Kokëdhima: Kush i bëri listat për deputetë?

Kokëdhima: Kush i bëri listat për deputetë?

Partitë shqiptare janë autokratike dhe funksionojnë thjesht si bashkësi parapolitike, pa rregulla, procedura, standarde, demokraci të brendshme dhe debat e vendimmarrje kolegjiale. Ato janë prona të kryetarëve dhe të disa njerëzve afër tyre, të shkëputura nga qytetarët, anëtarët dhe militantët. Me të njëjtën frymë dhe me të njëjtën skemë hartuan listat e kandidatëve për deputetë. Askush nuk u pyet për të përzgjedhur përfaqësuesit e popullit për 4 vitet e ardhshme. Ashtu si listat e vjetra, edhe të sivjetmet u bënë dhe vendosën vetëm nga kryetarët e partive, u publikuan vetëm në sekondën e fundit të mesnatës kur skadonte afati i dorëzimit të tyre dhe u mbushën me servilët e kryetarëve të partive. U lanë jashtë zërat ndryshe edhe ata pak njerëz që nuk mendonin me kokën e krytetarit, por me të tyren, ata që kërkuan vendimarrje nga baza dhe jo nga një njeri i vetëm. Shumë deputetë aktualë, të djegur e të diskredituar në zonat e tyre u “transferuan” në qarqe e zona të reja!

Gati 6 muaj më parë ZGJIDHJA shpalosi nismën ligjore qytetare “Unë zgjedh deputetin që dua”, që Shqipëria të shpëtonte nga pushteti absolut i kryetarëve të partive, të cilët, prej dekadash, vendosin se kush duhet të jetë deputet, kryetar bashkie, këshilltar, gjyqtar, prokuror apo gjithçka tjetër në këtë vend. Mijëra qytetarë firmosën nismën tonë dhe kjo tregon se shqiptarët nuk duan që të jenë edhe më tutje të zhveshur nga çdo lloj e drejte dhe pushteti, se ata duan që të zgjedhin vetë përfaqësuesit në pushtet dhe në drejtimin e punëve të vendit. Kryetarët e partive kanë frikë nga vota e popullit dhe nuk duan të humbim monopolin e vendosjes për gjithçka.

Kryetarët e partive e shtynë edhe ca kohë këtë revolucion të pashmangshëm që duhet të ndodhë në Shqipëri, por nuk do t’i shpëtojnë dot atij. Shumë shpejt kjo gjendje do të përmbyset. Qytetarët e Shqipërisë, të injoruar dhe të zhveshur nga çdo lloj pushteti deri më sot, do t’i vënë fshesën pushtetit absolutist të kryetarëve. Partia ZGJIDHJA do të jetë në krye të kësaj lëvizjeje, që Shqipëria të flakë diktaturën e kryetarëve për të ndërtuar një demokraci të vërtetë dhe funksionale. Populli shqiptar nuk duhet të pengohet nga kjo kastë dhe nga kjo konjukturë, si deri tani, që të qeverisë fatet dhe punët e veta!

0
Kokëdhima: Urime për muajin e Ramazanit!

Kokëdhima: Urime për muajin e Ramazanit!

Urime për muajin e Ramazanit!

Të gjithë besimtarëve muslimanë ju uroj një agjërim sa më të lehtë! Shëndet, gëzim, mbarësi dhe bekim në familje!
Uroj që të jetojmë në paqe e vëllazërim të gjithë së bashku, pavarësisht besimit që kemi! Kombi ynë është i bekuar për tolerancën e mrekullueshme fetare. Bashkëshortja ime është muslimane, unë ortodoks, por kjo nuk na ka penguar të jetojmë të lumtur e në harmoni të plotë, përkundrazi, na ka bërë shumë më mirëkuptues dhe mendjehapur!

0
Kokëdhima mbledh sërish grupin kombëtar të Partisë ZGJIDHJA

Kokëdhima mbledh sërish grupin kombëtar të Partisë ZGJIDHJA

Edhe një herë për 25 qershorin!

