Koço Kokëdhima: Faleminderit Xhiani De Biazi

Koço Kokëdhima: Faleminderit Xhiani De Biazi

Faleminderit Xhani De Biazi!

Xhani De Biazi i dha lamtumirën ekipit kombëtar të Shqipërisë. E kam përcjellë me shumë krenari dhe emocion kombëtaren tonë të drejtuar nga De Biazi. Për herë të parë në histori arritëm rezultate që na renditën ndër skuadrat më të mira të Europës, mundëm Portugalinë dhe Rumaninë, barazuam me Danimarkën, dhamë më të mirën në “Euro 2016”. Fitorja e fundit me Izraelin ishte qershia mbi tortë. Tekniku  i palodhur italian u bë më shqiptar se ne, ndërtoi një skuadër aq efektive, promovoi në botë Shqipërinë, njerëzit dhe kulturën e saj, i dha një zhvillim fantastik karrierave të shumë futbollistëve tanë, bëri para për Federatën tonë.

Skuadra e De Biazit ishte ndër më të lirat në botë, por ai sfidoi skuadra që vlenin qindra milionë euro. Me kompetencën dhe guximin e tij të madh ju dha kaq ëndrra e çaste të lumtura njerëzve tanë të varfër dhe i bëri ata t’i harrojnë vuajtjet dhe hallet e tyre sa herë ndesheshin djemtë e De Biazit! Ai bëri krenarë shqiptarët kudo që jetojnë. De Biazi do të mbetet një nga figurat më të rëndësishme e më të mëdha të historisë së futbollit Shqiptar! Në emër të partisë ZGJIDHJA dhe të gjithë shqiptarëve që mendojnë si ne, dua t’i përcjell De Biazit mirënjohjen, respektin, nderimin dhe dashurinë tonë të veçantë dhe të sinqertë!

1
ZGJIDHJA apelon: Bojkotoni 25 qershorin

ZGJIDHJA apelon: Bojkotoni 25 qershorin

Shqiptarët vuajnë papunësinë, varfërinë, koncensionet turpëruese, korrupsionin dhe gjobat, prishjet e pashpërblyera, pasojat e kanabizimit të vendit, harresën e 21 janarit, Gërdecin, rrënimin e ekonomisë, administratën e shkatërruar, brutale dhe aspak efiçente, padrejtësinë dhe pasigurinë, arrogancën, kërcënimet dhe represionin e qeveritarëve, paaftësinë e tyre të tejskajshme.
PD dhe PS janë përgjegjëse për të gjitha dështimet e këtij tranzicioni. Ato u bashkuan në zgjedhjet pa standarde të 25 qershorit për të përjetësuar sundimin kriminal të kësaj kaste!
Ti që po lexon këto radhë sa herë ke menduar të ikësh nga Shqipëria?
Je akoma këtu sepse nuk ke mundur të ikësh, ose sepse vazhdon të besosh se vendi ynë mund të bëhet!
Shumica e politikanëve të lartë janë me dyshtetësi. Ata janë këtu për të rrjepur juve. por as e duan e as e mendojnë të ardhmen e tyre këtu! Po ti? A do të ikësh edhe ti?
Ti nuk duhet të ikësh! Ti duhet të rrish këtu.
Kandidatët për deputetë në listat e 25 qershorit nuk përfaqësojnë juve, janë shërbëtorë dhe servilë të kryetarëve të partive.
Kryeministri do timonin! TI merre në dorë TIMONIN e fatit tënd!
Atdheu yt ka nevojë për ty! ZGJIDHJA të qëndron pranë në çdo situatë!
#Bojkoto Zgjedhjet që Vidhen!
#Rrëzo kastën sunduese!
#Refuzo deputetët e kryetarëve!
#Përmbys Oligarkët e Korrupsionit!
#Stop arrogancës!
Mos shko në votime! Është koha të reagosh! Nëse je i detyruar të votosh, vendos një Z të madhe mbi fletën e votimit.
Mos zgjidh të keqen më të vogël, refuzoje totalisht të keqen! Me zgjedhjet e dështuara dhe të refuzuara masivisht, kryetarët do të bëjnë gati valixhet dhe kjo kastë do të përmbyset shumë shpejt! Po vjen një epokë e re!
Ti je ZGJIDHJA!
#ZGJIDHJA#BOJKOTO#REFUZO

