dispozicion grupit të auditimit, “Grant Thorton” refuzoi të certifikojë bilancin duke u shprehur se “grupi ynë i punës nuk ka arritur të marrë ndonjë informacion shtesë për të hequr dyshimin mbi këto paqartësi të evidentuara më herët”.

0
Intervista e kryetarit të partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, në emisionin “Të Paekspozuarit”

Intervista e kryetarit të partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, në emisionin “Të Paekspozuarit”

Z. Kokëdhima, ju sot keni ardhur në studion time për të bërë një deklarim shumë të rëndësishëm të jetës tuaj politike, por edhe një deklarim kurajoz do të thosha, në gjendjen dhe në kohën që jetojmë ne në këtë vend kaq të çuditshëm. Ju sfidoni kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës, që është kandidat për herë të dytë, pra shpallni kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Tiranës, apo jo?

 

Unë kam vendosur t’i kërkoj mbështetje Kongresit të Partisë ZGJIDHJA në 4 Maj, pikërisht për të sfiduar Erion Veliajn, në garën për kryesimin e Bashkisë së Tiranës. Mendoj se kjo është diçka shumë e rëndësishme në dy plane. Së pari, për të ndryshuar rrënjësisht mënyrën e qeverisjes së Bashkisë së Tiranës dhe të drejtimit të saj. Për ta bërë Bashkinë e Tiranës një pushtet vendor të hapur për qytetarët, afër me ta, një pushtet njerëzor dhe efektiv. Së dyti, mendoj se është shumë e rëndësishme që të ndërpresim vazhdimësinë e Erion Veliajt, sepse është një përfaqësues tipik i sektit të Rilindjes. Ka të njëjtën filozofi qeverisëse si Rilindja dhe Edi Rama. Është bartës i kulturës korruptive në qeverisje dhe merret tërë kohën me manipulimin e opinionit publik. U ka mbirë njerëzve çdo natë në televizor. Ai është kasetaxhiu më i madh i të gjithë historisë politike të Shqipërisë! Besoj edhe bnë botë, është kasetaxhiu më i madh i historisë politike.

 

Pyetja ime konsiston, pikërisht në këtë që thoni ju. Ju po vini në dukje gjithë këto vese, që ka Lali Eri siç jemi mësuar t’a quajmë ne. Por pyetja ime e rëndësishme Z. Kokëdhima është, se si do të dilni ju përballë Lali Erit? Me të gjitha këto suksese që deklaron Edi Rama dhe me të gjithë median shqiptare që ai ka në mbështetje! Lali Eri e ka të gjithë median. As Rama nuk e ka. Ndërsa Lali Eri ka gjithçka. Si do të dilni ju tani përballë? Çfarë është ky guxim? Jam shumë i habitur.

 

E kam shpjeguar se projekti ynë është projekt lirie. Ne luftojmë për të shembur kastën, për të rikthyer lirinë dhe sovranitetin e popullit shqiptar. Ne duam të rikthejmë republikën. Ne duam që të zhbëhet kapja e shtetit nga kryetarët e partive dhe zyrtarët e Rilindjes. Ta kemi parasysh, Rilindja dhe kryetari i saj kanë marrë peng shtetin shqiptar. Kanë shkatërruar çdo vlerë dhe çdo virtyt në institucionet e tij.

 

Kush? Sepse Rilindja nuk është Rilindja e Frashërllijve dhe e kohës së pavarësisë…

 

Unë flas për sektin e sotëm, që ka uzurpuar edhe shtetin, edhe qeverisjen, edhe liritë e popullit, edhe institucionet e shtetit, edhe ekonominë e vendit. Kanë uzurpuar edhe Partinë Socialiste, të majtën e Shqipërisë, sistemin politik, gjithçka. “Zgjidhja” është një projekt për të dalë nga ky qerthull dhe për të vendosur liritë në Shqipëri. Prandaj dëshiroj që ta godasim mu në zemër Rilindjen, duke ndërprerë mandatin qeverisës bashkiak të Erion Veliajt. Sepse Erion Velaj është princi i kurorës së Rilindjes.

 

Më duket se e ka thënë edhe Edi Rama këtë gjë. Është një nga Princat e Rilindjes.

 

Këtë e kam thënë unë.

 

Pse ti e ke thënë këtë?

 

Po, unë e kam thënë. E kam shkruar madje, që Rilindja kishte dy princa, por Saimirin e morën në qafë këta. Ndërsa tani Rilindja mbeti me një Princ.

 

Tani ti ke ardhur dhe mendon se mund ta rrëzosh Princin?

 

Ne do të bëjmë atë që është e domosdoshme për popullin tonë. Është e domosdoshme për vendin. Ju thoni që këta kanë të tëra mediat.

 

Lali Eri, se Rama nuk i ka.

 

Ata kanë të gjitha mediat, pushtetet, ndërmarrjet, pasuritë, paratë. Kanë gjithçka. Jam dakord me ju që i kanë të gjitha.

 

Në televizionet shqiptare sapo fillon mëngjesi, nëse do të dali Lali Eri për të mbjellë një pemë, madje edhe për të shkuar në banjë nesër, ndërpriten të gjitha programet ku transmetohet dhe menjëherë transmetohet Lali Eri. Si do ta mundësh ti këtë, sepse mua po më habit.

 

Po, jam dakord që i kanë uzurpuar të gjitha. Si të gjithë biznesmenët e ndershëm dhe njerëzit e punës në Shqipëri kanë bërë ato ndërmarrjet e tyre që i kanë ngritur me gjak, me djersë, me sakrifica; kanë bërë ato sh.p.k.-të apo sh.a.-të e tyre, këta kanë bërë mega ndërmarrjen Shqipëria Sh.p.k. “Shqipëria Shpk” është ndërmarrja më e madhe ekonomike  e këtij vendi. Me këtë ndërmarrje këta bëjnë biznes nga mëngjesi në darkë, që prodhojnë, pastrojnë e riciklojnë para në çdo sekondë për veten e tyre. “Shqipëria sh.p.k.”, përveç ekonomisë, buxhetit të shtetit, tregjeve, resurseve dhe të drejtave, ka edhe qeverinë, shtetin dhe pushtetet. “Shqipëria sh.p.k.” është pronë e Ramës dhe Veliajt, e kryetarëve të partive, zyrtarëve të lartë dhe një grushti oligarkësh. Këta bëjnë korrupsion galopant, të paparë dhe të padëgjuar ndonjëherë në histori.

