Kokëdhima: Vrasja e Ivanoviç është një akt i rëndë kundër interesave të Kosovës.

Kreu i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, deklaroi në një reagim në twitter se Vrasja e Ivanoviç është një akt i rëndë kundër interesave të Kosovës. “Vrasja e Ivanoviç është një akt i rëndë kundër interesave të Kosovës. Populli shqiptar dhe ai serb janë më të zgjuar se ata që duan të bëjnë përfitime nga kjo lojë e ndyrë dhe e rrezikshme!”-u shpreh Kokëdhima.

2
Kokëdhima në fshatin Verri: Të rezistojmë kundër ekomafies!

Kokëdhima në fshatin Verri: Të rezistojmë kundër ekomafies!

 

 

Kryetari i partisë “Zgjidhja” ishte sot pasdite mes banorëve të fshatit Verri në Fier, ku kanë nisur punimet për të ndërtuar inceneratorin që do të djegë plehrat jo vetëm të bashkisë së Fierit. Pas një largimi të përkohshëm, punëtorët e firmës që do të ndërtojë inceneratorin e plehrave janë kthyer dhe kanë nisur punën për ndërtimin e veprës që do të rrezikojë seriozisht jetët, pronat dhe të ardhmen e banorëve të fshatit Verri dhe më gjerë. Gjatë takimit me banorët Kokëdhima premtoi se ZGJIDHJA do të jetë në krye të rezistëncës kundër ekomafies që do të helmojë jo vetëm fshatin Verri, por gjithë Shqipërinë. “Sot mes banorëve të Verrisë, Fier! Në fshatin e tyre, qeveria do ndërtojë me 31.7 milionë euro inceneratorin që do të djegë plehrat e Europës. ZGJIDHJA do jetë në krye të rezistencës së popullit shqiptar dhe atij të Verrisë kundër këtij plani kriminal të ekomafies! Do ta ndalim me çdo çmim kancerin dhe helmin që do përhapin inceneratorët e vdekjes. Në betejën kundër plehrave do ia ngrejmë lëkurën kësaj qeverie tradhtare. Bashkohuni me ZGJIDHJA-n!”-shkruan Kokëdhima në profilin e vet në Facebook.

3