0
Kokëdhima: Në vend të urimit për 26-vjetorin e PS-së

Kokëdhima: Në vend të urimit për 26-vjetorin e PS-së

Të dashur vëllezër dhe motra militantë të bazës të Partisë Socialiste të Shqipërisë!
Sot u përulem me respekt atyre mijëra e mijëra anëtarëve të thjeshtë, ish-anëtarëve dhe ish-mbështetësve të Partisë Socialiste, që janë atdhetarë, qytetarë të devotshëm dhe familjarë shembullorë, që janë krenarë dhe të lidhur ngushtë me trashëgiminë kulturore, politike, filozofike, ideologjike dhe njerëzore të së majtës historike shqiptare. Sot është dita e këtyre njerëzve që mbështetën pa kushte çdo betejë politike e elektorale të së majtës, është dita e atyre që unë i kam quajtur “socialistë të racës”.
Sot, anëtarët dhe simpatizantët e PS-së, ndjehen të harruar dhe të nëpërkëmbur. PS-së që ëndërruan 26 vite më parë nuk i ka mbetur më as nam as nishan! Ajo është shndërruar në partinë e oligarkëve të korrupsionit. Në këtë parti nuk ka më zgjedhje e përfaqësim. Kjo është partia e kryetarit! Ju nuk mund të zgjidheni dhe nuk mund të zgjidhni asnjë përfaqësues, as në parti dhe as në parlament. Kandidatët për deputetë, kryetar bashkie, këshilltar dhe për gjithçka tjetër në Shqipëri i emëron kryetari, janë shërbëtorët dhe servilët e pushtetit të kryetarit. Në parti tani nuk ka më vend për ata që mendojnë ndryshe nga kryetari. Madje po e sfiduat mendimin e kryetarit ai do u hedhë në shpinë tërë shtetin, policët, hetuesit, gjykatësit, shefat, drejtorët, do u pushojnë nga puna, do u prishin shtëpinë, do u refuzojnë legalizimin dhe hipotekën, do u vënë gjoba, do u kthejnë edhe Zotin kundër, do u turrin gjithë shpifësit dhe intrigantët, do u nxijnë jetën me çdo mjet! Juve nuk u llogarit dhe nuk u respekton njeri, ju shfrytëzojnë për vota e për pushtet dhe ju përbuzin. Partia është autokratike, nuk ka demokraci të brendshme dhe as institucione, rregulla e kulturë funksionale.
Kështu e katandisi lidershipi këtë parti. Ju prisnit që ai ta ndante Shqipërinë njëherë e përgjithmonë nga trashëgimia berishiste, dhe ai si për inat të socialistëve të thjeshtë që u persekutuan, u dënuan, u përgjakën e u vranë, jo vetëm që ja kaloi Saliut në shumë nga bëmat e tij më të rënda në pushtet, por së fundi e ndau në tavolinë me PD-në qeverisjen e sotme dhe të nesërme të së majtës shqiptare.
Lidershipi i PS-së nuk mund t’ju a marrë shqisat për të parë e dalluar qartë se çfarë ndodh në të vërtetë me ju dhe me punët e Shqipërisë edhe duke përdorur ish-liderin e partisë ose “Robert Çamçakizin” siç e quante kryetari i sotëm. Për të ruajtur vlerat e të majtës dhe për të ndihmuar popullin tonë të çlirohet nga kjo elitë politike e diskredituar dhe e dështuar, ne krijuam partinë ZGJIDHJA. Zgjidhja ju fton t’i bojkotoni zgjedhjet e 25 qershorit! Këto zgjedhje vetëm do i zgjatin jetën sundimit të kryetarëve dhe kastës sunduese të tranzicionit. Kam besim se ju do të dini të vini në vend nderin tuaj dhe para përgjegjësisë shkatërruesit e PS-së dhe thërmonjësit e ëndrrës për një Shqipëri dinjitoze dhe të jetueshme.
I juaji
Koço Kokëdhima

0
Kokëdhima: Sondazhi i Gallup, medalja e turpit për klasën politike! Bojkotoni 25 qershorin!

Kokëdhima: Sondazhi i Gallup, medalja e turpit për klasën politike! Bojkotoni 25 qershorin!