 

Njeri më afër Edi Ramës deri dje, se ty nuk ka pasur. Ti ke qenë mentori i Edi Ramës. Ti e njeh shumë mirë. Çfarë ndryshimi ka Princi i Kurorës, Erioni nga Edi Rama?

 

Unë gjykoj politikisht. Nuk merrem me aspektet personale të këtyre njerëzve. Veliaj është përzgjedhur për të siguruar të ardhmen e kësaj oligarkie, të krimit dhe të korrupsionit në Shqipëri. Veliaj është personi që duhet të garantojë të ardhmen dhe paprekshmërinë e interesave të këtyre njerëzve, vazhdimësinë e kësaj filozofie qeverisëse, të kësaj kaste sunduese. Veliaj është i zgjedhuri i së nesërmes së saj, për ta mbajtur këtë vend të robëruar, siç është sot. Vend pa liri  republikane. Një vend pa të drejta dhe pa sovranitet të popullit.  Shqipëria nuk ofron asnjë barazi shansesh; asnjë drejtësi për njerëzit.

 

Ti në fillim u prishe me Fatos Nanon. Pastaj me Ilir Metën. Pastaj me Saliun dhe tani me Edi Ramën. Pra ti, si mentor i Edi Ramës befas prishesh edhe më të. Mos e ke gabim këtë punë Koço, sepse edhe tani po bën një goditje, pra ke marrë pushkën dhe do të vrasësh Princin e Kurorës?

 

Nuk jam prishur me askënd. Sepse nuk kam pasur një pakt të tipit personal me askënd. Unë kam luftuar me të gjithë kryeministrat e këtij vendi. Sepse këta kryeministra kanë shkelur mbi interesat e larta të popullit dhe të atdheut tonë. Kane bërë vepra shumë të rënda dhe shumë të dënueshme. E kanë përdorur pushtetin kundër qytetarëve. Kam pasur përgjegjësi për tu artikuluar gjithmonë. Jo vetëm sepse jam qytetar i këtij vendi. Jo vetëm se jam shumë i përgjegjshëm si qytetar, por kam menduar se një person që bën media duhet të jetë shumë korrekt me interesat publike dhe mbrojtës i vendosur i tyre.

 

Koço këta të kanë larguar. Pra a ke besim se këtë radhë ti do t’ia dalësh?

 

Unë ia kam dalë gjithmonë.

 

D.m.th, po të mundi Veliaj, ti do t’i thuash, unë ia dola?

 

Edhe në këtë projekt që kam ndërmarrë, do t’ia dal patjetër, si në çdo lloj sfide tjetër, sepse unë eci me ide të mira, me një vizion shumë të qartë dhe duke i qëndruar besnik interesave të qytetarëve të Shqipërisë.

 

Unë u thashë disa miqve të mi, se Koço do të kandidojë për Kryetar të Bashkisë së Tiranës. Disa nga këta thanë, që mos ndoshta e fut Edi Rama. Sepse tek Edi Rama kanë filluar të kthehen shumë njerëz me mënyra të ndryshme. Njëri bëhet drejtor në filan vend, pra i merr një aset, tjetri merr diçka tjetër. Kthehen tek Edi Rama si djali plangprishës. Ti nuk je djali se ke qenë mentori i tij. Pra, mund tu thuash njerëzve se ky kandidim nuk ka lidhje me një kthim të mundshëm tek Edi Rama?

 

Unë e kam mentoruar Edi Ramën, kjo është e vërtetë. Por e kam këshilluar gjithmonë në mënyrë shumë parimore, krejtësisht profesionale dhe të suksesëshme. Kurrë nuk kam biseduar me të për çështje private, apo për çështje që nuk kanë të bëjnë me interesat e Shqipërisë. Nga kjo pikëpamje jam shumë krenar për veten time. Sa herë ai dhe të tjerët kanë ndjekur këshillat e mia, aq herë kanë bërë gjënë e duhur për vendin. Nuk bëhet Koço Kokëdhima kurrë fasadë e pushtetit uzurpator të Rilindjes dhe e Kryeministrit.

Edi Rama dhe Sali Berisha janë armiq të betuar të lirive republikane në Shqipëri. Kanë shkatërruar liritë e një populli të tërë dhe mundësitë që njerëzit të ndërtojnë të ardhmen e tyre të lumtur në këtë vend. Unë nuk e luftoj politikën e tyre për arsye apo mllefe personale. S’kam asnjë të tillë. Jam shumë i qartë, që kjo është rruga që duhet të ndjekë Shqipëria. Së dyti, ai merak që ju thoni, është i lidhur me situatën politike aktuale. Në kushte të tjera, ky merak nuk do të ekzistonte. Kandidimi im përbën një kërcënim të madh për pushtetin. Hyrja ime në një garë normale ku do të konkurrojë edhe përfaqësuesi i Partisë Demokratike, e bën shumë të dobët dhe e kafshon rëndë Erion Veliajn. Tani që Partia Demokratike dhe LSI janë jashtë parlamentit dhe jashtë procesit elektoral, mund të duket sikur lëvizja jonë e dëmton PD-në dhe favorizon qeverinë. Por nuk është ky qëllimi jonë, kjo nuk ndodh me ZGJIDHJA-n.

 

Në kohën që ke qenë me socialistët, a ke pasur njohje me Erion Velinë? Pra që ti i thoshe Veliajt bëjë këtë punë dhe ai të ju thoshte juve që bëj këtë punë?

 

Nuk kam pasur raporte të tilla me Veliajn.

 

Po Veliaj me ty?

 

Jo, absolutisht jo. Raportet e mia me Velian, kanë qenë raporte formale, në atë kohë që unë u përfshiva si deputet në Partinë Socialiste.

