Bejtexhiu i Rilindjes dhe lidershipi që po shkatërron me sukses PS-në

Bejtexhiu i Rilindjes dhe lidershipi që po shkatërron me sukses PS-në

 

Po të kishte demokraci të brendshme nuk do ricikloheshin në Asamblenë Kombëtare njerëz të përvëluar politikisht e moralisht. Solla rastin e pak ditëve më parë kur u bë takimi për inagurimin e punimeve të rrugës së Lumit të Vlorës në Sherishtë. Një bejtexhi i lodhur i Rilindjes foli pas Kryetarit. Rilindja e nxorri kufomën politike të këtij bejtexhiu nga varreza e tranzicionit abuziv dhe e ktheu, që të kënaqë popullin socialist me bejtet e tij, tani në prag të zgjedhjeve. Ai shpifi publikisht, besoj për t’i bërë qejfin shefit, kur tha se rruga e Lumit të Vlorës do të ishte bërë më shpejt, por e pengoi Kokëdhima. Në 30 muaj si deputet unë shkova 15 herë në fshatrat e Labërisë. Punova me vendosmëri dhe i integruam me Himarën në një bashki. U premtova se do të rindërtonim rrugët për të gjitha fshatrat dhe filluam punën në segmentin Kudhës-Kuç. Bëra përpjekje për të lidhur me rrugë edhe Kuçin me Progonatin e Golëmin dhe filluam vizatimet. Zgjidha rindërtimin e ujësjellësit Kallarat-Vranisht-Tërbaç, vura në rrugën e zgjidhjes rindërtimin e Muzeut të Labërisë në ish- shtëpitë e Hysni Kapos.
Trajtova e zgjidha sa e sa nevoja e halle të njerëzve, u ula e dëgjova shtruar të gjitha problemet e tyre. Nderova me përunjësi e në çdo rast familjet e heronjve dhe dëshmorëve të Luftës Nacional-Çlirimtare, veteranët dhe personalitet e shquara të kulturës dhe historisë së zonës. Ju shërbeva me shumë dashuri e përkushtim atyre banorëve të Lumit të Vlorës. Unë kam shpejtuar me vite punët e asaj zone të braktisur e të harruar nga birbot dhe horrat e pushtetit në këto dy dekada e gjysëm.

0
Legalizimi e kthen kanabisin në një të mirë për popullin dhe buxhetin e shtetit

Legalizimi e kthen kanabisin në një të mirë për popullin dhe buxhetin e shtetit

Gjatë bashkëbisedimit me socialistët e Durrësit thashë se unë vazhdova të qëndroj në propozimet e mia për legalizimin e marijuanës, ndërsa qeveria vazhdoi të mbrojë pikpamjen se legalizimi është i parakohshëm, duke u justifikuar se nuk e kontrollojmë dot situatën. Ky është paradoks. Paaftësia për ta kontrolluar ligjshmërinë është një arsye shtesë për ta legalizuar hashashin. Interesat e ekonomisë së ligjshme janë një energji e madhe kundër ekonomisë së paligjshme. Legalizimi e kthen kanabisin në një të mirë për popullin dhe buxhetin e shtetit, moslegalizimi e mban atë si parajsë ekskluzive të mafies.

0
Zgjedhjet, të rrezikuara nga fuqia financiare e Don Kanabisit!

Zgjedhjet, të rrezikuara nga fuqia financiare e Don Kanabisit!

Sociliastëve të Durrësit u thashë se mafia e drogës ka sot një fuqi financiare të pakrahasueshme dhe është në gjendje të afektojë zgjedhjet, parlamentin, qeverinë, mediat, drejtësinë dhe të gjitha institucinet e tjera të vendit. Edhe zgjedhjet e 18 qershorit janë të rrezikuara nga fuqia financiare e Don Kanabisit! Programi i ZGJIDHJE-s për kanabisin është realist, i mundshëm dhe efektiv; është edhe në përputhje me trended kulturore dhe të tregjeve në botën e civilizuar.

0
Bujqësia kërkon politika dhe të paktën 150 milionë USD subvencionim në vit

Bujqësia kërkon politika dhe të paktën 150 milionë USD subvencionim në vit

Socialistëve të Durrësit u thashë se ne kemi një popullsi të madhe në fshat dhe një bujqësi të braktisur. Reforma Teritoriale dhe kalimi i disa shërbimeve nga ministria e bujqësisë te bashkitë, së bashku me disa investime të qeverisë, kanë ndryshuar pozitivisht pak gjëra, krahasuar me situatën në qeveritë e shkuara. Bujqësia kërkon strategji, politika, investime dhe projekte të mirëmenduara, kërkon subvencionim me të paktën 150 milionë USD në vit vetëm nga burimet e brendëshme të buxhetit, rregullimin e tregut të tokës dhe garantim të tokës nga shteti për çdo investim serioz e domethënës për eksportin, investime në infrastrukturë, grumbullim e përpunim, politika doganore mbrojtëse për prodhimet vëndase etj.

0
Rrënjët e problemeve të rënda t’i kërkojmë te sistemi ynë politik

Rrënjët e problemeve të rënda t’i kërkojmë te sistemi ynë politik

 

Pas 25 vitesh tranzicion, Shqipëria është vendi më i varfër dhe më i korruptuar në rajon dhe në kontinent. Kryetarët e partive flasin si shërbëtorë, por në fakt janë kthyer në sundimtarë të popullit tonë. Demokracia kushtetuese është një farsë. Në vend të saj, këtu sundon partitokracia dhe ambasadorokracia. Vetëm njerëzit rreth kryetarëve dhe një grusht biznesesh të lidhura me ta janë të lumtur. Qytetarët në shumicë ndihen të palumtur e të varfër, të përbuzur e të nëpërkëmbur, të vjedhur e të zemëruar. Njerëzit më të mirë e më të zotë nuk janë në drejtim. Popullin e kanë zhveshur nga të drejtat e tij për të zgjedhur me votë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë deputetë, kryetarë bashkish, këshilltarë, apo ndonjë përfaqësues tjetër.

0
“Zgjidhja” do të vazhdojë në rrugën e vet si lëvizje brenda PS-së

“Zgjidhja” do të vazhdojë në rrugën e vet si lëvizje brenda PS-së

 

Socialistëve në Durrës u thashë se ZGJIDHJA u krijua si nevojë e militantëve të bazës socialiste dhe qytetarëve të thjeshtë të Shqipërisë për t’u dëgjuar zëri i tyre, për t’u njohur e respektuar të drejtat e tyre. Shumë mbështetës na propozojnë e kërkojnë që ta kthejmë lëvizjen në parti politike dhe të shkojmë në zgjedhjet e qershorit me listën tonë të kandidatëve për deputetë. Për këto ide e propozime do të diskutohet e vendoset në konferencën e parë kombëtare të lëvizjes në fund të marsit. Mendimi im personal është se “Zgjidhja” nuk do dalë me listën e saj jashtë Partisë Socialiste në zgjedhjet e 18 qershorit. Ajo do të vazhdojë në rrugën e vetë si lëvizje politike brenda Partisë Socialiste. Gjithsesi vendimi për këtë do jetë kolegjial.

0