Zgjidhja ka ndërmarr nismën nismën ligjore qytetare “Unë zgjedh deputetin që dua!”. Kjo nisëm është një përpjekje e organizuar e qytetarëve shqiptar për të demokratizuar partitë politike, rrjedhimisht sistemin politik dhe qeverisjen, për t’i krijuar popullit tonë mundësinë të marrë në duar fatet e veta.
Me këtë projektligj, në partitë politike vendosen standardet, kapacitetet dhe institucionet si në të gjitha partitë politike të vendeve të civilizuara perëndimore. Baza e partisë dhe qytetarët do të zgjedhin deputetët, kryetarët e bashkive dhe këshilltarët.