 

Por ndërkohë ai është shprehur në një gjë që ju të organizonit punën e kanabisit.

 

Jo, nuk kam pasur kurrë raporte personale me Velian. Kjo është mëse e sigurt.

 

Ju tani po hyni në një luftë të madhe, të them të drejtën. Ju e keni parë që në Tiranë po mbijnë kulla të mëdha. Si do të dilni ju? Ju do t’i vazhdoni këto kulla, apo dilni kundër Erion Velisë për kullat. Nëse do të dilni kundër kullave, do të dilni edhe kundër shumë njerëzve që i investojnë paratë në kulla. Pra çfarë mendon për kullat?

 

Erion Veliaj ka bërë një thes të paimagjinueshëm me premtime mashtruese elektorale.

 

Veliajt nuk ia fusim dot këtë të kullave. Kullat i bën Edi Rama.

 

Bashkëpunëtorët e mi kanë nxjerrë gati 11 faqe me premtimet  elektorale të Veliajt, të cilat janë të papërmbushura. Pra, janë hequr premtimet që janë mbajtur. Një person që premton hënën, ka vetëm një qëllim: të mashtojë dhe sundojë qytetarët, thjesht të grabitë liritë e tyre, nuk ka qëllim tjetër. Premtimet elektorale duhen bërë shumë serioze. Tani meqë më thoni për kullat. Ja çfarë ka thënë Erion Veliaj në fushatë: Nuk do të ketë ndërtime të reja në zonën me densitet të lartë.

 

Po këto i dimë. Tani ti, si Kryetar i ardhshëm i Bashkisë së Tiranës, çfarë do të bësh me kullat? Këtë po pyes unë.

 

Kullat i kanë bërë tani.

 

Unë po flas për të rejat more. Sepse edhe ti do vazhdosh.

 

Për mua ndërtimi i Tiranës duhet të zhvillohet në një mënyrë shumë miqësore. Në periferi, në zonat rurale, me shumë pole, me ndërtime jo të larta, etj. Kjo është një histori që këta e kanë bërë baltë: Nuk lanë asnjë metër vend pa betonizuar. Bëjnë gjithë këto ndërtime në qendër. Kjo është një politikë pa krye, jo e mençur dhe e gabuar. Ne do ta ndryshojmë rrënjësisht këtë politikë. Kjo nuk duhet të vazhdojë më.

 

Unë e kuptoj se kjo manovër që po bëni ju Koço, është manovra e tipit të Zhak Shirakut. Ju, po morët Bashkinë e Tiranës, realizoni të gjitha gjërat dhe ambiciet tuaja politike. Sepse njeriu mund të ketë shumë ambicie. Unë t’i kam kuptuar këto ambicie. Kjo është puna jote, por ndoshta kjo është mënyra më e mirë, apo jo?

 

Partia Zgjidhja ka një projekt politik, që është zgjidhja e vetme për Shqipërinë. Koço është  një lojtar serioz dhe si i tillë, do të punojë shumë seriozisht. Por duhet ta kuptojmë, që kjo kulturë qeverisëse nuk duhet të vazhdojë më.  Shqipërisë i kanë ardhur gjërat atje ku nuk mbajnë më.

 

Zoti Koço, unë të kuptoj se çfarë do të thuash ti. Ti je një kockë e fortë dhe i njeh nga brenda. Sipas teje, ku ka dështuar Lali Eri në Tiranë?

 

Për ta kuptuar këtë duhet të analizojmë premtimet e tij elektorale të mandatit të kaluar: Ai tha se brenda 100 ditëve të para, do të shpërndaj 385 banesa sociale. U premtoi qytetarëve se si do t’i ndihmojë me banesa sociale, se nuk do të lejojë të pastrehë etj. Çfarë bëri në fakt? Shkatërroi shtëpitë e banorëve në Shkozë, në Bregun e Lumit dhe në Astir. Shkatërroi shtëpitë e banorëve kudo, në emër të “interesit publik”. Shkaktoi gjithë ato tragjedi. I morri gratë dhe fëmijët me dhunë dhe i hodhi brutalisht në rrugë.

 

Ti po thua gjëra të vërteta. Por me këto nuk e rrëzon dot Erion Velinë…

 

Edhe diktatura komuniste ishte shumë më njerëzore se pushteti i Erion Velisë dhe i Edi Ramës. Binin tërmetet, ato janë vepra të Zotit dhe të natyrës, por regjimi i kohës u a ndërtonte shtëpitë falas të gjithë banorëve. U meremetonte të gjitha pasojat. Këta shkojnë dhe sulmojnë gratë, pleqtë dhe fëmijët me forca speciale, me buldozerë, me armë, me skafandra, me autoblinda. I rrahin, i marrin zvarrë, i gjakosin, i nxjerrin në rrugën e madhe pa asnjë mbështetje dhe ju prishin shtëpitë. Kam insistuar gjithë kohën, që duhet të marrin fund përgjithmonë këto sjellje e praktika mizore.

 

Ti që i ke hyrë kësaj sfide, ke një plan të detajuar. Ti ato që po thua, do t’i thuash në fushatë, kudo që të vesh. Por ti po përpiqesh që të vrasësh djallin. Si mund ta vrasësh ti djallin pa pasur prova të mëdha në dorë.

 

Gjithë këto mashtrime, rritjet maramendëse të taksave, abuzimet me pasuritë dhe të drejtat publike janë provat. Me lejo të citoj një premtim të Veliajt: Do të bashkëpunoj me qeverinë që stadiumin kombëtar ta ndërtoj jashtë Tiranës.

 

Çfarë ke ti në dorë, ndonjë armë të madhe për t’i rënë Erion Velisë?

 

Po pse me teoritë konspirative do e bëjmë politikën?

 

Jo kjo nuk është teori konspirative. Pra, si do ta rrëzosh ti Princin e Kurorës?

 

Do ta rrëzoj populli shqiptar. E ke dëgjuar se çfarë thotë Erion Veliaj tek “Opinioni”? Dëgjoje: Unë i rrjep ata, i rrjep sipërmarrësit. Unë i rrjep biznesmenët.