Bojkotoni zgjedhjet e 25 Qershorit!
Sondazhi i Gallup, medalja e turpit për këtë klasë politike!

Sot, 56 për qind e shqiptarëve duan të largohen nga vendi, po aq sa në Haitin e shkatërruar nga keqqeverisja dhe tërmeti. Është ironi e fatit të “luftosh” me Haitin për vendin e dytë në botë për të rriturit që duan të ikin në emigracion. Atje, si në kohën e diktatorit Dyvalje, njerëzit e thjeshtë tentojnë dëshpërimisht që të ikin me varka si refugjatë në SHBA. Ashtu si shqiptarët që nuk kanë lënë mënyrë pa përdorur që të ikin si azilantë ekonomikë në Europë. Kjo është medalja e turpit për këtë qeveri. Në 44 muaj ajo ia arriti që t’i bëjë shqiptarët që të vetmen shpresë të kenë ikjen nga sytë këmbët. Këtu, të lumtur janë vetëm një grusht njerëzish, kryetarët e partive dhe oligarkët rreth tyre. Ndaj ne i kemi shpallur lufte pa kompromis kësaj kaste sunduese që do të ishte e lumtur edhe sikur vendi të zbrazej plotësisht nga rinia, njerëzit e ndershëm e të zotë dhe forcat e afta për punë. Që të mos përfundojmë në këtë skenar apokaliptik për Shqipërinë, Partia ZGJIDHJA kërkon reagim nga të gjithë qytetarët, të bojkotojmë masivisht zgjedhjet e 25 qershorit, t’i japim një mesazh të qartë refuzimi kësaj elite politike që nuk përtërihet:
#Bojkoto Zgjedhjet që Vidhen
#Refuzo Listat e Kryetarëve
#Përmbys Oligarkët e Korrupsionit
#Jo Konçensioneve Antikombëtare
#Mjaft me Gënjeshtrat e Politikanëve
#Mos Lejo Braktisjen e Vendit
#Rrëzo Tiraninë e Skamjes dhe Krimit
#Shtet Për Popullin
Vetëm kur të përmbushim këto kërkesa në Shqipëri do fillojë të ketë vend dhe të ardhme të pranueshme për popullin! Nëse je i shtrënguar nga represioni qeveritar të marrësh pjesë në zgjedhje, vendos një Z të madhe mbi gjithë fletën e votimit që ta kthesh atë në një votë të qartë refuzimi!

0
Reagimi i Partisë Zgjidhja: Rrënimi i manastirit, papërgjegjshmëri e shtetit

Reagimi i Partisë Zgjidhja: Rrënimi i manastirit, papërgjegjshmëri e shtetit

Rrënimi dramatik i Manastirit të Shën Thanasit në fshatin Leshnicë të Sarandës, është shumë trishtues dhe dëshmi e papërgjegjshmërisë së autoriteteve shtetërore. Është e vërtetë se monumenti kulturor 400-vjeçar është dëmtuar nga tërmeti i pesë muajve më parë, plus dëmeve që ka pasur në vite. Por kjo nuk e largon përgjegjësinë e plotë të Ministrisë së Kulturës. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë që në shkurt, pas tërmetit me epiqendër Janinën, por që dëmtoi edhe objekte në Shqipëri, përfshirë edhe manastirin, i dërgoi kërkesë Ministrisë së Kulturës për të mundësuar riparimin e tij. Por edhe pse kanë kaluar 5 muaj, ende nuk ka asnjë përgjigje. Është për të ardhur keq që Ministrja e Kulturës kandidon në Qarkun e Gjirokastrës dhe ka disa muaj që e ka shpërngulur ministrinë atje, por nuk gjen kohë të shohë një manastir të kthyer në rrënojë, sepse po merret me festivalet që tregojnë “rilindjen urbane” të Ramës”.