Partia ZGJIDHJA mblodhi sërish grupin kombëtar të drejtimit për të diskutuar qëndrimin që do të mbajë si forcë e re politike për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Në fjalën e tij, drejtuesi i partisë, Koço Kokëdhima deklaroi se partia ZGJIDHJA zgjodhi të mos ishte subjekt elektoral në zgjedhjet parlamentare. Ajo mbështeti protestën e opozitës në bulevard për zgjedhje të lira, të ndershme dhe gjithëpërfshirëse. Por pazari mes Rilindjes dhe PD-së nuk ofron zgjedhje me standarde. Zgjedhjet e 25 qershorit nuk do të jenë as të lira dhe as të pastra. Shumica e anëtarëve të grupit kombëtar të drejtimit kërkoi që anërarët dhe mbështetësit e partisë ZGJIDHJA të refuzojnë pjesëmarrjen në këto zgjedhje, ku votat e shqiptarëve sërish do t’i numërojnë sipas qejfit dy partitë e mëdha.

0
Kokëdhima: Lamtumirë i dashur Gjovalin!

Kokëdhima: Lamtumirë i dashur Gjovalin!

Lamtumirë i dashur Gjovalin!

Gjovalin Kadeli nuk është më midis nesh. Për gati tri vite ishim kolegë në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe në seancat plenare të Kuvendit. Ruaj respekt të veçantë nga njohja që pata me të. Një djalë që e kishte arritur gjithçka me forcat e veta dhe me shumë sakrifica. Ai do të mbetet i tillë në kujtesën time dhe të të gjithë atyre që janë të tronditur nga kjo humbje e rëndë dhe e parakohshme.
Të qoftë i lehtë dheu, i dashur mik!

0
Kokëdhima mbledh grupin kombëtar të Partisë ZGJIDHJA

Kokëdhima mbledh grupin kombëtar të Partisë ZGJIDHJA

Partia ZGJIDHJA mbledh grupin kombëtar Partia ZGJIDHJA mbajti mbledhjen e grupit kombëtar të drejtimit. Themeluesi dhe drejtuesi i partisë, Koço Kokëdhima, që në fillim të fjalës së tij deklaroi se ZGJIDHJA po punon për ndërtimin e kulturës së kësaj organizate politike. Draftet e para të dokumentave bazë të kulturës së Partisë do hartohen deri në konferencën kombëtare të muajit të ardhshëm.

“Ne jemi këtu për t’i dhënë popullit tonë ato që s’ja ka dhënë dhe njohur askush në të shkuarën, jemi këtu për t’i dhënë popullit tonë vendin dhe rolin e sovranit në një republikë kushtetuese dhe demokratike të munguar deri tani. Të drejtat që të marrë pjesë në qeverisje, që të zgjedhë vetë përfaqësuesit e tij, që të marrë vendime të rëndësishme drejtpërdrejt. Ne jemi këtu që ta demokratizojmë këtë vend dhe që t’u japim vlerë bashkësive parapolitike të këtij vendi, ose ndryshe partive politike duke i kthyer ato nga bashkësi bandash të kriminalizuara në bashkësi politike moderne dhe me vlera”- u shpreh Kokëdhima.

Kokëdhima u ndal edhe të zhvillimet e fundit politike dhe qëndrimin që do të mbajë partia ZGJIDHJA. “Ne do luftojmë që Shqipëria të zgjidhë problemin e zgjedhjeve, të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme dhe me standarde si në të gjitha vendet e tjera të botës së qytetëruar e demokratike. Ne do të jemi modeli i një partie politike që nuk e gënjen popullin”, tha ai. Gjatë mbledhjes u debatua edhe për përcaktimin e linjave strategjike që do të ndjekë partia ZGJIDHJA në dy vitet e ardhshëm . Në fund të takimit, u vendos që Konferenca e parë Kombëtare e partisë ZGJIDHJA të mbahet në Tiranë, më 10 qershor.

0