 

Ka thënē të vërtetën në fakt. I ke parë taksat që ka vënë ai?

 

Le t’i themi gjerat konkrete. Po të shkosh në perëndim, në hotelin ku jeton, me 4 ose 5 yje, ke ujë të pijshëm. Këtu shitet uji i papijshëm me çmimin e ujit të pijshëm. Dhe ky është një popull që nuk e çan fare kokën.

Në vitin 2014-2015, banorët e Tiranës kishin 11 orë në ditë ujë. I rriti çmimet e ujit zotëria në vitin 2016-2017 me 40 për qind deri në 70 për qind. Pasi rriti çmimet me premtimin se do e furnizojë Tiranën me 24 orë ujë të pijshëm, e përkeqësoi situatën. E uli furnizimin me ujë nga 11 orë në ditë, në 10.2 orë në ditë mesatarisht në vitet 2017-2018. Këtej rrit tarifat dhe taksat, në mënyrë agresive dhe shumë agresive, nga ana tjetër ul cilësinë e shërbimeve. UKT ka nevojë për 900 punonjës. E di sa punonjës ka ky zotëria tani? Mbi 1700.

 

Koço e ke bërë llogari se sa para i jep Erion Veliajt, Edi Rama?

 

E kam bërë.

 

Por Edi Rama nuk të jep para ty.

 

Pra, 1764 e ka çuar numrin e punonjësve në UKT. Për një muaj e gjysmë do t’i bëjë 2000. Do të shtojë edhe nja 200 apo 300 punonjës të tjerë. Për çfarë arsye? Vetëm që të bëjë vota Erion Veliaj. Paguan populli i varfër që të garantojë e mbajë  pushtetin Erion Veliaj. Ky zotëria bën ndere me punët dhe me paratë e popullit. Ai mashtron dhe abuzon.

Në gjithë këto vite UKT prodhon diku tek 80 milionë metër kube ujë dhe faturon 37 milionë metër kub. Pra, nuk faturon as 50 për qind të sasisë së ujit që prodhon. Pse? Sepse e vjedhin. Mbifaturojnë fakirët.  Bizneset që e kanë lëndë të parë nuk e paguajnë ujin. Këta i rrisin taksat, sepse u duhet buxheti i madh, jo për ta mirë qeverisur por për ta abuzuar. Këta thonë bëjmë rrugë e kanale, mbjellim pemë, bëjmë këtë dhe atë. Në fakt bëjnë vetëm tenderë korruptivë. Veliaj duhet të përgjigjet për kostot e punëve dhe për cilësinë e tyre.

 

Supozojmë që ti fitove. Shqiptarët u ndërgjegjësuan, e morën dhe e hoqën Erion Velinë dhe fitove ti. Me Edi Ramën si do t’ia bësh. Ai nuk të jep ty asnjë qindarkë. Si do t’ia bësh?

 

Projekti ynë është për ta shembur këtë sistem politik dhe këtë qeverisje. Shqipëria nuk bashkëjeton dot me këtë politikë dhe me këta politikanë.

 

Pra ju mendoni se vini në pushtet dhe Edi Rama bie?

 

Ne do të luftojmë për liritë e vendit dhe të popullit, për mirëqenien e tij. Ne do të luftojmë për ta shembur këtë sistem dhe për t’i hapur rrugë punës, konkurrencës, begatimit të qytetarëve.

 

Unë dua t’i them gjerat drejtpërdrejt. Përshembull, Rama thotë që nuk ka bir kurve që të më thotë mua i korruptuar. Ti si mendon tani?

 

Rama është një autokrat i korruptuar. Nuk është thashetheme kjo. Shiko shtetin e tij si është. Shiko qeverinë dhe nxirr konkluzione. Çdo degë, çdo qelizë e qeverisjes dhe e shtetit që ai drejton është e korruptuar si kurrë më parë. Çfarë është qeverisja, ashtu është edhe lideri i saj. Rama është çfarë është qeverisja e tij.

 

Ju thoni se Edi Rama është një autokrat i korruptuar. Si shkulet kjo? Unë në këtë ide jam me ty, sepse nëse ti do të ishe një njeri i korruptuar, do ta kishe të vështirë të ndaheshe me Edi Ramën, sepse do t’i përmendnin të gjitha këto. Dje opozita thërriste për ju si Beu i Jugut. Edhe vije pak ti si Bej atje në Jug, në Sarandë apo Vlorë. Por ju tani u ndatë menjëherë. Si do t’ju ikësh ti edhe këtyre gjërave? Edhe pse ke ikur, ke pasur skizma që kanë pasur një farë dyshimi. Si do ti përgjigjesh ti, sepse do ta thonë këta nesër ty. Fushata do të jetë shumë e ashpër.

 

Ylli, këto janë shumë vulgare.

 

Por ne në një ambient vulgariteti jetojmë.

 

Unë kam bërë 30 muaj deputetin e Partisë Socialiste në Jug të Shqipërisë. Por kam qenë tërësisht deputet i popullit. Kam pasur një pavarësi që nuk e ka pasur asnjë deputet tjetër. Pavarësia nuk vinte për shkak të raportit tim me Edi Ramën. Pavarësia vinte nga personaliteti dhe përgjegjshmëria ime. I kam mbrojtur gjithmonë interesat e qytetarëve dhe kam qenë kurajoz të ngre në çdo nivel të qeverisjes dhe të shtetit çdo çështje të tyre, ta ngre dhe kërkoj me forcën e duhur zgjidhjen e saj. Unë luftova për përmbushjen e të drejtës së qytetarit nga çdo ministër apo zyrtar i lartë, nga Kryeministri dhe nga kushdo tjetër. Nuk ka një model e shembull të një deputeti të popullit, si shembulli im. Nëse ju dukem jo modest, atëherë pak rëndësi ka për mua. Kam qenë avokat i qytetarëve në atë mënyrë që nuk do të përsëritet më në këtë vend. Në qoftë se unë i hidhja kripë plagës së kësaj politike, e bëja sepse nuk pajtohem asnjë çast dhe asnjë sekondë, me ato fenomene të rënda, nga të cilat vuajnë të gjitha forcat politike në Shqipëri. Nëse atyre në Jug ju pëlqenin që të më quanin Pashai i Jugut, kjo nuk më ka vënë asnjë herë në siklet. Siç më ka thirrur mëma ime tërë jetën, Pasha, në punën e në jetën time jam ndier vërtet si i tillë. Sepse jam i lumtur me gjërat që bëj, jam shumë kurajoz dhe kërkoj me forcë e këmbëngulje gjithçka të drejtë. Në zonën time, nuk kam lejuar që të prishesh pothuajse asnjë shtëpi.