0
ZGJIDHJA u drejtohet votuesve: Çfarë duhet të bëni më 25 qershor

ZGJIDHJA u drejtohet votuesve: Çfarë duhet të bëni më 25 qershor

Kreu i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, nëpërmjet një statusi në “Facebook” u bën thirrje zgjedhësve që të bojkotojnë votimet e 25 qershorit. Për ata zgjedhës që janë të detyruar të votojnë, Kokëdhima propozon të vendosin shenjën Z në fletën e votimit.

Statusi i plotë i Koço Kokëdhimës:

Bojkotoni zgjedhjet e 25 qershorit!
Shqipëria nuk bën zgjedhje të lira e
të ndershme. Elita politike nuk përtërihet.
Nqs je i shtrënguar nga represioni i qeverisë të shkosh
në zgjedhje, vendosi një Z të madhe gjithë fletës së votimit dhe kthejë votën tënde në refuzim për këtë klasë politike të diskredituar!
#Bojkoto Zgjedhjet që Vidhen
#Rrëzo Kastën Sunduese
#Refuzo Deputetët e Kryetarëve
#Përmbys Oligarkët e Korrupsionit
#Moho Qeverisjen e nesërme PD-PS
#JO Konçensioneve Antipopullore

0
Zgjidhja është bojkoti

Zgjidhja është bojkoti

Më në fund një parti politike vendosi të hyje në këtë fushatë me të vetmen parullë të situatës, atë të bojkotit të zgjedhjeve të 25 qershorit. Që këtë iniciativë e ndërmori Zgjidhja, kjo nuk është surprizë. Ajo është partia më e re në spektrin politik shqiptar. Si e tillë ajo e ka të ardhmen përpara ndërkohë kur formacionet e tjera politike kanë bilance të trishta mbrapa.

Bojkoti, ose vota proteste si shenjë emancipimi të elektoratit

Bojkoti, ose refuzimi për të zgjedhur midis më të keqes dhe shumë më të keqes, ose midis “murtajës dhe kolerës” është sot një tendencë në rritje në Europën demokratike. Dhe në një vend aq të përparuar sa Gjermania, në dy zgjedhjet e fundit, abstenimi preku gati 1/3 e zgjedhuesve, ndërkohë që në vitet 1970 ai ishte nën 10%. Në France në zgjedhjen e fundit presidenciale, ishte një çereku i zgjedhësve që e përbuzën votën, qoftë duke mos shkuar në kutitë e votimit, qoftë duke shënuar fletën e votimit me shenja anti klase politike. Në Britani të Madhe, me 2010, u arrit një rekord, 2/3 e të rinjve 18-25 vjeç  nuk u paraqitën fare në kutitë e votimit dhe autoritetet menduan një moment ta bënin votën të detyrueshme si në Belgjikë , Austri apo Greqi. Kur zhgënjimi i popujve në Europën Perëndimore arrin në këto përmasa, ç’mund të thuhet për Europën Lindore ? Rekordin aty e mban Rumania ku abstenimi arriti në 40% në zgjedhjet e fundit të dhjetorit 2016. Zhgënjimit për dështimet në fushën ekonomike i bashkohet në Europën lindore dhe indinjata ndaj korrupsionit galopant. Shqipëria i kombinon “më së miri” të dyja këto zhgënjime. Me një veçanti shtesë qe s’e kanë vendet e tjera as në Perëndim dhe as në Lindje të Europës. Në Shqipëri vota vidhet. Shqipëria i ka kështu të gjitha arsyet të figuroje në krye të vendeve europiane për nga shkalla e abstenimit apo “e votës së bardhe” në zgjedhje. Kjo nuk ka ndodhur pasi asnjë forcë politike apo dhe apolitike , tip OJQ-je, nuk e ka shtruar këtë çështje  para opinionit si një mjet po aq të fuqishëm sa vota në ndryshimin gjërave në jetën e përditshme. Në këtë aspekt duhet rrokur merita e partisë së sapo krijuar, Zgjidhja, që po hedh në fushatë këtë ide të bojkotit sa avant-gardiste aq dhe përcaktuese për të ardhmen e afërt të Shqipërisë.

