Elbasani, një e pesta e mjerimit të Shqipërisë

Elbasani, një e pesta e mjerimit të Shqipërisë

 

Gjatë bashkëbisedimit me socialistët deklarova se Elbasani është një vend me tradita e kontribute të mëdha për kulturën, arsimin, historinë, lirinë dhe zhvillimin e Shqipërisë. Në vitet e komunizmit kjo zonë ishte një nga polet më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik e industrial, ndërsa sot është më e prekura nga papunësia dhe varfëria. Zë vendin e parë në Shqipëri për numrin e përfituesve të ndihmës ekonomike, që nuk ju mundëson atyre as dinjitet dhe as mbijetesë. Në Elbasan jeton një e pesta e mjerimit të Shqipërisë.

0
Populli voton, por votat i numërojnë kryetarët e partive

Populli voton, por votat i numërojnë kryetarët e partive

 

Socialistëve të Elbasanit u thashë se në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje të lira. Populli voton, kryetarët e partive i numërojnë votat si të duan vetë. Të dy partitë e mëdha vjedhin dhe trafikojnë zgjedhjet, të dy palët flirtojnë e bashkëpunojnë për alternimin e ndërsjelltë në pushtet. Kështu populli mbetet në vuajtje e mjerim, kasta mbetet e pacënuar në pushtet. Shkatërrimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme është shtylla e parë e partitokracisë shqiptare. Populli ynë është përjashtuar nga e drejta legjitime për të marrë pjesë në qeverisje, ai nuk ka të drejtë të bëjë referendume, nuk ka instrumenta të pranojë apo të refuzojë ndryshimet në kushtetutë, të miratojë ligje apo qëndrime, nuk ka të drejtë të zgjedhë ose të refuzojë as kryeministrin, as deputetin, as kryetarin e bashkisë, as këshilltarin, as prokurorët, as gjykatësit.

0
Asnjë nuk duhet të trembet prej pushimeve nga puna

Asnjë nuk duhet të trembet prej pushimeve nga puna

Gjatë bashkëbisedimit me socialistët e Elbasanit thashë se Lëvizja “Zgjidhja” nuk ndalet, është kombëtare, ajo zhvillohet si lëvizje politike brenda PS-së, por gëzon dhe mobilizon mbështetje të gjerë popullore, sepse vetë idetë dhe programi i saj janë në të mirë të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. “Zgjidhja” nuk është lëvizje e njerëzve të dëshpëruar që kanë humbur përfundimisht shpresat dhe besimin te e ardhmja e popullit dhe e vendit tonë, që janë thyer dhe që nuk duan të luftojnë më. “Zgjidhja” është lëvizja e të gjallëve të këtij vendi, është lëvizja e atyre mijëra shqiptarëve që nuk thyhen, nuk tërhiqen, nuk përulen, nuk frikësohen dhe nuk dorëzohen përpara asnjë sakrifice dhe asnjë vështirësie derisa të arrijnë fitoren e plotë.

0
Asnjë nuk duhet të trembet prej pushimeve nga puna

Asnjë nuk duhet të trembet prej pushimeve nga puna

Edhe gjatë bashkëbisedimit me socialistët e Elbasanit denoncova largimet nga puna dhe shantazhet ndaj përkrahësve të Lëvizjes ‘Zgjidhja”. Deklarova se asnjë nuk duhet të trembet nga pushimet nga puna dhe nga kërcënimet e pushtetarëve. Ne jemi me dhjetëra mijëra dhe rritemi me mijëra çdo ditë. Ne jemi në të drejtat tona. Drejtuesit e PS-së janë bërë si Don Kishoti i Mançes. Ata po luftojnë me mullinjtë e erës. Përpiqen të burgosin idetë në epokën e rrjeteve sociale, urdhërojnë socialistët që të ndalojnë të mendojnë me kokën e tyre ose ju kërkojnë të mendojnë vetëm me kokën e kryetarit!

0
Nisma “Unë zgjedh deputetin që dua!”, grusht për partitokracinë

Nisma “Unë zgjedh deputetin që dua!”, grusht për partitokracinë

 

Edhe në Elbasan, gjatë bashkëbisedimit që pata me socialistët, qindra qytetarë nënshkruan nismën ligjore qytetare “Unë zgjedh deputetin që dua!” Në fjalën time deklarova se peticioni është një grusht i rëndë për partitokracinë shqiptare, është një përpjekje e organizuar e popullit shqiptar për të demokratizuar partitë politike, rrjedhimisht sistemin politik dhe qeverisjen, për ti krijuar popullit tonë mundësinë të marrë në duar fatet e veta. Me këtë projektligj, në partitë politike vendosen standardet, kapacitetet dhe institucionet si në të gjitha partitë politike të vendeve të civilizuara perëndimore. Do ju a heqim pushtetin abuziv kryetarëve dhe do t’ua kthejmë qytetarëve. Baza e partisë dhe qytetarët do të zgjedhin deputetët, kryetarët e bashkive dhe këshilltarët.

0