 

Mua më shkruajnë, që pyete Z. Kokëdhima që opozita ka dalë nga parlamenti dhe me gjasë ajo nuk do të shkojë në zgjedhjet lokale. Pra, mos ndoshta duke kandiduar ju ndihmoni Edi Ramën? Kështu thotë ky që më shkruan mua. Pra, ju legjitimoni garën.

 

Të mos ketë asnjë iluzion asnjë shqiptar.

 

Por, ai mund të thotë që kandidati të vijë nënkryetar, pra tju ftojë juve si nënkryetar.

 

Partia ‘Zgjidhja’ dhe unë nuk i kemi asnjë borxh Partisë Demokratike. E parë kjo në kuptimin e raporteve si dy parti, edhe në raportin tim si person me këtë parti dhe me lidershipin e saj. Ne edhe në vitin 2017 e mbështetëm Partinë Demokratike dhe e kemi deklaruar edhe atëherë që nuk do futemi në zgjedhje jo gjithëpërfshirëse. Pra këtë gjë e deklaroj solemnisht edhe sot. Ne nuk futemi në zgjedhje në të cilat nuk shkon Partia Demokratike e Shqipërisë. Për sa kohë që kjo parti është një parti e rëndësishme e opozitës.

 

Pra po nuk u fut opozita ti nuk do të futesh?

 

Kurrë nuk ndodh që ne të futemi dhe të përçajmë edhe më shumë Shqipërinë.

 

Pra po nuk u fut Partia Demokratike ti nuk do të futesh në zgjedhje?

 

Absolutisht që nuk do të futem.

 

Pra ju mendoni se do të futet Partia Demokratike dhe ju kandidoni?

 

Nuk mund të them se çfarë mund të bëjë Partia Demokratike. Por unë mund të them saktësisht se çfarë mund të bëjë Partia ‘Zgjidhja’.

 

Pra nëse opozita, Partia Demokratike nuk do të futet në zgjedhjet lokale, edhe ju nuk do të futeni?

 

Ne nuk futemi në zgjedhjet lokale jo gjithëpërfshirëse. Po nuk shkoi Partia Demokratike në zgjedhje, pavarësisht se ne nuk kemi asnjë borxh ndaj PD-së, ne nuk do të shkojmë në zgjedhje.

 

Po ky është një lajm shumë i rëndësishëm. Pra këtu bien të gjitha hamendësimet që Koço Kokëdhima mund të përdoret si fasadë. Këto bien sepse ti nuk hyn në këto zgjedhje, nëse nuk hyn opozita.

 

Në asnjë palë zgjedhje që nuk shkon opozita tjetër, ne nuk do të jemi pjesë e tyre. Për çdo parti është shumë e rëndësishme dhe jetike të konkurrojë në zgjedhje. Ne po përgatitemi për të marrë pjesë në zgjedhjet e viti 2019, në të paktën 20 bashki kryesore të vendit. Por ne nuk shkojmë në zgjedhje të pareformuara. Nuk do të shkojmë kurrë në zgjedhje që votat tona t’i numërojë PS dhe PD. Kjo nuk ndodh. Ne jemi këtu për të shkuar në zgjedhje të reformuara, të depolitizuar, të barabarta dhe të lira, që votën tonë ta numërojnë institucionet e pavarura të shtetit shqiptar. Por jo në zgjedhje që votat të na i numërojnë partitë e kusarëve, që kanë 30 vjet që i vjedhin zgjedhjet në Shqipëri. Partia “Zgjidhja” e ka ftuar shumë sinqerisht opozitën. Ne dëshirojmë të bëjmë një front me të gjitha partitë e opozitës. Ne duam të bëjmë një front me Partinë Demokratike dhe me LSI-në, me partinë Ambientaliste Agrare, me partinë Aleanca Kuq e Zi dhe me gjithë partitë e tjera. Ky front duhet për të bërë demokratizimin e Shqipërisë; Për ta bërë Shqipërinë një vend me standarde; Për të përmbushur atë ëndërr që u shpalos në 1990, por që nuk u realizua kurrë. Ajo rezultoi zhgënjim në tri dekada. Demokracia e munguar është një imperativ për Shqipërinë. Nuk ka paqe dhe stabilitet, nuk mund të vendoset zhvillim, nuk mund të ketë liri kurrë, nëse nuk reformohen sistemi politik dhe zgjedhjet. Ne i kemi ftuar partitë e opozitës parlamentare, pavarësisht mëkateve të rënda dhe krimeve që kanë bërë në kurriz të Shqipërisë të vijnë në qëndrimin e duhur, të distancohen nga e shkruara kriminale në menaxhimin e zgjedhjeve; të distancohen nga fajet e rënda në qeverisjen e Shqipërisë, të marrin përsipër projektin për reformën e sistemit politik, për riinstalimin e demokracisë parlamentare; Të pajtohen me standardet e zgjedhjeve të lira dhe të barabarta që bën tërë bota demokratike dhe të vijnë të bëjmë një front kombëtar për të imponuar këto reforma të mëdha.

 

Pas deklaratës që bëtë ju se nuk do të hyni në zgjedhje, nëse nuk hyn opozita, tani mund të jenë vërtetë të frikësuar. Sepse votat që ju do të merrni po të hyjë edhe opozita, rrezikojnë seriozisht kandidatin Veliaj.

 

Ju e hapët bisedën sot në mënyre shumë deklarative. Nuk ishte ky qëllimi im.