Çfarë mund të ndryshojë bojkoti i zgjedhjeve?

Mund të lindë pyetja, a nuk është bojkoti një rrugë pa krye, pasi kur një klase politike është e krimbur nga koka në këmbë, vjen një moment që një force politike duhet zgjedhur për të drejtuar vendin, mirë apo keq. Sigurisht, kur një ekonomi nuk shkon mirë, nuk është bojkoti i zgjedhjeve, i cili si me shkop magjik, do t’u hapë sytë politikanëve për të gjetur formulat ekonomike që funksionojnë. Në Perëndim pikërisht, bojkoti është më shumë një shenjë pafuqishmërie e opinionit ndaj klasës politike, e konsideruar dhe ajo si e pafuqishme për ta mbrojtur ekonominë vendase nga trysnia konkurruese e globalizimit dhe e dumpingut social. Por bojkoti, ose vota e bardhë (votë e refuzimit), ka rol të vërtetë konkret kur behët fjala për të ndryshuar sjelljen e politikaneve. Një shembull vjen këto ditë nga Franca. Presidenti i ri Makron e dëgjoi mesazhin e 25% të francezëve që bojkotuan aktivisht zgjedhjet, sepse u vjen për të vjellë, siç shprehen ata, nga kjo klasë politike që i akordon vetes shumë privilegje. Dy jave, pasi u zgjodh, Makron çoi këto ditë në Parlament për votim ligjin për “moralizimin e jetës politike dhe rikthimin e besimit tek francezët”. Me këtë ligj u kufizon shumë gjëra politikanëve. Ata s’mund të kryejnë më shumë se tre mandate si të zgjedhur. Ata s’mund të marrin në punë në shërbim të tyre me paratë e taksapaguesve njerëz të familjes së tyre (siç qe rasti i Fransua Fijonit që shokoi Francën dhe e bëri të eliminohet në zgjedhje). Po ashtu ish-presidentet e Republikës që deri tani kishin punë të garantuar deri në vdekje si anëtare të përhershëm të Gjykatës Kushtetuese u hiqet ky privilegj. Mesazhi i bojkotit u dëgjua. E njëjta gjë duhet të ndodhë dhe në Shqipëri. Bojkoti s’mund të ndreqë shumë gjera, por abuzimet më flagrante mund t’i “riparoje”, nëse ai realizohet në përmasa të mëdha popullore. Këtu qëndron dhe merita e dytë e Zgjidhjes, si partia e vetme iniciatore e fushatës së bojkotit. Zgjidhja i jep një tematikë të dyfishtë bojkotit.