 

Ti Koço po të bëhesh kryetar bashkie bëhesh më i fortë se kryeministri që kemi.

 

Unë shpalos gatishmërinë dhe investoj veten për t’i dhënë një grusht në zemër gjithë kësaj kaste. Nëse doni që ta thyejmë këtë pushtet, nëse doni t’i hapim rrugë një sistemi demokratik në Shqipëri dhe një sistemi lirish, atëherë duhet të bëjmë hapa konkretë dhe angazhime konkrete. Nuk erdha këtu për të shpallur kandidaturën. Situata ka shumë të pa njohura. Ju thashë që, unë do të kërkoj mbështetjen e Kongresit të “Zgjidhjes” në 4 Maj për tu përballur me Erion Veliajn, duke marrë në konsideratë të gjithë zhvillimin politik që do të ndodhë deri atëhere. Jemi shumë afër limiteve, sepse më 13 Maj janë afatet përfundimtare të regjistrimeve në KQZ. Do të jetë Kongresi që do vendosë për përfshirjen time në këtë garë. Pra, unë nuk kam shpallur një vendim që do futem në garë por vetëm gatishmërinë time për tu përfshirë në të. Së dyti, unë e kam diskutuar edhe në kryesine e partisë këtë çështje. Edhe drejtuesit e partisë “Zgjidhja” kanë qenë të ndarë në dy palë. Një pjesë e tyre e mbështet këtë iniciativë, një pjesë e sheh me rezervë në kushtet e sotme politike.

 

Pse kaq të madhe e keni partinë, sa janë ndarë në dy pjesë? Në Partinë Socialiste vetëm Edi Rama flet.

 

Ne jemi parti demokratike Ylli, nuk jemi parti autokratike. Ne nuk jemi një bandë ku flet vetëm kapobanda.

 

Z. Kokëdhima, ju e patë ngjarjen e fundit se sa para u nisën nga bankat në qendër të Tiranës. Ata shkuan me makina të maskuara dhe u futën në barkun e aeroplanit, i morën paratë dhe ikën. Nuk i gjen më njeri ata. Doli Rama dhe tha se fajin e ka kinezi. E bënë kinezin copa-copa. Kinezin nuk e kishim goditur as në kohën e kinezëve kaq shumë. Çfarë mendon për këtë ngjarje?

 

Kur ndodhi kjo, unë bëra një postim të vogël në Tëitter. I falënderova grabitësit që u kufizuan vetëm tek paratë dhe nuk morën edhe avionin! Ajo është një ngjarje shumë e rëndë që tregon kalbëzimin e plotë të këtij pseudo shteti. Ky shtet është uzurpuar dhe kapur nga një grup politikanësh të korruptuar që e përdor vetëm për përfitime. Siguria e një populli buron nga liria dhe ligjet. Ky është një vend që nuk ka rend të ligjit. Në vend të ligjit këtu sundon marrëveshja e këtyre partive të vjetra. Liritë këtu i kanë shkatërruar kryetarët e partive.

 

Bashkë e kemi shkatërruar. Edhe ata, edhe unë, edhe ti.

 

Jo unë jo. Unë kam luftuar njëzetë e ca vjet dhëmbë për dhëmbë me të gjitha qeveritë e këtij vendi. Nuk them që nuk kemi bërë gabime. Kam luftuar gjithë kohën për interesin publik dhe lirinë e vendit. Jam ndër të paktët zëra që e kam kundërshtuar vendosmërisht Konçensionin e Rinasit. Saliu shkoi dhe e votoi në heshtje. Abstenoi. Ndërsa Fatosi ishte iniciatori. Merrini të gjitha deklarimet e mia të kohës. Ju thashë që nuk duhet të bëhet ky konçension në dëm të sovranitetit kombëtar. I kam paralajmëruar të gjitha gjërat që do të ndodhnin. Oligopolin që u krijua në mënyrë të tillë do ta paguanin shqiptarët shumë shtrenjtë. Ju paralajmërova se do të kemi tarifat dhe çmimet më të larta në të gjithë Evropën. Koha i provoi qëndrimet e mia.

E dyta, ku shkonin ato para? Qeveria duhet të bëjë transparencën e parave. Deri tani nuk është shpjeguar se pse eksportoheshin ato para. Nuk ka nevojë që qeveria të flasë në media për koncensionarin. Ato që bën Edi Rama në media, janë propagandë për t’i hedhur hi syve shqiptarëve.

 

Opozita thotë se Rama nuk është mirë psiqikisht. Sepse janë edhe akuza që bëhen. Mos jemi të gjithë edhe ne nga pak kështu si jo mirë?

 

Nuk e mendoj këtë gjë. Populli ynë nuk është një popull që ka defekte mendore, por këtu kemi disa probleme që ne duhet t’i vëmë në dukje me kurajë dhe me vërtetësi. Përtej gjithë vlerësimeve që kam për popullin tonë, për tolerancën, vlerat, sakrificat dhe trashëgiminë e tij, ne e kemi korrupsionin epidemi. Një autor i kohës së luftës thoshte se shqiptarët e kanë korrupsionin romantik. Vulgu më i errët i Shqipërisë janë militantët e partive të vjetra që mbështesin mëkatet e këtyre partive. Ata janë lukunia që vazhdon të shkatërrojë shtetin tonë.

 

Z.Kokëdhima, në një përballje mes jush dhe Erion Velisë, sa për qind fiton Koço Kokëdhima?

 

Personaliteti dhe figura ime nuk ka asnjë lidhje me atë të Erion Veliajt. Unë nuk i jap as çelësat e mullarëve atij. Ai nuk është i zoti për të qeverisur. Është servili i Edi Ramës. Nuk është në gjendje të çojë përpara kauzat e popullit. Ai është manipulator, gënjeshtar dhe i korruptuar. Nuk është konkurrent për figura të denja që mund të drejtojnë bashkinë. Nuk ka profil, nuk ka kulturë, as dije, as aftësi, as karakter. Është një profan në politikë. Një parti serioze nuk kandidon njerëz si ky. Edi Rama nuk e kupton se politika është diçka shumë e madhe, nga e cila varet fati i një populli, dinjiteti, liria, siguria dhe mirëqenia e tij. Prandajë i bën popullit peshqesh figura të tilla për ta qeverisur. Kjo është çmenduri. Unë nuk e konsideroj këtë kandidat.

0
Lisen Bashkurti: Pakti i Kokëdhimës, shans për PS dhe PD, të lënë pas të kaluarën

Lisen Bashkurti: Pakti i Kokëdhimës, shans për PS dhe PD, të lënë pas të kaluarën

Publicisti Lisen Bashkurti, në një intervistë për gazetën “Shekulli”, analizon Paktin Kombëtar të propozuar nga kreu i “Zgjidhja”-s, Koço Kokëdhima. Ai thotë, se qëllimi pozitiv i Paktit i shërben stabilizimit të vendit dhe zgjidhjes së krizës institucionale dhe kushtetuese në vend

Z.Bashkurti, si e gjykoni Paktin Kombëtar të z.Kokëdhima, i cili synon nxjerrjen e vendit nga kriza?

E kam parë me vëmendje propozimin e një pakti kombëtar nga z. Kokëdhima. Qëllimi i paktit mendoj se i shërben momentit në të cilin ka ardhur tranzicioni shqiptar mbas 28 vitesh si dhe sfidave që kemi përpara. Pa mohuar aspak arritjet e mëdha të transformimeve politike, demokratike, juridike, institucionale, ekonomike dhe integruese, tranzicioni shqiptar si fazë është ezauruar plotësisht. Tanimë përvojat që kemi janë të mjaftueshme për sukseset dhe dështimet, për shkaqet dhe arsyet me qëllim që të bëhen ndërhyrjet madhore kushtetuese, institucionale, ligjore, administrative, ekonomike që të mbyllet përfundimisht faza e tejzgjatur dhe traumatizuese e tranzicionit shqiptar. Nga ana tjetër, këto ndryshime madhore kushtetuese, institucionale, ligjore, administrative dhe ekonomike do të shënonin hyrjen e vendit në fazën e stabilitetit dhe të integrimit Evropian. Përveç qëllimit pozitiv, propozimi i paktit ka rëndësi edhe për frymën përmes së cilës synon të realizohet. Është fjala për një frymë gjithëpërfshirëse. Gjithëpërfshirja është një nga katër parimet themelore të demokracisë Evropiane, e sanksionuar edhe në Traktatin e Lisbonës. Legjitimiteti, transparenca, llogaridhënia dhe gjithëpërfshirja janë katër kolonat principale të Bashkimit Evropian. Shqipëria lypet të vendoset mbi këto katër shtylla parimore demokratike. Legjitimiteti kërkon institucione të zgjedhura në mënyrë të lirë dhe të ndershme dhe që e ruajnë legjitimitetin gjatë tërë mandateve të tyre përfaqësuese qeverisëse; transparenca kërkon që politikat publike, politikat qeverisëse, politikat buxhetore, investimet publike të bazohen në ligje, praktika dhe procedura të hapura e konkurruese si dhe të barabarta për të gjithë; llogaridhënia kërkon që organet publike, të zgjedhura dhe të emëruara të raportojnë në mënyrë permanente përballë institucioneve përfaqësuese dhe opinionit publik për zbatimin e ligjit, të politikave publike, të programeve qeverisëse dhe të premtimeve të bëra përpara qytetarëve; gjithëpërfshirja kërkon që gjithë aktorët dhe faktorët e shoqërisë, grupet e interesit, shoqëria civile, akademikët, komunitetet etnike dhe fetare, individët e lirë të kenë mundësi që të marrin pjesë aktivisht në politikë-bërje dhe vendim-marrje. Parimi i katërt, pra ai i gjithëpërfshirjes është parakusht për çështjet madhore siç është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ndonëse qytetarët shqiptarë të të gjithë kategorive janë mbi 90 përqind pro Evropian dhe mbështesin fuqishëm integrimin e vendit në BE, sërish mund të thuhet se politikë-bërja dhe vendim-marrja në Shqipëri gjatë tranzicionit nuk e ka përfillur sa dhe si duhet parimin e gjithëpërfshirjes, duke filluar nga votimet dhe duke vijuar me gjitha fazat e politik-bërjes dhe vendim-marrjes. Integrimi Evropian, për shembull, është konceptuar si ekskluzivitet i qeverisë dhe i parlamentit dhe aspak si çështje mbarë shoqërore e vendit. Fryma që propozimi i paktit synon të realizohet është pikërisht nëpërmjet një pjesëmarrje të gjerë të gjithë aktorëve dhe faktorëve të shoqërisë shqiptare. Nga dy pikëpamjet, pra si nga qëllimi madhor për një dokument të ri që të lërë pas tranzicionin dhe të adresojë sfidat madhore aktuale të vendit për një periudhë afatmesme si nga fryma gjithëpërfshirëse e diskutimit dhe e miratimit të këtij propozim pakti vlejnë për t’u konsideruar pozitivisht dhe për t’u mbështetur në shkallë të gjerë.

Si mund të impelementohet në praktikë Pakti i ‘Zgjidhje’-s?

Mendoj se lypset të kalohet në tri faza: së pari, faza e diskutimit të lëndës së propozuar nga z. Kokëdhima nga të gjithë aktorët dhe faktorët e shoqërisë, ose së paku, nga ato më kryesorët e vendit. Në këtë fazë ka shumë rëndësi përfshirja e mazhorancës, opozitës, medias, mbas të cilave do duhet të përfshihen gradualisht edhe grupet të tjera shoqërore dhe individë me ndikim publik. Faza e dytë, do të nevojitej të arrihej konsensusi për miratimin e draftit të dakorduar. Faza e tretë, do të lidhej me zbatimin në praktikë të paktit.

Në pakt parashikohet kufizim mandati të krerëve të politikës dhe shtetit, për depolitizim të zgjedhjeve dhe ndryshime kushtetuese. Pse mendoni, se ka të drejtë ose jo, “Zgjidhja” për këto propozime?