Bojkoti si nevojë për reformë të plotë zgjedhore

E para, ka të bëjë me ndreqjen e absurditetit më të madh që e bën vendin tonë një rast unikal në Europë. Realizimi i një kuadri zgjedhor që ta bëjë të pamundur vjedhjen e votës. Nësë kosovarët, maqedonasit, bullgarët dhe rumunët ia kanë arritur , nuk ka asnjë arsye që banorët e Shqipërisë mos t’ia arrijnë që vota e tyre, qofte për këtë apo ato parti, apo qoftë për asnjë parti, mos të numërohet siç duhet. Mungesa e zgjedhjeve të ndershme është ta dënosh një komb për një kohë të pakufizuar të provojë alternativa të tjera ekonomike dhe sociale. Në kushtet kur dihet se asnjëherë fiton ngaqë rezultati vendoset gjëkundi, kush nga të rinjtë e këtij vendi do ketë motivacionin të propozojë një Shqipëri pa borxhe dhe koncesione si ajo e Edi Ramës, apo pa dhunë kundra manifestuesve si ajo e Lulzim Bashës?  Paradoksi është se kërkesa për reformë zgjedhore e paraqitur nga opozita u konsiderua aq legjitime , sa në emër të saj ra gjysma e qeverisë. Por sapo ndodhi kjo, kërkesa pushoi së qenuri si kusht i opozitës. Pa regjistrim elektronik të listave të zgjedhësve dhe pa numërim elektronik të votës, monopoli i “mbarëvajtjes” së zgjedhjeve do t’u mbese vetëm dy partive të mëdha në koalicion PS-PD, një monopol që duhet ta kenë shqiptarët kolektivisht. Pikërisht bojkoti i zgjedhjeve  mund ta ketë këtë virtyt,  t’i thotë PS-së mbaj premtimin e 2013-ës për reforme zgjedhore, dhe PD-se mos na merr për budallenj, sepse ajo që u kërkua me forcë në çadër, u harrua butësisht, sapo kjo parti rierdhi pjesërisht në pushtet. Do të ishte mirë që dhe LSI, duke parë rrjedhën e ngjarjeve, t’i refuzojë tani këto zgjedhje dhe t’i bashkohet sa s’është vonë kampit të bojkotit me kërkesën e një reforme të plotë zgjedhore. Por LSI-ja pret me siguri pas 25 qershorin kur dyshja PS-PD do t’ia grabisë dhe asaj votën. Do jetë momenti kur Ilir Meta s’do ketë më asnjë iluzion dhe do të bëhet partizani më i flaktë i një reforme radikale zgjedhore. Më mire vonë se kurrë…

Bojkoti si nevojë për reformimin e brendshëm të partive politike

Mesazhi tjetër që do të tejçojë bojkoti, nëse lexohet mirë thirrja e Zgjidhjes, është nevoja çjerrëse për një reformim radikal te partive politike në Shqipëri. Një thirrje, qe si për ironi vetë Kryeministri Rama i dha materie gjatë komunikimit të tij javor të së dielës. Me tone lutëse ai iu drejtua shqiptareve t’i japin një shumicë absolute në 25 qershor, përndryshe do të detyrohet të hyjë në koalicion me parti që tradicionalisht kërkojnë në shkëmbim poste pune në administratë. Partitë, duke filluar nga PS-ja, janë kthyer kështu në metastaza të këtij vendi që mendojnë dhe punojnë si t’u shpërndajnë shpërblime me poste shtetërore, apo në Kuvend, njerëzve që i shërbejnë kryetarit dhe jo domosdoshmërish vendit. Ky skandal duhet të marrë fund. Zgjidhja, lexova se propozon që shqiptarët të venë mbi fletët e votimit një Z të madhe si . Zero, Zuzar, Zullumqar, Zagar. Epitete që i përshtaten realisht më së miri kryetarëve të partive politike që si bajraktarë të kohëve moderne vendosin me intriga, shantazhe e joshje të të gjitha llojeve për shitblerjet e vendeve me përgjegjësi, në injorim total të interesave të shqiptareve. Edhe ky monopol përtej atij të numërimit të votave u duhet hequr kryetarëve të partive me të vetmen reformë që do t’ua mbledhë një herë e përgjithmonë : zgjedhjen e kandidatëve në çdo post përgjegjësie nëpërmjet primareve brenda militantëve të çdo partie. Po nuk u konsultua demokratikisht baza e partisë për vendimet e rëndësishme që merr kryetari i partisë, atëherë ligji i ri  t’u heq çdo të drejtë financimi publik partive politike. Këtë metarmofoze të “zuzarëve” të partive politike mund ta arrijë bojkoti. Me një ligj të tille ku baza vendos, zor se militantet e PS-se dhe PD-se do t’i kishin lejuar liderit e tyre respektive të poshtëronin identitetet e tyre politike. Por asgjë nuk është humbur përfundimisht. Militantët e çdo partie do ta kenë ata fjalën e fundit. Me 25 qershor, Zgjidhja është bojkoti, ose bojkoti është Zgjidhja !

0