Mendoj se ka të drejtë duke u bazuar në përvojat e tranzicionit shqiptar. Demokracia shqiptare ka jashtëzakonisht nevojë për freskime permanente të lidershipit politik, qeverisës dhe institucional të vendit. Kufizimi kushtetues i mandateve është rruga më e mirë dhe më e drejtë për ta nxitur këtë dukuri aq të nevojshme. Mendoj se pakti propozimi ka të drejtë, sepse depolitizimi i organeve për administrimin e zgjedhjeve është bërë emergjencë për demokracinë shqiptare. Organet tejet të politizuara aktuale më shumë funksionojnë mbi parimin e Stalinit që thoshte “populli voton, ne numërojmë votat”, sesa primet demokratike për votim dhe numërim të lirë dhe të ndershëm. Për këto arsye dhe të tjera, mendoj se z. Kokëdhima ka të drejtë dhe lypet të konsiderohet pozitivisht.

Pse PD-PS hezitojnë të pranojnë idetë e “Zgjidhjes” për ndryshim të sistemit zgjedhor?

PD dhe PS mund të jenë kundër idesë së propozuar nga z. Kokëdhima, sepse janë ato që e kanë qeverisur vendin deri tani, janë ato që kanë realizuar të njëjtat qëllime të përafërta, janë ato që e kanë zgjatur tranzicionin kaq shumë, janë ato që kanë krijuar të njëjtat modele jo alternative, sepse janë ato që kanë prodhuar traumat e shoqërisë shqiptare, janë ato që kanë çoroditur sistemin politik, kanë deformuar vlerat e demokracisë, kanë ulur standardet ekonomike, kanë rrënuar stabilitetin social, kanë krijuar vonesat në integrimin e Evropian të vendit. Do ishte në nderin e PD dhe PS që të linin pas me vullnet dhe kuraje të kaluarën dhe të ngriheshin në nivelin e sfidave të kohës. Mendoj se pakti i propozuar nga z. Kokëdhima do ishte fillimi i mirë edhe për establishmentin e vjetër të vendit, pra të PD dhe PS sepse do u jepte edhe atyre shansin që të kontribuojnë edhe më tej në përballimin e sfidave të vendit në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, si alternativa e vetme, më e drejtë dhe më e dobishme për popullin shqiptar.

2
Koço Kokëdhima: Ushtri për gjithë koncesionet dhe PPP-të e Ramës?!

Koço Kokëdhima: Ushtri për gjithë koncesionet dhe PPP-të e Ramës?!

Kjo historia qesharake e masave të jashtëzakonshme që mori qeveria e Edi Ramës pas ngjarjes së rëndë në aeroportin e Rinasit, përveç shumë të tjerave, na tregoi edhe një herë nën dritë të diellit se territori i Republikës, pasuritë dhe objektet strategjike të vendit nuk janë më aspak të sigurta dhe as nën kontrollin e institucioneve, që votohen dhe paguhen nga populli shqiptar.

Me “çlirimin” e aeroportit të vetëm të vendit nga koncesionari, duke u detyruar që të fusë në veprim ushtrinë, policinë dhe duke vendosur “De Facto” Gjendjen e Jashtëzakonshme, u vërtetua se kjo qeveri, ashtu siç ka denoncuar “ZGJIDHJA” që në krijimin e saj, është peng i grupimeve oligarke të veshura me pushtetin e “koncesionarit”, “PPP-ve”, “investitorit strategjik”, etj.

U vërtetua se shteti shqiptar në të gjithë segmentet e veta është nën urdhrat e këtyre bizneseve. E gjithë kjo situatë, ngre disa pyetje.

Përse institucionet shqiptare, nuk kanë fuqi përballë këtyre “bizneseve”?

Kush i kontrollon dhe si është situata me këta koncesionarë e PPP, në fusha të tjera? Përse nuk ka asnjë transparencë?

Sa të sigurtë janë Porti i Durrësit dhe depozitat e hidrokarbureve aty, në Porto Romano dhe në Ballsh?

Kush e kontrollon koncesionin e Checkup-it; sa reale janë analizat e tij; sa njerëz janë shpëtuar, apo sa të tjerë janë marrë në qafë?

Kush i kontrollon koncesionet e inceneratorëve dhe landfillëve; me çfarë teknologjie janë bërë e do të bëhen; a janë brenda parametrave të BE-së me teknologjinë e duhur që minimizon rrezikun, për shëndetin e banorëve?

A mbikëqyren dhe si koncesionet dhe PPP-të e ndërtimit dhe mirëmbajtjes të rrugëve nacionale; me çfarë cilësie po ndërtohen dhe sa të sigurta do të jenë për jetën e qytetarëve?

Fakti është se asnjë prej këtyre kompanive, nuk lejon dhe nuk i llogarit institucionet përgjegjëse të shtetit, të cilat, me ligj, përgjigjen për sigurinë dhe cilësinë e punëve që kryejnë, duke thithur shumicën e taksave të shqiptarëve. Kjo ndodh sepse të gjithë janë të lidhur direkt me kryeministrin dhe janë pjesë e tepsisë së tij. Mbajnë dhe kanë kapur njëri-tjetrin.

Partia “Zgjidhja” prej kohësh ka ngritur alarmin se në Shqipëri ka rënë Shteti Ligjor dhe është instaluar një trust kleptokratik që grabit pasuritë e vendit pa mëshirë. Vetëm kur ndodhin ngjarje të bujshme me jehonë ndërkombëtare si grabitja e fundit në pistën e Rinasit kuptohet se situata është tejet e rëndë dhe jashtë kontrollit. Se ngrehina e shteti ligjor është aq shumë inekzistente, sa fjala e fundit i ngelet vetëm Forcave të Armatosura, të cilat kanë tjetër mision. Kjo është një siguri i rreme. Siguria e vërtetë e një populli buron nga liria dhe rendi i ligjit. Si mund të prodhojë siguri një qeveri që ka shkatërruar liritë dhe rendin e ligjit në vend? E pamundur!

#ZgjidhjaPërShtetinLigjor

0